Wednesday, November 23, 2016

Pamol (tableta)

1.Çfarë është PAMOL tableta dhe për çfarë përdoret
Paracetamoli është analgjezik josteroid dhe përdoret kundër dhimbjeve dhe temperaturës së lartë.

Përmbajtja: 1 tabletë përmban: 500 mg paracetamol.

Paketimi: Kutia me 20 tableta prej 500 mg. Kutia me 500 tableta prej 500 mg.

Si vepron PAMOL tableta
Efektet analgjezike dhe antipiretike të Paracetamolit paraqiten për shkak të inhibimit të sintezës të prostaglandineve që është karakteristike për analgjezikët josteroidë. Prostagaldinet sintetizohen gjatë aktivizimit të endoperoksidazë-sintetazës së prostaglandineve dhe ciklooksigjenezës. Këto enzima konvertojnë acidin arakidonik në metabolitët intermediarë jostabil, PGG2 dhe PGH2. Ciklooksigjenaza paraqitet në dy forma COX-1 dhe COX-2, prej të cilave COX-2 merr pjesë së bashku me citokinet si induktor të procesit inflamator.
Paracetamoli si edhe barnat tjera të këtij grupi bllokojnë aktivitetin e ciklooksigenazës dhe krijimin e prostaglandineve. Konsiderohet se paracetamoli ka ndikim direkt në SNQ-së duke ndikuar në qendrën për dhimbje dhe termorregullim.

Kur përdoret PAMOL tableta

Dhimbje të intensitetit të vogël dhe të mesëm të lokalizimeve të ndryshme (kokëdhembja, dhimbja e dhëmbit, neuralgjitë, mialgjitë, dhimbjet menstruale, dhimbjet posttraumatike dhe postoperative).
Temperatura e lartë trupore.
Zëvendësim për salicilate te rastet kur përdorimi i tyre është kundërindikacion i verifikuar (duke përfshirë edhe dispesionet, ulçera në stomak ose gjatë terapisë antikoagulante).
Kur nuk duhet ta përdorni PAMOL tableta

Alergjia ndaj paracetamolit;
Dëmtime të rënda të mëlçisë dhe funksionit të mëlçisë;
Favizmi;
Tensioni i lartë intrakranial;
Dëmtimet kraniale dhe cerebrale;
Çrregullimet respiratore dhe manifestuese;
Mungesë gjenetike e dehidrogjenazë glikozo-6-fosfatit.
Përkujdesjet
Paracetamoli me kujdes përdoret te rastet e dëmtimit të funksionit të mëlçisë dhe të veshkave, si dhe te pacientët që përdorin barna me veprim të mundshëm toksik në funksionet e mëlçisë.

Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Në shtatzëni, paracetamoli jepet kur është e domosdoshme, në periudhë kohore sa më shkurtër dhe me doza sa më të vogla. Gjatë përdorimit të paracetamolit duhet të ndërpritet gjidhënia meqë te foshnja mund të shkaktojë methemoglobinemi.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Kloramfenikoli, varfarina dhe zidovudina manifestojnë ndërveprime me paracetamolin. Paracetamoli i përdorur te të rriturit zgjatë gjysmëkohën e eliminimit të kloramfenikolit prej 3,25-15 orë, ndërsa te fëmijët është e shkurtuar. Potencon vepimin antikoagulant të derivateve të kumarinës. Është raportuar se paracetamoli mund të fuqizojë hematotoksitetin e zidovudinës. Ndërveprimet me fenilbutazonin, dihidrokodeinën, aspirinën, dekstropropoksifenin, rrisin efektet toksike të paracetamolit.

3. Si përdoret PAMOL tableta
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.

Të rriturit
Doza mesatare e veçantë: 250 deri 1000 mg.
Doza maksimale ditore: 4000 mg.
Intervali ndërdozues: 4-6 orë.

Fëmijët
Prej 6-12 vjeç: 250-500mg.
Dozat e përmendura mund të përdoren, çdo 4 deri 6 orë sipas nevojës. Më së shumti mund të përdoren deri 4 doza ditore individuale.
Nëse keni marrë më shumë barë se është dashur
Nëse keni marrë dozë më të madhe të PAMOL tableta menjëherë bisedoni me mjekun Tuaj ose farmacistin.

Shenjat:
Mundim, vjellje, anoreksi dhe dhembje në bark gjatë 24 orëve të para. Niveli i aminotransferazave plazmatike është shumë i rritur, e po ashtu edhe niveli i bilirubinës mund të jetë i ngritur. Koha protrombinike është e zgjatur. Njëkohësisht do të zhvillohet pmjaftueshmëria akute e veshkave, nëse në kohë nuk vërehet intoksikimi dhe nuk fillon mjekimi i helmimit.

Trajtimi:
Nëse nuk kanë kaluar më shumë se 4 orë pas marrjes, duhet bërë pastrimin e stomakut. Si antidot përdoret N-acetilcisteina që mund të aplikohet në mënyrë orale dhe në mënyrë intravenoze. N-acetilcisteina është aktiv nëse nga marrja e paracetamolit nuk ka kaluar më shumë kohë se 10-16 orë. Doza më e lartë orale e N-acetilcisteinës duhet të jetë 140 mg/kg, ndërsa pastaj vazhdohet me 70 mg/kg çdo 4 orë, gjithësejt 14 doza. Aplikimi intravenoz i N-acetilcistein-ës bëhet gradualisht dhe ngadalë për shkak të mundësisë së shfaqjes eventuale të reaksionit anafilaktoid.

Nëse harroni të merrni PAMOL tableta
Asnjeherë mos e merrni dozën e dyfishtë për të plotësuar atë që keni kapërcyer përdorimin e barit!

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe PAMOL tableta mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reakcion i padëshiruar nga PAMOL tableta, e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun Tuaj ose farmacistin!
Efektet e padëshiruara të paracetamolit sipas intenzitetit kryesisht janë mesatare. Është e mundur paraqitja e mundimit dhe vjellja eventuale. Në disa raste të izoluara është paraqitur trombocitopenia, leukopenia, pancitopenia, përderisa agranulocitoza është shumë e rrallë. Ndonjëherë manifestohet pankreatiti, kruarje e lëkurës ose reaksionet tjera alergjike.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive