
Frakturat mund të jenë të mbyllura(të brendshme) kur
megjithëse kocka është thyer nuk del jashtë
apo të jashtme kur kocka çan lëkurën dhe del
jashtë.
Ky tip i dytë i frakturave
janë të rënda jo vetëm sepse mund të
provokojnë një seri hemoragjish të jashtme por edhe sepse
bar-
kontakt me mikroorganizmat e jashtëm që mund të përbëjnë
një rrezik të madh dhe ti japin origjinë një serie
komplikacionesh.
Simptomat: dhimbje e fortë në pjesën e thyer që rritet me lëvizjen
më të vogël,vështirësi
në lëvizje normale të pjesës së dëmtuar
dhe fryrje,deformim të pjesës
së goditur dhe prezenca e plagës
si pasojë e thyerjes.
Si të ndërhyjmë: qëllimi kryesor i ndihmës është të ndalojë
çfarëdo lloj lëvizje që mund të shkaktojë dëmtim tek i dëmtuari.
Lëvizja jo vetëm mund të bëjë thyerjen më të dhimbshme por
mund dhe ta rëndojë atë;në të gjitha rastet të kërkohet
ndihma e
kualifikuar.
Në rast se viktima e
një aksidenti ka një apo më shumë pjesë të thyera:
ÇFARË DUHET BËRË
|
ÇFARË NUK DUHET BËRË
|
-të mos lëvizet pjesa e thyer(të paktën deri sa të ka-
pet me ndonjë mjet të rastit);
-pasi e kemi lidhur pjesën, të kryejmë nëse është e
nevojshme masat anti-shok;
-të mbulohet plaga si pasojë e thyerjeve me materia-
le të pastra.
|
-të përpiqemi të korigjojmë thyerjen për të kufizuar
dhimbjen;
-të ftojmë të dëmtuarin të lëvizë pjesën e thyer për të
vlerësuar shkallën e dëmtimit;
-në rast thyerje me dalje të kockës,të kërkojmë
vendosjen e saj;
-ti japim të dëmtuarit pije alkolike.
|