I dëmtuari është në gjendje të papërgjegjshme(pa ndjenja)
kur,megjithëse merr frymë dhe ka rrahje të zemrës,nuk reagon ndaj ngacmimeve të
jashtme(shuplakë,pickim etj.),nuk i përgjigjet asnjë pyetjeje
dhe nuk është në gjendje të kryejë lëvizje të thjeshta.
Ndonjëherë mund të ketë rrugët e ajrit pjesërisht apo
plotësisht të bllokuara duke bërë shumë më të vështirë frymëmarrjen.
Nëse viktima e një
aksidenti rrugor është pa ndjenja:
ÇFARË DUHET
BËRË
|
ÇFARË NUK
DUHET BËRË
|
-të shihet nëse merr
frymë akoma duke vendosur
dorën në pjesën e
poshtme anësore të gjoksit,ose
mbi bark;
-nëse merr frymë
spontanisht,të vendoset në pozi-
cionin anësor të
sigurisë;
-nëse nuk merr frymë,të
lirohet hunda dhe goja nga
pengesat e mundshme;
-të mbahet nën kontroll
gjendja e tij deri në mbërrit-
jen e ambulancës.
|
-ta bëjmë të lëvizë dhe
të flasë të dëmtuarin për ta
mbajtur zgjuar;
-të mbahet plotësisht i bllokuar trupi i të dëmtuarit;
-të fashohet dhe të bllokohet koka e të dëmtuarit;
-të pyetet i dëmtuari nëse ka dhimbje në kokë.
|
Si të ndërhyjmë
për të dëgjuar frymëmarr-
jen e tij të afrohet veshi pranë gojës së tij ose të
vendoset dora mbi bark.
për ti lehtësuar frymëmarr-
jen të lirohet hunda dhe go-
ja nga pengesat e mundshme.
të rrotullohet koka butë-
sisht prapa.Ky pozicion
lehtëson kalimin e ajrit.
Në këtë pikë,nëse i dëmtuari në gjendje pa ndjenja merr
frymë spontanisht,të vendoset në pozicionin anë-sor të sigurisë,ose përndryshe të praktikohet frymëmarrja
artificiale.
Ky pozicion realizohet(nëse nuk ka fraktura në kolonën
vertebrale) tek të dëmtuarit pa ndjenja që marrin
frymë,për të garantuar frymëmarrje normale dhe për të
lehtësuar daljen e papastërtive nga goja të cilat mund të provokojnë mbytjen.
të vendosemi anash trupit të të dëmtuarit,pastaj i rro-
tullojmë trupin,në mënyrë
që të vendoset anash.
të përkulet dhe të mbështe-
tet në tokë krahu dhe këmba
për të stabilizuar të plagosu-
rin në pozicionin e ri.
të rrotullohet lehtësisht drejt
sipërfaqes së tokës koka e të
dëmtuarit duke i hapur gojën,
në mënyrë që të lehtësojmë
daljen e papastërtive.