1.ÇFARË ËSHTË BISALAX DHE PËRSE PËRDORET
Bisalax është një bar mjeksor me efekt laksativ, i cili ka veprim lokal në mukozën e zorrës së trashë.
Hidrolizohet nga enzimat intestinale dhe stimulon peristaltikën, depozitimin e lëngjeve dhe elektrolitëve në kavitetin e zorrës së trashë, duke stimuluar boshatisjen e saj.
Bisalax përdoret për trajtime afatshkurtër të konstipacionit dhe nëse nevojitet për të lehtësuar lëvizjen e zorrëve në pacientë me hemorroide, fistula anale dhe ragada.
2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BISALAX
Mos përdorni Bisalax:
Nëse keni mbindjeshmëri ( alergji) ndaj lëndës aktive dhe/ose ndonjë prej lëndëve të tjera ndihmëse të këtij bari;
Prani të një bllokimi në zorrë;
Nëse keni dhimbje barku akute me origjinë të panjohur ( dhimbje , fryrje), apendisit, entent akut ( inflamacion zorrëve të holla);
Nëse keni dehidratim të rëndë;
Në fëmijë të moshës nën 4 vjeç.
Gjatë përdorimit të Bisalax , ju lutemi, mbani mend se:
Ky bar nuk duhet përdorur për një periudhë të gjatë, dhe nuk duhet të merret çdo ditë.
Është shumë e nevojshme të sqarohen paraprakisht shkaqet e konstipacionit , sidomos nëse ankesat vazhdojnë dhe ju nuk vëreni shenja përmirësimi.
Ky bar përdoret tek fëmijët vetëm në përputhje me përshkrim mjeksor.
Barna të tjera dhe Bisalax
Thuajini mjekut ose farmacistit nëse jeni duke përdorur aktualisht ose keni përdorur së fundmi barna të tjera.
Përdorimi i Bisalax në doza të larta bashkë me diuretikë ( barna që shtojnë ekskretimin urinar) dhe/ose adrenokortikosteroid mund të shtojë riskun për disbalancë elektrolitike.
Disbalanca elektrolitike mund të nxisë ndjeshmëri të shtuar ndaj glikozidëve kardiakë ( barna që përdoren për trajtimin e insufiçiencës kardiake).
Marrja e Bisalax me ushqim dhe pije
Nuk ka të dhëna për nevojën e ndonjë diete të veçantë ose kufizim të llojeve të veçanta të ushqimit dhe pijeve gjatë trajtimit me këtë bar mjeksor.
Për të lehtësuar konstipacionin rekomandohet marrja ditore e ushqimeve të pasura me fibra, fruta dhe perime që ndihmojnë në zbrazjn e zorrëve.
Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Nëse jeni shtatzanë ose në periudhën e ushqyerjes me gji, mendoni se jeni shtatzanë ose po planifikoni një të tillë, pyesni mjekun tuaj ose farmacistin për këshillim para se të merrni këtë bar.
Përdorimi i këtij bari nuk rekomandohet në gra shtatzanë ose që janë periudhë laktacioni, për arsye se nuk ka të dhëna të mjaftueshme për përdorim të sigurtë të këtij bari.
Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Nuk ka të dhëna për efekte të padëshirueshme në përmbushjen e aktiviteteteve të ndryshme të cilat kërkojnë përqëndrim të shtuar si psh drejtim automjeti ose përdorim makinerish.
Bisalax përmban niseshte gruri dhe mund të përbëjë rrezik për pacientë që kanë alergji ndaj saj, prandaj këta pacientë nuk duhet ta përdorin këtë bar.
Nëse ju është thënë nga mjeku juaj që keni intolerancë ndaj disa sheqernave , kontaktoni mjekun para se të merrni këtë bar.
3. SI DUHET TË PËRDORNI BISALAX
Gjithmonë merreni këtë bar sipas përshkrimit në këtë fletë me informacione ose sipas përshkrimit të mjekut ose farmacistit.
Ky bar përdoret tek fëmijë të moshës nën 10 vjeç vetëm pas rekomandimit nga mjeku.
Kontaktoni mjekun ose farmacistin nëse keni paqartësi.
Doza e rekomanduar është si më poshtë:
Konstipacion
Të rritur dhe fëmijë më tepër se 10 vjeç: 1-2 tableta (5-10mg) në ditë.
Fëmijët midis 4 dhe 10 vjeç: 1 tabletë (5mg) në ditë.
Rekomandohet që tableta të merren para kohës së gjumit.
Zgjatja e trajtimit është 8-10 ditë.
Ky bar nuk duhet të merret çdo ditë.
Rekomandohet që të merret në konsideratë se dhënia e tabletës tek fëmijët në mëngjes të zëvendësohet me formë supost të këtij bari.
Nëse vëreni se efekti i Bisalax është më i fortë ose më i dobët se ai i pritshëm, pyesni mjekun ose farmacistin.
Nëse merrni më tepër Bisalax se doza e rekomanduar
Nëse merrni më tepër Bisalax në doza shumë më të larta se zakonisht , mund të vërehen efektet e mbidozimit të barit si : diarre, spazma abdominale, disbalancë elektrolite, përfshirë shtim të kaliumit në gjak.
Marrja kronike e dozave të larta mund të provokojë diarre kronike, dhimbje abdominale, nivele të larta të kaliumit në gjak, gjëndra adrenale hiperaktive, sëmundje të gurëve në veshka.
Janë raportuar raste me dëmtime në veshka dhe dobësi muskulare.
Trajtimi: lavazh stomaku, provokim të vjellash, korrigjim të disbalancës elektrolite, trajtim simptomatik.
Trajtimi bëhet nën mbikqyrje mjeksore.
Në raste të shfaqes së simptomave të mbidozimit, kontaktoni menjëherë mjekun tuaj.
Nëse harroni të merrni Bisalax
Nëse harroni të merrni një dozë, merreni atë sa më panë të kujtoheni.
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e harruar.
Merreni dozën pasardhëse si zakonisht.
4. EFEKTE TË MUNDSHME ANËSORE
Si të gjitha barnat , ky bar mund të shkaktojë efekte anësore, megjithatë ato nuk shfaqen tek të gjithë përdoruesit.
Shfaqja e shqetësimeve dhe dhimbjeve abdominale , në disa raste edhe diarre.
Reaksione alergjike, përfshirë angioedema ( edema në fytyrë, sy, buzë dhe inde të buta të qafës) dhe reaksione anafilaktike ( reaksione të rënda alergjike) janë raportuar.
Nëse vëreni ndonjë efekt anësor, flisni me mjekun ose farmacistin.
Kjo përfshin çdo efekt anësor jo të listuar në këtë fletë me informacion.
5. KUSHTET E RUAJTJES SË BISALAX
Të ruhet në temperaturë nën 25°C.
Të mbahet larg vëmendjes dhe arritjes nga fëmijët.
Afati i skadencës: 3 ( tre) vjet nga data e prodhimit.
Mos përdorni këtë bar pas datës së skadencës të vendosur mbi paketimin e jashtëm.
Data e skadencës i referohet datës së fundit të atij muaji.
Mos përdorni këtë bar nëse vëreni ndryshime në pamjen e jashtme të tabletës.
Mos hidhni barna në ujërat e zeza ose me mbeturina shtëpiake.
Pyesni farmacistin tuaj si duhet ti eleminoni barnat e panevojshme.
Këto masa do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.
6.PËRMBAJTJA E PAKETIMIT DHE INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Bisalax
Lënda aktive në një tabletë gastro-resistente është bisacodyl 5 mg.
Lëndë të tjera ndihmëse janë: monohidrat laktozë, niseshte gruri, silic koloidal i pa ujë, talk, stearat magnezi, xhelatin, veshje me film( acid metakrilik-kopolimer etil akrilat /1:1/, talk , dioksid titaniumi, makrogol 6000, kuinolin e verdhë 70/E 104/).
Mënyra e paraqitjes së Bisalax dhe përmbajtja e paketimit
Pamja e tabletës: e verdhë, rrumbullake bikonvekse ,tabletë e veshur me film.
PVC/ aluminium foil ,paketim blister me 10 tableta gastro-rezistente, 3 blistera në një paketim.
PVC/ aluminium foil ,paketim blister me 30 tableta gastro-rezistente, 1 blister në një paketim.
KOMPANIA E AUTORIZUAR PËR TREGËTIM
Actavis EAD 1407 Sofia, Bulgaria 29, Atanas Dukov Str
PRODHUESI
Balkanpharma-Dupnitsa AD 2600 Dupnitsa, Bulgaria 3, Samokovsko shosse Str.
Për çdo informacion në lidhje me këtë bar , ju lutem kontaktoni Zyrën e Përfaqësisë të Kompanisë të Autorizuar për Tregëtim.