Tuesday, November 1, 2016

Biseko (solucion për infuzion)

Lënda vepruese
Plazem Protein Humane 5% (Biseko  në 1000 ml përmban 50g Plazëm protein prej të cilave 31 g Albumin dhe 10g Imunoglobulin (nga këto IgG 7.1g , IgM 0.48, IgA 1.55g), 9 g Na, Ca, K, H2O .

Indikacionet
Zëvendëson një vëllim qarkullues të kompromentuar.
Gjen përdorim në hypoproteinemi, hypogammaglobulinemi, si dhe në hypoalbuminemi.
Profilaksi kundër infeksioneve, Hemodiluim, Shok .
Shënim: Biseko mund të administrohet, pavarësisht nga grupi i gjakut sepse nuk përmban hemolizinë.

Dozimin, mёnyrёn dhe kohёzgjatjen e pёrdorimit
Të rriturit: Sasia e Bisekos deri në 2000 ml/ ditë.
Fëmijët: 15-20 ml / kg peshë trupore / ditë.
Administrimi: Biseko përdoret me infuzion IV.
Biseko duhet ngrohur në temperaturën e dhomës si dhe me temperaturën e trupit përpara se të administrohet.
Mënyra e dhënies: Fillohet me infuzion 20 pika / min ( e cila korrespondon me 1 ml / min).
Ky fluks nuk duhet të tejkalohet.
Pas infuzionit prej 10 ml, shpejtësia e dhënies se infuzionit mund të rritet në 3-4 ml / min.
Nëse ampula është hapur duhet të hidhet pjesa e mbetur sepse steriliteti nuk mund të jetë i garantuar dhe reaksionet pirogene mund të shfaqen.

Kundërindikacionet
Mbindjeshmëri ndaj proteinave të njeriut.

Efektet anёsore
Efektet anësore gjatë ose pas administrimin të Biseko: ethe, dhimbje koke, nauze, të vjella, reaksione alergjike, arthralgji, rënie të tensionit, dhimbje në shpine, dhe rrallë mund të shkaktojë dhe shok.
Shënim: nëse do të jenë prezent shenjat dhe simptomat e mbingarkesës me likide, si dhimbje koke, dispne, kongjestion i venave jugulare, infuzioni duhet të ndërpritet menjëherë.
Në pacientet neonat si dhe infantë nëse do të marrin Biseko në një doze më të lartë se doza maksimale e rekomanduar mund të shoqërohet me shenjat e hemolizës.
Në këtë rast medikamenti duhet ndërprerë menjëherë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive

Njoftohu ne email per postimet