Sunday, October 23, 2016

Hepatiti B

Hepatiti B është një sëmundje e mëlçisë. Fjala hepatit do të thonë inflamacion (pezmatim) i mëlçisë. Inflamacioni është një ënjtje e dhimbshme, e skuqur, e cila vjen si pasojë e ndonjë dëmtimi ose infektimi të indeve të organizmit. Inflamacioni mund të bëjë që organet të mos funksionojnë si duhet.

Çfarë e shkakton hepatitin B?

Hepatitin B shkaktohet nga virusi i hepatitit B. Viruset janë mikroorganizma të cilat mund të shkaktojnë sëmundje të ndryshme në organizëm. Për shembull, gripi shkaktohet nga një lloj i caktuar i virusit. Viruset mund të përcillen nga një njeri te tjetri.

Kush preket nga hepatiti B?

Çdokush mund të preket nga hepatiti B, por disa njerëz janë në rrezik më të lartë. Këtu përfshihen:

Njerëzit që janë të lindur nga një nënë që vuan nga hepatiti B
Njerëzit të cilët jetojnë me dikë që ka hepatiti B
Njerëzit të cilët kanë jetuar në pjesë të botës ku hepatiti B është i shpeshtë
Njerëzit të cilët janë të ekspozuar ndaj gjakut dhe lëngjeve të trupit në punë
Njerëzit në hemodializë
Njerëzit të cilët kanë pasur më shumë se një partner seksual në 6 muajt e fundit ose kanë histori të sëmundjeve seksualisht të transmetueshme
Njerëzit të cilët përdorin substanca ilegale përmes injektimit.
Meshkujt të cilët bëjnë seks me meshkuj.
Si mund të merret hepatiti B?

Ju mund ta merrni hepatitin B përmes kontaktit me gjakun, farën ose ndonjë lëng tjetër të organizmit të ndonjë personi të infektuar. Ju mund të prekeni nga hepatiti edhe nëse:

Jeni lindur nga nëna me hepatit B
Keni pasur seks me person të infektuar
Keni bërë tatuazh ose keni vendosur pirsing me pajisje të pasterilizuar, e cila është përdorur nga ndonjë person i infektuar
Rastësisht jeni shpuar me ndonjë gjilpërë, e cila më herët është përdorur nga ndonjë person i infektuar.
Keni përdorur briskun e rrojës ose brushën e dhëmbëve të ndonjë personi të infektuar
Keni ndarë gjilpëra për injektim të substancave e ndonjë person të infektuar (shpesh ndodh te narkomanët).
Ju kurrë nuk mund ta merrni hepatitin B nga

Dhënia e dorës ndonjë personi të infektuar
Përqafimi i ndonjë personi të infektuar
Qëndrimi afër ndonjë personi të infektuar.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive