Sunday, October 23, 2016

Kanceri i testikulit

Ne krahasim me kanceret e tjere, kanceri i testikulit eshte i rralle, por zakonisht prek moshat midis 15 dhe 35 vjec. Kanceri testikulit ka mundesira te medha per tu trajtuar edhe ne rastet kur eshte perhapur pertej testikujve. Ne varesi te tipit dhe te stadit te kancerit ndryshon dhe trajtimi.
Simptomat
Shenjat dhe simptomat e kancerit te testikulit jane:
  • Zmadhim i testikulit ose prekja e ndonje kokre ne te
  • Nje ndjenje rendimi ne skrotum
  • Nje dhimbje e bezdiseshme ne bark ose ne rreze te kofshes
  • Nje grumbullim i papritur lengu ne skrotum
  • Zmadhim ose zbutje e gjoksit
  • Dhimbje shpine
Zakonisht kanceri prek vetem nje testikul
Shkaqet
Ne shumicen e rasteve, shkaqet e krijimit te kancerit te testikulit nuk jane te qarta. Ne pergjithesi dihet qe kanceri ndodh kur qelizat e shendosha te testikulit pesojne ndryshime anormale. Qelizat e shendeteshme rriten dhe ndahen ne menyre te rregullt duke bere qe organizmi te funksionioje normalisht. Nganjehere disa qeliza zhvillohen ne menyre anormale duke bere qe kjo rritje te dale jashte kontrollit. Keto qeliza kanceroze vazhdojne te ndahen edhe te shtohen kur nuk ka nevoje per qeliza te reja. Grumbullimi i ketyre qelizave formon nje mase ne testikul. Pothuajse te gjitha kancerat e testikulit fillojne nga qelizat germinale te cilat prodhojne spermatozoidet. Nuk dihen shkaqet pse keto qeliza behen anormale dhe kthehen ne kancer.
Faktoret predispozues
Faktoret qe paraqesin rrezik per krijimin e kancerit jane:
  • Nje testikul i pa zbritur ne skrotum. (Kriptorkidizem). Testikujt formohen brenda barkut te mashkullit gjate kohes se zhvillimit fetal dhe zbresin ne skrotum para lindjes. Meshkujt qe kane nje testikul qe kurre nuk ka zbritur ne skrotum, jane me te predispozuar per zhvillimin e kancerit ne te dy testikujt ne krahasim me meshkujt e tjere te cilet kane nje zbritje normale te tyre. Ky rrezik eshte i madh edhe ne rastet kur ato me ane te nderhyrjes kirurgjikale vendosen ne skrotum. Duhet theksuar qe shumica e meshkujve me kancer te testikulit nuk kane patur histori te testikujve te pa zbritur.
  • Zhvillim anormal i testikulit. Disa gjendje qe influencojne ne nje zhvillim anormal te testikujve si Klinefelter sindrom, mund te shtojne rrezikun e kancerit te testikulit.
  • Historia familjare. Nese nje anetar i familjes ka patur kancer te testikulit, kjo shton mundesine e formimit te kancerit ne anetaret e tjere.
  • Mosha. Kanceri i testikulit prek zakonisht moshat e reja, sidomos ata me moshe 15 deri 35 vjec, megjithese kjo mund te haset ne cdo moshe.
Egzaminimet dhe diagnoza
Ne disa raste, mashkulli e zbulon vete kancerin e testikulit ose ne menyre te rastesishme, ose duke bere nje vetekontroll te testikujve me qellim gjetjen e nje nje mase ne te. Ne raste te tjera ajo zbulohet nga mjeku gjate nje egzaminimi fizik rutine. Per te percaktuar nese nje mase e prekur ne testikul eshte kancer, mjeku mund te rekomandoje:
  • Eko testikulare. Sonda e ekos levizet ne skrotum per te mare imazhet e testikulit. Me ane te ketyre mjeku mund te percaktoje natyren e cdo mase ne testikul, sic jane ato solide ose ato te mbushura me leng. Njekohesisht ekoja tregon nese masa eshte brenda apo jashte testikulit.
  • Analizat e gjakut. Keto analiza duhen per te percaktuar nivelin e markuesve te tumorit ne gjak. Markuesit tumorale jane substanca qe qarkulljne normalisht ne gjak, por ne disa situata duke perfshire dhe kancerin e testikujve, ato mund te ngrihen. Niveli i larte i markuesve ne gjak nuk do te thote se me siguri kemi te bejme me kancer, por kjo ndihmon ne percaktimin e diagnoses.
Lloji i kancerit
Lloji i kancerit te testikulit percakton trajtimin dhe prognozen e tij. Ne pergjithesi ka dy tipe te kancerit te testikulit:
  • Seminoma. Kjo shfaqet ne te gjithe grup moshat, por me e mundeshme ne burrat e moshuar. Seminomat ne pergjithesi nuk jane aqe agresive se sa joseminomat.
  • Joseminoma. Tumoret joseminoma kane prirje te zhvillohen heret sidhe rriten dhe shperndahen me shpejtesi. Egsistojne disa tipe te tumoreve joseminoma duke perfshire koriokarcinoma, karcinoma embrionale, teratoma, etj.
Stadifikimi i kancerit te testikulit
Mbasi vendoset diagnoza, hapi i dyte eshte percaktimi i perhapjes se tumorit. Per kete rekomandohet:
  • Skaner. Me ane te saj meren imazhe te barkut, gjoksit dhe legenit per te pare shenjat e perhapjes se tumorit.
  • Analizat e gjakut. Keto nevoiten per te gjetur nje nivel te larte te markuesve tumorale i cili ndihmon mjekun per te pare nese ende ekziston kanceri ne trup edhe pas heqjes se testikulit.
Stadet e kancerit te testikulit jane:
  • Stadi I. Kanceri eshte i kufizuar ne testikul
  • Stadi II. Kanceri eshte shperndare ne limfonodulet ne bark.
  • Stadi III. Kanceri eshte shperndare ne pjese te tjera te trupit; zakonisht ai shperndahet ne mushkeri dhe melci.
Trajtimi
Menyra e trajtimit te kancerit te testikulit varet nga disa faktore sic jane tipi dhe stadi i kancerit, gjendja e pergjitheshme shendetesore, dhe preferenca e pacientit.
Trajtimi Kirurgjikal
Operacionet e perdorura per kancerin e testikulit perfshijne:
  • Operacioni per te hequr testikulin.eshte operacioni kryesor pothuajse per te gjithe stadet dhe tipet kancerit te testikulit.
  • Operacioni per te hequr gjendrat limfatike qe kane lidhje me tumorin, hiqen te gjitha gjendrat e perfshira ne kete semundje.
Ne rastet kur kanceri i testikulit eshte kapur ne fazat e hereshme, nderhyrja kirurgjikale mund te jete i vetmi trajtim i nevojshem. Ne keto raste, pas operacionit, i semuri duhet te kryeje vizita disa here ne vit per vitet e para, dhe pastaj me rralle. Mbas ketyre ai duhet te beje skaner dhe analiza gjaku per te perjashtuar mundesine e perseritjes se semundjes.
Mjekimi me rreze (Radioterapia)
Ky mjekim konsiston ne perdorimin e rrezeve me fuqi te larte sic jane rrezet X per te shkateruar qelizat kanceroze. Radioterapia nganjehere eshte nje opsion trajtimi per te semuret qe kane tipin seminoma te kancerit te testikulit sidhe mund te rekomandohet mbas heqjes se testikulit me ane te operacionit. Rrezatimi mund te shkaktoje infertilitet.
Kimioterapia
Kjo konsiston ne perdorimin e medikamenteve per te shkateruar qelizat kanceroze.
Kimioterapia mund te jete mjekimi i vetem ose mund te rekomandohet perpara ose pas heqjes se gjendrave limfatike.
Parandalimi
Nuk ka asnje mundesi per parandalimin e kancerit te testikulit. Rekomandohet vetekontrolli i testikujve per ta zbuluar kancerin ne fazat e para. Koha me e pershtaeshme per kete eshte ajo mbas berjes se nje banje me uje te ngrohte. Ngrohtesia e ujit relakson skrotumin duke bere me te lehte zbulimin e ndonje formacioni jo te zakonshem. Per te bere kete duhet te ndiqen disa hapa:
  • Qendro perpara pasqyres dhe shiko lekuren e skrotumit per ndonje fryerje.
  • Kontrollo me duar te dy testikujt duke vene gishtin e madh mbi testikul dhe dy gishtat e tjere nen te.
  • Me delikatese rrotullo testikulin midis gishtit te madh dhe dy te tjereve. Zakonisht testikujt jane te lemuar, ne forme ovale dhe me konsistence solide ne nje fare menyre. Eshte normale qe nje testikul te jete lehtesisht me i madh se tjetri. Nese preket ndonje koker duhet konsultuar me mjekun.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive