Sunday, October 23, 2016

Kanceri i vezikes urinare

Ne shumicen e rasteve, kanceri i vezikes urinare fillon ne qelizat qe jane vendosur ne brendesi te saj. Ky kancer zakonisht prek te moshuarit megjithese mund te preke cdo moshe. Kanceri i vezikes urinare me shpesh zbulohet ne stadet e hereshme kur kanceri ka mundesi te medha trajtimi. Megjithate edhe ne kete faze ai mund te perseritet. Per kete arsye, ata qe mbijetojne, ndiqen per nje kohe te gjate mbas trajtimit per te zbuluar nje perseritje te mundeshme te tij.
Simptomat
Simptomat e kancerit te vezikes jane:
  • Gjak ne urine (hematuria). Urina mund te kete nje ngjyre te kuqe te celet ose si kokakola. Po ashtu, urina mund te duket normale, por ne anlizen mikroskopike te saj mund te konstatohet gjak.
  • Urinim te shpeshte.
  • Urinim me dhimbje.
  • Dhimbje shpine.
  • Dhimbje legeni.
Shkaqet
Jo gjithmone jane te qarta shkaktaret e kancerit te vezikes.Ato kane qene te lidhur me pirjen e duhanit, nje infeksion nga parazite, nga rrezatimi ose ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Kanceri i vezikes zhvillohet kur qelizat ne vezike rriten ne menyre anormale. Ne vend te nje zhvillimi normal, keto pesojne deformime duke bere qe rritja e tyre te dale jashte kontrollit dhe te mos vdesin. Keto qeliza anormale formojne tumorin.
Tipet e kancerit te vezikes
Lloje te ndryshme qelizash te vezikes mund te behen kanceroze. Lloji i qelizave ku fillon kanceri percakton tipin e kancerit te vezikes. Ne baze te ketij percaktohet dhe menyra me e mire e mjekimit.Tipet e kancerit te vezikes jane:
  • Karcinoma me qeliza kalimtare (tranzicionale). Kjo fillon ne qelizat qe veshin pjesen e brendeshme te vezikes. Keto qeliza perhapen kur vezika eshte e mbushur plot sidhe kur ajo kontraktohet ne momentin kur eshte e zbrazur. Te njejtat qeliza shtrihen edhe ne brendesi te uretereve dhe uretres, si pasoje tumori mund te formohet dhe ne to.
  • Karcinoma me qeliza skuamoze. Qelizat skuamoze shfaqen ne vezike si pergjigje ndaj infektimit ose irritimit te saj. Me kalimin e kohes ato mund te transformohen ne qeliza kanceroze.
  • Adenokarcinoma. Kjo eshte e rralle dhe e mer fillesen nga qelizat e gjendrave te ndodhura ne veziken urinare qe sekretojne mukus.
Disa lloje te kancerit te vezikes perbehen nga me shume se nje tip qelizash.
Faktoret prdispozues per krijimin e kancerit te vezikes jane:
  • Pirja e duhanit. Pirja e duhanit mund te shtoje rrezikun e kancerit te vezikes si rezultat i krijimit te lendeve te demshme kimike qe grumbullohen ne urine. Gjate pirjes se duhanit trupi perpunon substancat kimike te duhanit dhe i nxjer disa prej tyre ne urine. Keto substanca te rrezikeshme mund te demtojne mukozen duke shtuar rrezikun per kancer.
  • Mosha. Rreziku i kancerit shtohet me rritjen e moshes. Kanceri i vezikes mund te ndodhe ne cdo moshe, por rralle mund te gjindet ne te rrinj nen 40 vjec.
  • Gjinia. Meshkujt jane me te predispozuar sesa femrat.
    Ekspozimi ndaj disa substancave kimike. Veshkat luajne nje rol kyc ne filtrimin e substancave kimike duke i transportuar ato me anen e urines ne veziken urinare. Mendohet se perqendrimi i tyre ne vezike rrit rrezikun e kancerit. Ne keto substance perfshihet arseniku dhe substancat kimike qe perdorn ne industrine e ngjyrosjes, te kaucukut, lekures, tekstileve dhe te prodhimit te bojrave.
  • Trajtimi i kancereve te meparshem. Perdorimi i medikamentit kunder kancerit me emrin cyclophosphamide, rrit rrezikun e kancerit te vezikes. Gjithashtu paciente qe jane trajtuar me rrezatime ne legen per nje kancer te meparshem, kane nje rrezik te larte per zhvillimin e kancerit te vezikes.
  • Inflamacioni kronik i vezikes. Infeksionet e perseritura te vezikes ose inflamacioni i saj, p.sh. si rezultat i mbajtjes se kateterit urinar per nje kohe te gjate, mund te rrise rrezikun e kancerit te vezikes me qeliza skuamoze.
  • Historia vetiake ose familjare e prezences se kancerit. Nese nje pacient ka patur me perpara nje kancer te vezikes, ai eshte i predispozuar qe t’i perseritet. Po ashtu, nese nje person ka nje ose disa te aferm me histori te kancerit te vezikes, eshte i rrrezikuar edhe ai per ta patur ate megjithese kjo ndodh rralle. Nese dikush ka nje histori familjare te nje kanceri kolorektal (te zores se trashe) jopolipoz te trasheguar qe quhet dhe Lynch sindrom, mund te jete i predispozuar per kancer ne sistemin urinar sidhe ne zore, miter, vezore dhe organe te tjera.
Komplikacionet
Kanceri i vezikes urinare perseritet shpesh. Per kete arsye ata qe i mbijetojne kesaj semundje mbas nje mjekimi te suksesshem, duhet te ndiqen per shume vite. Cfare egzaminimesh dhe sa shpesh duhen kryer ato, varet nga lloji i kancerit dhe menyra e trajtimit, pervec faktoreve te tjere.
Ne pergjithesi rekomandohet cistoskopia per te pare uretren dhe veziken urinare nga brenda cdo tre muaj gjate viteve te para pas trajtimit, pastaj behet nje here ne vit. Pacientet me nje kancer agresiv mund te kontrollohen me shpesh, ndersa te tjeret ndiqen me rralle.
Egzaminimet dhe diagnoza
  • Cistoskopia. Kjo konsiston ne futjen e cistoskopit ne vezike. Ai eshte i paisur me nje sistem lentesh dhe fibrash optike qe lejojne kqyerjen e vezikes.
  • Biopsia. Nepermjet cistoskopit mjeku fut nje paisje ne vezike dhe mer materjal nga zonen e dyshimte per ekzaminim mikroskopik.
  • Citologjia e urines. Meret nje sasi urine dhe shikohet ne mikroskop per qeliza kanceroze.
  • Egzaminimet radiologjike. Pielografia intravenoze dhe skaner.
Stadifikimi i kancerit te vezikes
Mbas diagnostikimit te kancerit te vezikes, pacienti i nenshtrohet disa egzaminimeve plotesuese per te prcaktuar stadin (perhapjen) e kancerit. Per kete rekomandohen:
  • Skaneri
  • Rezonance magnetike
  • Kontrolli i kockave duke perdorur lende radioaktive (bone scan)
  • Radiografi e gjoksit
Stadet e kancerit te vezikes jane:
  • Stadi i I. Ne kete stad kanceri zhvillohet vetem ne shtresen e brendeshme te vezikes (mukoza), pa prekur shtresen muskulare te saj.
  • Stadi i II. Ne kete stad kanceri ka pushtuar murin e vezikes por ende eshte i kufizuar ne vezike.
  • Stadi i III. Qelizat kanceroze jane perhapur pertej murit te vezikes, ne indet perreth.
  • Stadi i IV. Ne kete stad qelizat kanceroze mund te perhapen ne gjendrat limfatike dhe ne organe te tjera si; kockat, melcia ose mushkerite.
Trajtimi
Trajtimi i kancerit te vezikes varet nga nje sere faktoresh duke perfshire tipin dhe stadin e kancerit, gjendjen e pergjitheshme shendetesore sidhe preferencen e pacientit.
Trajtimet per stadin e hershem
Nese kanceri eshte shume i vogel dhe nuk ka pushtuar murin e vezikes, mund te rekomandohet:
  • Heqja ne menyre endoskopike vetem e tumorit. Zakonisht perdoret rezeksioni transuretral (TURBT) per te hequr kancerin qe eshte i kufizuar ne shtresat e brendeshme te vezikes.
  • Heqja ne menyre kirurgjkale e tumorit dhe e nje pjese te vogel te vezikes . (cistektomi e pjeseshme).hiqet vetem pjesa e vezikes qe ka qeliza kanceroze.
  • Terapia biologjike (imunoterapia). Terapia biologjike funksionon me ane te stimulimit te sistemit imunitar per te ndihmuar ne luftimin e qelizave kanceroze. Kjo konsiston ne futjen direkt ne veziken urinare te nje medikamenti nepermjet nje kateteri.
Nje medicament bilogjik qe perdoret shpesh eshte vaksina BCG e cila perdoret edhe ne semundjen e tuberkulozit. Nje tjeter eshte versioni sintetik i interferonit i cili eshte nje proteine qe prodhohet nga sistemi imunitar per te luftuar infeksionet.
Kirurgjia per kancerin invaziv te vezikes
Nese kanceri ka perfshire te gjitha shtresat e vezikes, rekomandohet:
  • Kirurgjia per te hequr te gjithe veziken urinare. Ky operacion quhet cistektomi radikale dhe konsiston ne heqjen e te gjithe vezikes, sidhe gjendrat limfatike qe e rrerthojne.
  • Kirurgjia per te krijuar nje rruge te re per te nxjere urinen. Menjehere pas heqjes se vezikes, krijohet nje rruge e re per te nxjere urinen. Ka disa menyra:
    • Krijimi i nje tubi me nje pjese zorre ku nga njera ane futen ureteret qe sjellin urinen nga veshkat, dhe ana tjeter nxiret ne lekuren e barkut ku urina zbrazet ne menyre te vazhdueshme ne nje qese plastike (qese urostomie) te cilen e zbraz vete pacienti.
    • Krijimi i nje rezervuari te vogel me anen e zores brenda trupit per te mbledhur urinen. Per zbrazjen e urines pacienti perdor nje kateter te vogel qe e fut me ane te nje vrime te vogel ne lekure brenda ne rezervuar. Kete procedure e perserit disa here ne dite.
    • Ne raste te vecanta mund te krijohet nje rezervuar brenda trupit me nje pjese zore. Ky rezervuar (vezike e re) bashkohet me uretren dhe pacienti urinon normalisht.
Kimioterapia
Kimioterapia eshte nje procedure qe bazohet ne perdorimin e medikamenteve per te luftuar qelizat kanceroze. Zakonisht perdoret kombinimi i dy ose me shume medikamenteve. Keto mund te jepen nepermjet venes (terapia intravenoze), ose te futen direkt ne vezike nepermjet nje kateteri (terapia intravezikale).
Kimioterapia mund te perdoret gjithashtu per te luftuar qelizat kanceroze qe mund te kene mbetur pas nderhyrjes kirurgjikale. Ajo mund te aplikohet edhe para kirurgjise me qellim zvogelimin e mases tumorale per te ndihmuar kirurgun per te kryer nje nderhyrje me pak invazive. Ne disa, raste kur kirurgjia nuk mund te kryet, kimioterapia kombinohet me radioterapine.
Radioterapia
Ky mjekim konsiston ne perdorimin e rrezeve me energji te larte duke i fokusuar ne masen e kancerit per te shkateruar qelizat kanceroze. Radioterapia per kancerin e vezikes aplikohet edhe pas kirurgjise per te vrare te gjitha qelizat e mbetura kanceroze. Ne disa raste kur kirurgjia nuk mund te kryhet, radioterapia kombiniohet me kimioterapine.
Parandalimi
Megjithese nuk ka asnje menyre te sigurte per parandalimin e kancerit te vezikes, rekomandohen disa keshilla per te paksuar rrezikun:
  • Mos pirja e duhanit. Kjo nenkupton qe substancat kimike qe shkaktojne kancerin, te mos grumbullohen ne vezike.
  • Te evitohen substancat kimike. Nese punohet ne mjedise me substanca kimike, te zbatohen rekomandimet per evitimin e ekspozimit ndaj tyre.
  • Pirja e ujit gjate dites. Teorikisht, pirja e lengjeve sidomos e ujit, mund te holloje koncentrimin e substancave toksike ne urine dhe ndihmon ne eliminimin me shpejt te tyre jashte trupit.
  • Te perdoren fruta dhe perime. Frutat dhe perimet jane te pasura me antioksidante te cilat ndihmojne ne reduktimin e rrezikut te kancerit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive