Përbërja
Albumin humane 20%. (Human Plasma Protein 1000 ml solucion përmban 200 g nga të cilat 96% Albumin.)
Indikime
Albumin humane 20%, është solucion për administrim intravenoz. 1000 ml solucion përmban 200 g proteina plazmatike humane nga të cilat të paktën 95% është albumin humane. Albumin humane 20%, përdorët për të zëvendësuar albuminën në pacientët që kanë mungesa të mëdha të albuminës.
Mënyra e administrimit
Albumin humane 20% jepet në kushte spitalore nga një mjek ose infermiere. Mund të injektohet direkt intraven ose i holluar me klorur natriumi 0.9%.
Kundërindikime
Nuk duhet përdorur:
- në raste alergjie (apo mbindjeshmërie) nga pregatitjet e albuminës ose ndaj ndonjë prej eksipienteve.
Efektet e padëshirueshme dhe masat që duhen të ndërmerren
Të vjella, urtikarie, temperaturë, rënie të tensionit, të cilat zhduken menjëherë me uljen e ritmeve tëe dhënies ose me ndërprerjen e infuzionit për pak kohë.