Tuesday, October 25, 2016

Actimam (tableta)

Në mënyrë që të garantohet shëndeti i gruas shtatzënë dhe që të ulet në nivelin minimal sëmundja dhe deformimi i foshnjes që nga ngjizja (koncepcioni) deri në fund të ushqyerjes me gji , gruaja duhet të ketë një dietë të ekuilibruar e cila mund të siguroj të gjithë përbërësit ushqimor të kërkuar.

Këta përbërës janë përkufizuar sipas standardeve kombëtare dhe ndërkombëtare dietetike ( LARN dhe RDA ).

Në veçanti kjo nevojë rritet gjatë zhvillimit të fetusit dhe më shumë gjatë ushqyerjes me gji.
Është një multivitaminë e krijuar veçanarisht për gratë gjatë shtatëzënësisë dhe pas saj.

Actimam është një produkt i cili përmban lëndë ushqyese i cili plotëson kërkesat e rritura të gruas shtatzënë, në një dozë ditore sipas rekomandimit të ministrisë së shëndetësisë.

Gjithashtu në këtë rast kemi një produkt të përshtatshëm me tolerancë të lartë pa prezencë të majasë, lëndëve sheqerore, vezëve dhe gjurmëve të arrave, lëndëve ngjyruese, glutinës dhe laktozës dhe pika e fundit më e rëndësishme në këtë rast është mungesa e vitaminës A.
Në të vërtetë është provuar shkencërisht që madje edhe dozat shumë të ulëta të vitaminës A mund të rezultojnë me deformimin ( shfytyrimin) e fetusit nëse merren gjatë tremujorit të parë të shtatzënësisë.
Edhe pse tani për tani, në tregun italian të gjitha multivitaminat përmbajnë vitaminë A.
Produkti përmban një seri të vitaminave dhe të mineraleve në përqendrim të përshtatshëm.

ACID FOLIK: Kërkesat rriten nga 200 mcg deri në 600 mcg në ditë.

Rekomandohet që në dietë të integrohen 400 mcg në ditë të acidit folik duke filluar së paku 4 javë para ngjizjes dhe gjatë gjithë kohës së shtatzënësisë deri në fund të periudhës së ushqyerjes me gji.
Acidi folik ul rrezikun e abortit.
VITAMINA B12 : Bashkë me acidin folik zvogëlon defektet në tubin neural dhe në “ spina bifida ” deri në masën 90 % .

VITAMINA B6 : Kërkesat e nënës rriten deri në masën prej 46 % prandaj kjo shtesë është e nevojshme .

VITAMINA C : Kjo shtesë është shumë e dobishme sepse doza e rekomanduar ditore rritet në 10 mg në ditë.

KALIUMI : Ka një rol themelor në formimin e indit muskular veçanarisht të muskulit të zemrës. Nëse ekziston mungesa e kaliumit, mund të shkaktoj problem për sintezën e rritur të proteinave.

SELENI: Ky është një element vajor i domosdoshëm për ruajtjen e shëndetit trupor. Ky element është i implikuar në formimin e glutation peroksidazës, një enzimë kjo me veti antioksidante e cila i mbron qelizat kundër stresit oksidativ, duke kontribuar në ruatjen e integritetit të membranës qelizore si dhe në një sërë funksionesh tjera.

BAKRI: Është i nevojshëm për rritjen dhe zhvillimin dhe i domosdoshëm për shëndet të mirë.

ZINKU: Në bashkëveprim me vitaminën B, parandalon nauzenë tipike të shtatëzënësisë pa shkaktuar përgjumje e cila është tipike në produktet tjera. Një dozë e ekuilibruar e zinkut mund të parandaloj abortin dhe problemet që lidhen me të, në zhvillimin e fetusit.

LIKOPENI : Kjo është një lëndë natyrale e cila përmban antioksidantë, në veçanti ky veprim antioksidant shoqërohet me zvogëlimin e formimit të tumoreve të tilla si kanceri i qafës së mitrës, kanceri i mitrës dhe kanceri i gjirit.

ACIDI ALGJINIK: Është një acid poliuronik natyral me ekstrakte të algave i cili formon një barierë fizike që mund të parandaloj problemet që lidhen me aciditetin e stomakut, të cilat janë probleme të zakonshme në gratë shtatëzëna.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive