Tuesday, October 25, 2016

Acid folik

1. Çfarë ështe Acidi folik dhe përse përdoret.
Acidi folik ndodhet në ushqimet (p.sh. në mëlçi, fasule të thata, bizele, thjerëza, portokalle, asparagus, panxhar, spinaq etj.), kryesit si poliglutamat folati i reduktuar. Ai mund t’i nënshtrohet hidrolizës, reduktimit dhe metilimit ne aparatin tretës, përpara se të përthithet. Acidi folik sintetik që merret nga goja është një monoglutamat dhe ai përthithet plotësisht pas përdorimit, madje edhe në prani të sindromit të keqpërthithjes.  Acidi folik shfaqet në plazmë rreth 15 deri në 30 minuta pas marrjes nga goja; përqendrimi maksimal në përgjithësi arrihet pas 1 ore. Acidi folik metabolizohet në mëlçi. Nivelet normale në serum të acidit folik të përgjithshëm luhaten nga 5 deri në 15 ng/mL. Në përgjithësi nivelet në serum < 5 ng/mL, tregojnë për pamjaftueshmërinë e acidit folik, kurse nivelet  <2 ng/mL zakonisht shpijen në anemi megaloblastike. Pjesa më e madhe e metabolitëve të acidit folik shfaqen në urinë pas 6 orësh; në përgjithësi jashtëqitja përfundon brenda 24 orësh.
Acidi folik – 5 mg përdoret në mjekimin e anemisë megaloblastike për shkak të pamjaftueshmërisë së acidit folik që mund të shfaqet në;

diarretë tropikale dhe jo tropikale
anemisë me origjinë ushqimore, shtatzanie, foshnjërie, fëmijërie
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Acid folik për një qëllim tjetër. Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Acid folik.

2. Përpara se të merrni acid folik.

Mos merrni Acid folik në qoftë se:

jeni alergjik ndaj acidit folik
jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi
keni sëmundje malinje, sepse anemia megaloblastike vjen për shkak të mungesës së acidit folik, si një ndërlikim i rëndësishëm në disa tumore malinje.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjendjet e përmendura  më sipër, mos i merrni tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.

Tregoni kujdes të vecantë me Acid folik.

Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:

jeni alergjikë ndaj ndonjë sheqeri që ky preparat përmban si laktoza
keni një tumor
acidi folik nuk duhet përdorur kurrë i vetëm për mjekimin e anemisë pernicioze dhe patologjive të tjera që rrjedhin nga pamjaftueshmëria e vitaminës B12, sepse ai mund të shkaktojë shfaqjen e degjenerimit subakut e të kombinuar të palcës së kockave.
Shtatzania
Në qoftë se jeni shtatëzanë ose po planifikoni një shtatzani pyesni mjekun tuaj para përdorimit.

Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjen me qumësht gjiri. Megjithëse ekskretohet me qumështin e gjirit, është e pranueshme ushqyerja me  qumësht gjiri e foshnjeve gjatë kohës së marrjes së acidit folik.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive derisa të shihni se si Acidi folik ndikon te ju.

Marrja e barnave të tjera.
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë se fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë. Informoni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke marrë ndonjë prej këtyre barnave:

acid amino salicilik
kontraceptivët që merren nga goja
metotreksati, trimetoprimi; frenuesit e dihidrofolat reduktazës
sulfasalazina; antiinflamator në sëmundjet e zorrëve dhe artritin reumatoid
hidantoina; antiepileptik
antituberkularët
alkool
antagonistët e acidit folik
Këto barna mund të ndikohen nga Acid folik, ose mund të ndikojnë në mënyrë se si vepron. Mund të keni nevojë të përdorni sasi të ndryshme të këtij bari ose të merrni barna të tjera. Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.

3. Si ta merrni Acid Folik

Gjithmonë merrini tabletat Acid Folik  vetëm sipas këshillës së mjekut. Në qoftë se ndjeni që efektet e acidit folik janë shumë të forta se shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.

Keshillojmë që tabletat t’i merrni në të njëjtën orë çdo ditë
Tabletat e Acid Folik duhet të gëlltiten të plota me një gotë ujë
Tabletat e Acid folik disponohen në formëdozën 5 mg.
Për mjekimin e anemisë megaloblastike:
Tek të rriturit përdoret me dozë 5 mg/ditë (maksimumi 15 mg/ditë), për 4 muaj. Mjekimi më pas vazhdohet me 5 mg/ditë çdo 1-7 ditë (mesatarisht 1 mg/ditë në varësi të sëmundjes shkaktuese).
Tek fëmijët deri në 1 vjeç përdoret 0.5 mg/kg/ditë ndërsa mbi 1 vjeç marrin dozat e të rriturve.
Profilaksia tek të sëmurët me hemolizë kronike ose me dializë përdoret 5 mg/ditë.
Profilaksia tek gratë shtatëzëna dhe me fëmijët në gji përdoret 2.0-0.5 mg /ditë.
Megjithatë, mjeku juaj mund t’ju këshillojë të merrni një dozë tjetër në varësi të gjendjes suaj dhe reagimit ndaj medikamentit.
Mjeku juaj mund t’ju kërkojë të merrni Acid Folik për një kohë më të gjatë. Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Tabletat e Acid Folik duhet të gëlltiten të plota me nje gotë ujë.

Në qoftë se keni marrë më shumë Acid Folik:
Në qoftë se keni marrë më shumë Acid Folik se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Acid folik:
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. Efekte anësore të mundshme të Acid folik.
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore. Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo. Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.  Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson:

Reaksione alergjie; ekzantema, eritema
Nauze, fryrje barku
Efekte në sistemin nervor qëndror çrregullime të gjumit, irritim, depresion nervor, konfuzion dhe dëmtime të gjykimit (përfshirë dhembje e gjoksit dhe aritmitë)
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. Si ta ruani Acid folik.
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Acid folik pas datës së skadimit e cila është shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.

6. Informacion i mëtejshëm
Cfarë përmban Acid folik.
Lënda vepruese është: Acid folik.

Çdo tabletë përmban: Acid folik 5 mg.
Përbëresit e tjerë janë: Talk, amidon, xhelatinë, laktozë.

Përmbajtja e paketimit:
Format e paketimit: kuti me 60 tableta.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive