Thursday, October 27, 2016

ALMETEX

Përbërja
Një ampulë me 2 ml tretësirë përmban 10 mg karbazokrom sulfonat natriumi trihidrat.
Një tabletë përmban 25 mg karbazokrom sulfonat natriumi trihidrat.

Të dhëna farmakologjike
Almeteksi ka efekt të fortë hemostatik. Ndikon direkt në enët e gjakut duke rritur rezistencën e tyre dhe nuk shkakton asnjë destabilizim të mekanizmave natyrorë të koagulimit të gjakut.
Në dallim nga hemostatikët e tjerë vaskularë, Almeteksi nuk ka efekte vazokonstriktore,nuk e rrit tensionin arterial dhe nuk ndikon mbi punën e zemrës dhe frymëmarrje.
Efekti hemostatik shfaqet veçanërisht në hemorragjitë kapilare dhe ka efekt të mirë në hemorragjitë e formave të ndryshme të diatezës hemoragjike, zvogëlon difuzionin nga kapilaret e gjakut gjatë manifestimeve alergjike, zvogëlon hemorragjitë spontane, operatore dhe postoperatore si dhe humbjet e plazmës në raste djegiesh.
Efekti i Almeteksit shfaqet shpejt, maksimumi arrihet pas një ore dhe vazhdon rreth 6 orë.
Medikamenti në përgjithësi metabolizohet, një e katërta ekskretohet i pandryshuar me urinë.

Indikacionet
Profilaksi dhe terapi gjatë hemorragjive spontane me prejardhje të ndryshme.
Hemorragjitë operatore dhe postoperatore.
Forma të ndryshme të purpurave hemoragjike.
Terapi për djegiet e shkallës së dytë dhe të tretë.

Kundërindikacione
mbindjeshmëri ndaj substancave aktive ose ndaj përbërësve ndihmës.

Masa paralajmëruese
Përdorimi i njëkohshëm i Almeteksit dhe antihistaminikëve mund të ulë efektin antihistaminik. Almeteksi nuk duhet të përzihet me preparate që përmbajnë acid askorbik.
Nuk ka të dhëna për përdorimin gjatë shtatzanisë megjithatë rekomandohet përdorimj gjatë shtatzanisë kur nuk ka alternative të tjera më të sigurta.

Efekte anësore
Mund të shfaqet reaksion alergjik në lëkurë nga përdorimi i  karbazokromit.
Përdorimi i Almeteksit nuk shoqërohet me trombozë.

Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Në raste të lehta përdoret 1 tabletë  në cdo 4-6 orë. Terapia orale është e përshtatshme edhe si terapi parandaluese.
Në raste të moderuara përdoren injeksionet intravenoze ose intramuskulare me dozë nga 25 deri 50 mg cdo 4-6 orë ndërsa çdo 2 deri 4 orë te rastet e rënda.
Te pacientët me hemorragji të rënda kirurgjikale ose spontane Almeteksi jepet si suplement bashkë me plazmën ose tretësirën  fiziologjike.

Mënyra e ruajtjes
Injeksjonet: Të mbahen në temperature 8-15 gradë celcius.
Tabletat: Të mbahen në temperaturë 15-25 gradë celcius.

Paketimi
Kuti me 30 ampula nga 10mg/2ml.
Kuti me 20 tableta nga 25 mg.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive