Thursday, October 27, 2016

Alfuzosin Axapharm (tableta)

Çfarë është Alfuzosin Axapharm dhe kur përdoret?
Në rast të hiperplasisë beninje (ënjtjes) së prostatës çrregullimet e funksionit nuk janë të shkaktuara vetëm nga gjëndra e zmadhuar e prostatës , por edhe nga një simulim i nervave, i cili në anën e tij e shkakton rritjen e tendosjes së muskulaturës së rrafshët të traktit të poshtëm urinar dhe përmes kësaj shpie deri te ankesat gjatë urinimit.
Përmes bllokimit të transmetimit të këtij acarimi të nervave në regjionin e prostatës, alfuzosinhidrokloridi ndikon në zbutjen e acarimit dhe lehtëson kështu zbrazjen e urinës.
Alfuzosin Axapharm mund të përdoret për trajtimin e simptomave të hiperplasisë së prostatës, por vetëm me përshkrimin e mjekut.

Kur nuk duhet të merret Alfuzosin Axapharm?
Vetëm mjeku juaj mund të vlerësojë se kur mund të udhëzohet ky trajtim. Ju nuk do të duhej ta merrni ilaçin, nëse: jeni alergjik ndaj substancës aktive ose ndaj njërit prej substancave të përmbajtura; tek Ju tashmë janë shfaqur shenja të një uljeje të tensionit të gjakut nën vlerat normale; jeni i sëmurë nga mëlçia.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Alfuzosin Axapharm?
Ndikimet anësore kardiovaskulare
Disa persona shfaqin ndjeshmëri të posaçme ndaj
Alfuzosin Axapharm, e cila vërehet përmes uljes së tensionit të gjakut gjatë qëndrimit në këmbë. Kjo dukuri që mund të shfaqet në orët e para pas marrjes së ilaçit, paraprihet nga marramendja, djersitja dhe shfaqja e plogështisë, të cilat mund të shkojnë deri në humbjen e vetëdijes. Nëse tek Ju shfaqet ky rast, do të duhej të shtriheni me këmbë të shtrira pak më lartë, derisa kjo dukuri kalimtare të jetë zhdukur krejtësisht.
Duhet domosdo ta lajmëroni mjekun tuaj nëse merrni ilaçi për zemër apo kundër hipertensionit arterial.
Kini kujdes të madh gjatë drejtimit të automjetit ose gjatë shërbimit të një makine, sepse aftësia juaj e reagimit, para së gjithash në fillim të trajtimit në lidhje me marramendjet dhe rënien e tensionit, mund të jetë e penguar!
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).

A duhet të përdoret Alfuzosin Axapharm gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Për shkak të përdorimit të Alfuzosin Axapharm kjo pyetje nuk parashtrohet.

Si ta përdorni Alfuzosin Axapharm?
Ju lutemi t’u përmbaheni rreptësisht të dhënave të mjekut tuaj.
Gjatë trajtimit të simptomave të hiperplasisë së prostatës: Parimisht një tabletë retarde duhet të merret çdo ditë pas ushqimit, më së miri para shkuarjes në shtrat. Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar. Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Alfuzosin Axapharm?
Gjatë marrjes së Alfuzosin Axapharm mund të shfaqen këto efekte anësore: marramendje, trullosje, dhimbje koke; më rrallë: çrregullime në tretje (pështirosje, diarre); rrallë: tharje e gojës.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj për çdo ndikim tjetër të pazakonshëm gjatë trajtimit, si p.sh. përgjumësi, plogështi, kruajtje, shfaqjen e puçrrave, rrahje të zemrës, dhimbje në gjoks, ënjtje të krahëve dhe të këmbëve, rënie e tensionit gjatë ngritjes në këmbë, alivanosje.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, do të duhej ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ilaçi guxon të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Tabletat retarde të ruhen në temperaturë të dhomës (15–25 °C).
Informata të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj. Këta persona zotërojnë informata të hollësishme profesionale.
Ruajeni ilaçin në vende që nuk mund t’i arrijnë fëmijët!

Çfarë përmban Alfuzosin Axapharm?
1 tabletë retarde përmban: 10 mg alfuzosinhidroklorid.
Substanca ndihmëse: monohidrat laktoze, hipromelozë (E464), povidon K25, stearat magnezi (E470b).

Ku mund të merrni Alfuzosin Axapharm?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut.
Tableta retarde prej 10 mg.
Paketime prej 10, 30 dhe 90 tabletave retarde.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive