Sunday, November 27, 2016

Salocef (flakon)

Cefotaxime Sodico 1 flakon 1g + tretësi.
Antibiotik me spektër të gjërë veprimi, cefalosporinë e gjeneratës së tretë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Të rriturit:
dozimi është 2g në ditë (1g çdo 12 orë) për përdorim intramuskular.
Rekomandohet të mos përziehet cefotaxime me solucione bicarbonate.

Fëmijët:
deri 12 vjeç mund të përdoret 50-100 mg/kg duke e ndarë në përdorim 2-4 herë në ditë.
Në rastet ekstreme të rënda për rrezik për jetën mund të përdoret dhe doza 200 mg/kg në ditë pa shenja intolerance.
Për prematurët doza nuk duhet të kalojë 50 mg/kg/ditë për shkak se funksionimi renal nuk është zhvilluar akoma.
Holluesi i cili përmban lidokaine cloridrat nuk përdoret nën 12 vjeç.

Përbërja kimike:
Salocef 1g – një flakon përmban:
Principin aktiv cefotaximë sodico 1,048g (e njëjtë me 1g cefotoximë).

Të dhëna mbi Salocef-in:
- Salocef është antibiotik i grupit të cefalospurinave;
- Është antibiotiku më aktiv ndaj Enterobacterium;
- Është cefalospurina e vetme që vepron ndaj Pseudomonas;
- Vepron ndaj mikrobeve Gram-, rezistent ndaj antibiotikëve të zakonshëm;
- Vepron ndaj infeksioneve të rënda;
- Vepron ndaj florës bakteriale të përzier;
- Përdoret në paciente me rezistencë të ulët.

Sfera e veprimit
Vepron mbi bacteriet gram – gram+ të mëposhtme:
Streptococcus (ekskluziv grupi D), Pneumococcus, Staphylococcus, Bacillus subtilis, Mycoides, Corynbacterium diphteriae, Erysipelotriz insidiosa, Gonococcus, Meningococcus, Neisseria, Escherichia coli, Klebsiella, Enterobacter, Serratia,Proteus-indiol si pozitiv ashtu dhe negative, Salmonellae, Citobacter, Providenciae, shigellae, Yersinia, Haemophilus influenzae, parainfluenzae, Bordetella pertussis, Moraxella, Peptoccoccus, Petostreptococcus, Veillonella,Clostridium perfigens, Eubacterium, Propionibacterium, Fusobacterium, Pseudomonas aeriginosa, Acinetobacter, Alcaligenes campylobacter.

Indikacione terapeutike
- Për parandalimin e infektimit të plagëve operatore;
- Në infeksionet e aparatit respiratore (bronkitis acut, bronkopneumia, pneumonia dhe bronkitet e ndryshme kronike);
- Dermatitet infeksioze;
- Ostomielitet;
- Infeksionet e aparatit urinar (pyelonefritet akute dhe kronike,cistitet, prostatit, etj.);
- Infeksionet gjinekologjike (endometritet, colpitet, etj.);
- Infeksionet shumë të rënda: septicemia, gonorrea dhe meningite;
- Infeksione të tjera sipas kulturës bakteriale.

Efektet anësore
- Jep anoreksi të lehtë, të përziera, djegësira të stomakut, dhimbje të lehta barku.
- Fenomene alergjike : skuqje të lëkurës, kruarje dhe dhimbje të lehta të kyçeve.
- Mund të kemi ndryshime të përkohshme të lehta të analizës së gjakut.
- Rritje të lehta dhe të përkohshme të transaminazave (SGOT, SGPT) dhe fosfatazës alkaline.

Kundërindikimet
Për persona të cilët kanë ndjeshmëri nga cefalosporinë, apo substanca të tjera që janë të ngjashme nga ana kimike.
Salocef i cili përmban hollues lidokaine nuk duhet përdorur kurrë:
- Në rrugë endovenoze;
- Për fëmijët nën 30 muaj;
- Për pacientët me anamnezë pozitive të ndjeshmërise ndaj lidokainës apo anestetikëve të tjerë lokalë të tipit amicid ose cefotaxime sodico;
- Në pacientët me çrregullime të ritmit;
- Në pacientë me dekompesim të rëndë kardiak;
- Cefotaxime nuk duhet të përzihet me antibiotikë dhe ilaçe të tjera.

Shtatzania
Në gratë shtatëzëna, në tremujorin e parë gjatë ushqyerit me gji të fëmijës produkti përdoret në rastet e domosdoshme nën kontrollin direkt të mjekut.

Ushqyerja e fëmijës me gji
Cefotaximë kalon në qumështin e gjirit prandaj është e nevojshme të vendoset nëse do të ndërpritet ushqyerja ose trajtimi me mjekimin, duke patur parasysh rëndësinë e ilaçit për jetën e nënës.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive