Sunday, October 23, 2016

Kanceri i Pankreasit



Çfarë është kanceri pankreatik?
Kanceri pankreatik është tumor i pankreasit. Pankreasi është organ që ndodhet thelle në bark midis stomakut dhe shtyllës kurrizore. Pankreasi rrethohet nga mëlçia, zorra e holle dhe organe të tjera. Ai është i gjate rreth 15 cm dhe ka formën e bananes. Pjesa e gjerë e pankreasit është koka, pjesa e mesme trupi dhe pjesa më e holle bishti.
Pankreasi prodhon insuline dhe hormone të tjera. Hormonet kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe udhëtojnë në të gjithë trupin tonë. Ato e ndihmojnë këtë të fundit të përdorë ose të ruajë energji që vijnë prej ushqimeve. Si psh: insulina ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.
Pankreasi gjithashtu prodhon një lëng që quhet lëngu pankreatik, i cili përmban enzima qe ndihmojnë në tretjen e ushqimit.
Pankreasi i nxjerr lëngjet e tij nëpërmjet një sistemi tubash (duktusesh) që drejtohen në duktusin biliar të përbashkët. Duktusi biliar i përbashkët derdhet në duoden(zorrën dymbëdhjetë gishtore) që është fillimi i zorrës së hollë.
Kancer përmbledh një grup sëmundjesh tumorale malinje.
Të gjithë llojet e kacereve nisin në qelizë. E cila është njësia themelore e jetës. Qelizat së bashku formojnë indet, indet së bashku formojnë organet dhe organet së bashku përbejnë trupin. Normalisht, qelizat rriten dhe ndahen duke formuar qeliza të reja sipas nevojave të trupit.
Kur qelizat plaken dhe vdesin, ato zëvendësohen prej qelizash të reja. Ndonjëherë ky proces i rregullt prishet. Qeliza të reja formohen kur trupi nuk ka nevoje për to, ose qelizat e plakura nuk vdesin kur ato duhet të bëjnë këtë gjë. Këto qeliza të tepërta mund të formojnë një mase indi që quhet një rritje ose tumor.
Tumoret mund te jene beninje ose malinje;

  • Tumoret beninje nuk janë kancerozë. Zakonisht doktori mund ti heqë ato dhe në të shumtën e rasteve ato nuk përsëriten pas heqjes. Qelizat prej tumorit beninj nuk përhapen në indet përreth dhe as në organet e tjerë të trupit. Më e rëndësishmja nuk janë kërcënuese për jetën.
  • Tumoret malinje janë kancerogjenë. Ato janë shumë serioze dhe kërcënues për jetën. Qelizat kancerogjene të këtyre tumoreve përhapen në indet përreth dhe në organet e tjera të trupit. Gjithashtu qelizat kancerogjene mund të kalojnë në qarkullimin e gjakut dhe në sistemin limfatik. Nëpërmjet kësaj mënyre qelizat kancerogjene përhapen nga tumori primar duke krijuar tumore në organet e tjera të trupit. Kjo lloj përhapje kanceri quhet metastaza.
  • Zakonisht kanceri pankreatik fillon në duktuset(kanalet) ku kalon lëngu pankreatik. Kanceri i pankreasit mund të quhet kancer pankreatik ose carcinoma pankreatike.
  • Kur kanceri i pankreasit përhapet(metastazon) qelizat kanceroze shpesh janë gjetur në nyjet limfatike pranë. Në qoftë se kanceri i ka arritur këto nyje, do të thotë që qelizat kanceroze mund të jenë përhapur në nyje të tjera limfatike ose në inde të tjera siç janë mëlçia ose mushkëritë. Ndonjëherë kanceri i pankreasit përhapet ne peritoneum(indi që mbështjell organet e barkut).
Kur kanceri përhapet nga ai origjinali në pjesë të tjera të trupit, tumori i ri ka të njëjtat qeliza jo normale dhe të njëjtin emër si tumori primar. Për shembull; nëse kanceri i pankreasit përhapet në mëlçi, kanceri në mëlçi ka të njëjtat qeliza kanceroze si ato të pankreasit dhe trajtimi bëhet si kancer i pankreasit dhe jo i mëlçisë.
Kanceri pankreatik: Kush është i rriskuar?
Shkaku i vërtete nuk është i njohur. Është më i shpeshte tek meshkujt se sa tek femrat dhe risku rritet me rritjen e moshës.
Është më i shpeshtë tek duhanpirësit dhe tek njerëzit obezë (mbipeshe).
Pothuajse 1/3 e kancerit pankreatik gjendet tek duhanpirësit. Gjithsesi është e qartë që nuk është sëmundje ngjitëse. Askush nuk mund të marre kancerin nga një person tjetër.
Kërkimet kane treguar që njerëzit me disa faktore risku janë më të predispozuar të zhvillojnë kancer te pankreasit. Faktor risku është çdo gjë që rrit mundësin e një personi të zhvilloje sëmundje.
Disa faktorë risku janë:

  • Mosha: - Mundësia e zhvillimit te kancerit pankreatik rritet me moshën. Shumica e tyre ndodhin mbi moshën 60-vjeç.
  •  Duhani - duhanpirësit janë 2-3 here më të predispozuar se jo duhanpirësit për të zhvilluar kancer te pankreasit.
  •  Diabetët – Kanceri pankreatik ndodh me shpesh tek njerëzit që vuajnë nga diabeti se sa tek ata që nuk vuajnë.
  • Gjinia mashkull – me kancer pankreatik janë diagnostikuar më shumë meshkuj se femra.
  • Historia familjare – risku për të zhvilluar kancer pankreasi 3-fishohet kur mamaja, babai, motra, vëllai i personit kanë pasur këtë sëmundje. Gjithashtu historia familjare për kancer te kolonit (zorrës) ose ovareve(vezoreve) rrit riskun për kancer pankreasi..
  • Pankreatiti kronik - Pankreatikti kronik është situate e dhimbshme e pankreasit. Disa studime kanë treguar që pankreatiti kronik rrit riskun për kancer të tij.
  • Studime të tjera kanë sugjeruar se ekspozimi ndaj disa kimikateve në vendet e punës ose dieta e pasur me yndyrna mund të rrisin shanset për të pasur kancer të pankreasit.
  • Shume njerëz me faktor risku të njohur nuk bëjnë kancer të pankreasit. Nga ana tjetër, njerëzit që zhvillojnë kancer të pankreasit nuk kanë faktor risku të njohur . Njerëzit që mendojnë se kane faktor risku mund të konsultohen me mjekun e tyre. Ata mund t’ju sugjerojnë mënyra për të ulur risqet dhe t’ju japin për të kryer analizat përkatëse.
Simptomat(shenjat)
Kanceri pankreatik shpesh herë quhet "sëmundje e heshtur" sepse shpesh kanceri pankreatik në stadet fillestare nuk tregon asnjë shenjë.
Por kur kanceri rritet dhe zhvillohet simptomat(shenjat) mund të përfshijnë:

  • Lodhje
  • Dhimbje barku
  • Diare (Barkqitje)
  • Depresion
  • Humbje të oreksit
  • Dispepsi
  • Dhimbje në pjesën e sipërme të barkut ose mbrapa
  • Nauze ose të vjella
  • Verdhez
  • Dhimbje mesi
  • Zverdhje te lëkurës, syve dhe urinim me ngjyre te erret
  • Humbje ne peshe
  • Feçe të ç’ngjyrosura
  • Tromboflebite ose trombe të pashpjegueshme
Këto simptoma nuk janë të sigurta të kancerit pankretik. Probleme të tjera gjithashtu mund të shkaktojnë këto simptoma(shenja). Çdo njeri me shenja duhet të takojë patjetër doktorin në mënyra që problemet të trajtohet sa më herët të jetë e mundur.
Diagnostikimi
Në qoftë se pacienti ka simptoma(shenja) që sugjerojnë për kancer te pankreasit, për doktorin është e rëndësishme historia mjekësore. Doktori mund të kërkoje disa procedura ku përfshihen:
  • Ekzaminim fizik- Shihet lëkura dhe sytë për zverdhje. Kontrollohet barku për ndryshime rreth zonës së pankreasit, mëlçisë dhe fshikëzës se tëmthit. Gjithashtu behet kontroll për prani të ascitit( grumbullim dhe shtim jonormal i lëngjeve në bark).
  • Analiza laboratorike – mund të bëhen analiza të gjakut, urinës dhe feçeve për të kontrolluar për bilirubinen dhe substancave të tjerave. Bilirubina është një substance që kalon nga mëlçia në fshikëzën e tëmthit tek zorra e hollë. Në qoftë se duktusi biliar i përbashkët bllokohet nga tumori, bilirubina nuk mund të bëj rrugën që bën normalisht. Bllokimi i vijueshmërisë mund të rrisë nivelet e bilirubinës në gjak, urine dhe feçe. Nivelet e larta të bilirubinës mund të tregojnë për kancer ose për situate jo kanceroze.
  •  Skaner CT (tomografi e kompjuterizuar) – Makina e rrezeve X është e lidhur me kompjuterin dhe në këtë mënyre krijojnë imazhe të detajuara të pankreaist organeve dhe vazave të gjakut të barkut.
  •  Ultrasonografia- Ky ekzaminim nëpërmjet ultratingujve jep imazhe të pankreasit dhe të organeve të tjera që ndodhen në abdomen(bark).Imazhet që krijohen nga një organ me tumor janë të ndryshme nga ato të organeve të shëndosha. Procedura me ultratinguj mund të jetë eksterne (e jashtme) dhe interne e brendshme:
  •  Eko abdominale: Për të marrë imazhe të pankreasit  doktori përdor sondën me ultratinguj sipër barkut..
  • Ekoja endoskopike(EUS) Në EKO-n endoskopike(EUS) një transmetues valësh është vendosur në maje të endoskopit fleksibel. Duke futur skopin nga goja në ezofag dhe pastaj në stomak (endoskopi e traktit të sipërm tretës) mund të merren imazhe me kualitet të lartë të pankreasit dhe organeve perreth.
  • Kolangio-pankreatografia endoskopike retrograde (ERCP): - faza e parë e ekzaminimit kryhet njësoj si gastroskopia dhe kur mjeku ka arritur në fillimin e zorrës së hollë ai injekton një ngjyrues te veçante i cili qëndron përkohësisht në duktuset e sistemit biliar. Pas injektimit merren imazhe me rreze-X të cilët tregojnë nëse duktuset janë të ngushtuar apo bllokuar prej tumoreve apo situatave të tjera.
  • Koliangografia transhepatike perkutane( PTC) Injektohet një ngjyrues nëpërmjet një ageje të holle nga lëkura drejt mëlçisë. Ky ngjyrues kalon në duktuset(kanalet) biliare duke i bërë të dukshëm në grafi(rrezet X). Nëpërmjet kësaj procedure doktori mund të shohë nqs ka bllokime prej tumorit apo situatave të tjera.
  •  Biopsia – në disa raste merren disa copa qelizash prej tumorit dhe shihen nga anatomopatologu (doktori i specializuar për ekzaminimin e qelizave) me mikroskop për pranin e qelizave kancerogjene dhe llojin e tyre. Marrja e qelizave mund të bëhet me disa mënyra të cilat janë;
    • Nëpërmjet një ageje e cila futet direkt në mëlçi dhe tërheq qeliza prej saj. Në këtë procedure doktori përdor rrezet X(grafin) ose ultratingujt (eko-n) për drejtim
    • Mënyre tjetër është gjatë procedurës së Kolangiografia endoskopike retrograde (ERCP) ose ekos endoskopike (EUS). - Tjetër mënyrë është me kirurgji të hapur.
Stadifikimi
Ne momentin që diagnostikohet kanceri i pankreasit, doktorit i duhet të dije stadin, përhapjen e sëmundjes për të hartuar planin e trajtimit. Stadifikimi është një procedure e kujdesshme në bazë të cilës vendosen skemat e trajtimit. Stadimfikim do të thotë vlerësim i kancerit për madhësinë në qoftë se është përhapur dhe cilat organe të tjera ka prekur.
Trajtimi
  • Shume paciente me kancer te pankreasit duan të kenë një pjesëmarrje aktive në marrjen e vendimeve për zgjedhjen e trajtimit. Megjithatë tronditja pas diagnostikimit me kancer mund tua beje atyre te vështire marrjen e vendime për këtë arsye prania dhe ndihma e familjareve është e rëndësishme.
  • Kanceri i pankresit është i vështire për tu mbajtur në kontroll me mjekimet e sotme për këtë arsye mjeket i shtyjnë pacientet të behën subjekt për studime klinike. Studimet klinike janë mundësi të rëndësishme për njerëzit në të gjitha stadet e kancerit të pankreasit.
  • Kanceri i pankreasit mund të mjekohet vetëm kur kapet në stadet e hershme përpara se ai të përhapet në organet e tjera. Megjithatë janë të mundshme trajtime të tjera për të mbajtur në kontroll sëmundjen duke i siguruar pacientit zgjatje të jetës. Kur kura ose kontrolli i sëmundjes janë të pamundura doktori dhe pacienti zgjedhin mjekimin paliativ. Mjekimi paliaitv ndihmon në përmirësimin e cilësisë së jetës duke kontrolluar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara prej sëmundjes, por nuk kuron sëmundjen.
  • Pas diagnostikimit me kancer të pankreasit doktori ju dërgon tek onkologu, mjek i specializuar në trajtimin e kancerit. Specialistet që trajtojnë kancerin e pankreasit mund të jenë; kirurgu onkolog, onkolog rrezatimi. Në përgjithësi mjekimi fillon disa jave pas diagnostikimit, pasi pacienti ka marre informacionet e duhura rreth sëmundjes dhe bashke me doktorin kane vendosur mënyrën e trajtimit.
Metodat e trajtimit
Njerëzit me kancer te pankreasit mund të kenë një sërë metodash trajtimi. Në varësi të llojit dhe stadit, kanceri i pankreasit mund të trajtohen me kirurgji, terapi me rreze, ose kimioterapi. Disa pacient bëjnë terapi të kombinuara.
Kirurgjia mund të bëhet e vetme ose të kombinohet me rrezatim dhe kimioterapi. Dhe kur diagnostikohet, vetëm 20% e kacereve të pankreasit mund të hiqen me kirurgji. Procedura standarde e kirurgjisë quhet pankreatikoduodenektomi.
Shtrirja e kirurgjisë varet nga lokalizimi dhe madhësia e tumorit, stadi i sëmundjes dhe nga gjendja e përgjithshme shëndetësore e pacientit. Një përshkrim i shkurtër i procedurave te kirurgjisë:
  • Procedura Whipple: Në qoftë se tumori është në kokën e pankreasit, kirurgu heq pjesën e kokës se pankreasit dhe një pjesë të zorrës së hollë, duktusit biliar dhe stomakut. Gjithashtu mund të heqë dhe indet përreth tumorit.
  •  Pankreatektomi distale: Kirurgu heq pjesën e trupit dhe të bishtit të pankreasit nqs tumori ndodhet në këto pjesë. Gjithashtu kirurgu heq dhe shpretkën.
  •  Pankreatektomi totale: Kirurgu heq komplet pankreasin, pjese të zorrës së hollë, një pjese të stomakut, duktusin e përbashkët biliar, fshikëzën e tëmthit, shpretkën dhe limfonodulat përreth.
Ndonjëherë kanceri mund te mos hiqet komplet. Por ne qofte se tumori bllokon duktusin biliar të përbashkët ose duodenit, kirurgu mund të krijojë një kalim anësor duke vendosur një stend biliar( tamam si stendet që zhbllokojnë arteriet e zemrës) gjate ERCP-se. Stendi është një tub i vogël dhe i holli plastike ose metali që ndihmon të mbaje hapur duktusin ose duodenin.
Radioterapia, përdor rreze me energji të lartë për të vrarë qelizat kancerogjene. Në makine drejton rrezatimin në bark. Radioterapia mund të bëhet e vetme, ose me kirurgjinë, kimioterapinë ose të gjitha bashkë.
Radioterapia është terapi lokale. Ajo dëmton qelizat kancerogjene vetëm në vendin ku bëhet rrezatimi. Për radioterapinë, pacienti shkon ne spital ose klinik 5-dite ne jave për disa javë më radhë.
Doktori përdor rrezatimin për të dëmtuar qelizat e mbetura kancerogjene në vendin e kirurgjisë. Gjithashtu rrezatimi përdoret për të lehtësuar dhimbjen dhe problemet e tjera të shkaktuara prej tumorit.
Kimioterapia është përdorimi i ilaçeve për të vrarë qelizat kancerogjene. Gjithashtu përdoret dhe për të lehtësuar dhimbjet dhe problemet e tjera të shkaktuara prej tumorit. Mund te jepet e vetme, me rrezatim, ose me kirurgji dhe rrezatim.
Kimioterapia është terapia terapi sistemike. Ilaçet jepen nëpërmjet injektimit në venë. Pasi ilaçi kalon në qarkullimin e gjakut, ai përhapet në të gjithë trupin. Zakonisht kimiterapia nuk kërkon hospitalizim. Ajo mund të kryhet në spital, klinik ose zyrat e doktorëve ose në shtëpi. Megjithatë, në varësi të llojit të medikamentit të përdorur, gjendjes shëndetësore të pacientit, pacienti mund të këtë nevojë për hospitalizim.
Efektet anësore të mjekimit
Meqenëse mjekimi i kancerit dëmton qelizat e shëndetshme, efektet e padëshirueshme janë të shpeshta. Këto efekte varen nga shume faktorë duke përfshire llojin dhe zgjatjen e trajtimit. Efektet anësore mund të mos jenë të njëjta për çdo person, dhe ato mund të ndryshojnë nga një mjekim tek tjetri. Grupi mjekësor do ti shpjegojë pacienteve efektet anësore dhe do ti ndihmoje sesi ti menaxhojnë ato.
  • Kirurgjia, e kancerit te pankreasitështë operacion i madh dhe pacientit i nevojitet të qëndroje në spital për disa dite. Pacienti mund të ndihet i lodhur dhe i dobët. Disa kanë nevojë të qëndrojnë në regjim shtrati ne shtëpi për një muaj. Efektet anësorë të kirurgjisë varen nga lloji i operacionit, gjendja shëndetësore e pacientit para operacionit dhe nga faktorë të tjerë. Shumë paciente kanë dhimbje për ditë me rrallë pas ndërhyrjes. Pacienti duhet të flasë me doktorin ose infermieret për dhimbjet dhe ato mund te mbahen nen kontroll me ilaçe kundra dhimbjes.
  • Heqja e një pjese ose e tërë pankreasit mund të bëje të vështirë tretjen e ushqimeve, për këtë grupi mjekësor mund te hartoje një plan diete dhe të përshkruajë medikamente që ndihmojnë në lehtësimin e diarresë (barkkëqijtë), dhimbjeve, krampeve(dhimbje të forta),dhe ndjesisë sikur je i fryre. Gjate konvaleshencës nga kirurgjia doktori kontrollon me kujdes dietën dhe peshën e pacientit. Si fillim, pacienti mund të marri vetëm lëngje intravenoze dhe ne to ti vendosen lende ushqyese ekstra ose te ushqehet nëpërmjet sondës gastrike. Ushqimet solide (të ngurta) vendosen gradualisht në dietë.
  • Pas kirurgjisë pacienti nuk ka enzima pankreatike dhe hormone në nivel të mjaftueshme. Ato që nuk kanë insulinë të mjaftueshme mund të bëjnë diabet. Kështu që lind nevoja që mjeku të përshkruaje në trajtim insulinë, hormone të tjera dhe enzima.
  • Radioterapia, mund të shkaktoje lodhje të tepërt tek pacientet. Shplodhlja është shumë e rëndësishme për to, por mjeket zakonisht rekomandojnë që pacienti të qëndrojë aktivë sa më shumë të mundet.
  • Kur pacienti kryen radioterapi, lëkura në vendin kur kryhet rrezatimi bëhet e kuqe, e thatë dhe e ndjeshme.
  • Radioterapia ne bark mund te shkaktoje nauze(ndjesia e te vjellit), te vjella, diarre dhe problem të tjera me tretjen.
  • Për shumë pacient efektet anësore të radioterapisë largohen menjëherë pasi ajo mbaron.
  • Kimioterapia. Efektet anësore të kimioterapisë varen nga lloji i medikamentit që përdoret, dozat dhe sa shpesh jepet. Më tepër, siç çdo lloj mjekimi tjetër, efektet anësore variojnë nga një pacient tek tjetri.

    Kimioterapia sistemike ndikon menjëherë në ndarjen e qelizave nga trupi, duke përfshire dhe qelizat e gjakut. Qelizat e gjakut luftojnë infeksionin, ndihmojnë gjakun të mpikset dhe transportojnë oksigjenin në të gjitha pjesët e trupit. Kur medikamentet kundra kancerit dëmtojnë qelizat e shëndosha të gjakut, pacientët jenë të pa mbrojtur ndaj infeksioneve, mund të gjakosin lehte dhe të kenë më pak energji. Qelizat e rrënjëve të flokut dhe qelizat e mukozës se traktit tretës mund të shpërbehen menjëherë dhe si rrjedhoje pacienti mund të ketë rënie floku, humbje oreksi, të vjella, diarre dhe ulcera në gojë.
Zakonisht këtë efekte largohen ngadalë gjate periudhës se përmirësimit midis trajtimit ose pasi trajtimi ka mbaruar.
Prognoza (ecuria)
Kur kanceri i pankreasit hiqet me kirurgji mund te pritet shërimi. Megjithatë, niveli i shërimit është e pak se 50%. Pas kirurgjisë zakonisht jepet kimioterapia dhe radioterapia për të rritur nivelin e shërimit. Për kancerin pankreatik që nuk mund të hiqet plotësisht me kirurgji ose kanceri që është përhapur në organe e tjera, momentalisht kurimi është i pamundur.
Komplikacionet
Kanceri i pankreasit mund të rezultojë me humbje peshe, tromboza të gjakut, çrregullime të funksionit të mëlçisë, dhimbje dhe depresion. Simptomat si dhimbja mund të kontrollohen vetëm me terapi shumë agresive qetësuese.
Parandalimi
Nuk duhet te pini duhan, ushqehuni me diete me fruta, zarzavate, drithëra dhe kryeni ushtrime fizike në mënyrë të rregullt.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive