Friday, October 21, 2016

Disa këshilla se çfarë duhet të konsumojnë anemikët

Mjekët shpesh japin këshilla të ndryshme referuar anemikëve. Ndonëse e dimë se duhet të konsumojmë sa më shumë fruta, për të gjithë personat të cilët nuk kanë një informacion më të detajuar, munnd të ndjekin këto këshilla.

Anemikët duhet të konsumojnë fruta me vitaminë C. Jo vetëm kaq, por duhet të konsumojnë spinaq dhe barëra jeshile. Fiku, shalqiu dhe luleshtrydhja, janë efikase për t’u trajtuar. Anemikët duhet të pinë 150 gram lëng karotash në ditë.

Çajin, kakaon dhe kafen duhet t’i marrin tre orë përpara se të hanë, pasi ndryshe vështirëson tretjen. Pacientët duhet të pinë çdo ditë 150 ml lëng të rrepës së kuqe, kjo para buke. Këshillohet të konsumohet sa më shpesh domatja dhe se duhet të marrin gjithashtu çdo ditë 10-15 fruta të mandarinës për një kohë prej 20-25 ditësh.

//
Anemia relativisht rrallë shfaqet te njerëzit të cilët ushqehen, shëndetshëm, Mirëpo, nëse ekziston debalanca në ushqim ose humbja e gjakut te rastet e hemorroideve të pashëruara ose te gjakderdhjet në traktin digjestiv, është e domosdoshme që të merren ushqime që janë të pasura me hekur.

• Në ushqimin e përditshëm duhen përdorur mëlçitë, mishi i kuq, peshku, të verdhat e vezëve, pemët e thara, prodhimet e sojës. Rekomandohet përdorimi i qepës së kuqe dhe të bardhë, bizeleve, pemëve nga familja e arrave, fara, perime të gjelbra si dhe majdanoz, hithra, koriandër dhe gjethe të lulequmështit.

• Ushqimet e pasura me vitaminën C përshpejtojnë absorbimin e hekurit dhe do të ishte e dëshirueshme që gjatë shujtës të pihet një gotë lëng i freskët portokalli të shtrydhur ose të merret nga një tabletë e vitaminës C.

• Duhet kufizuar konsumimi i spinaqit sepse ky zvogëlon absorbimin e hekurit.

• Bakri ndihmon absorbimin e hekurit, ndërsa artikuj të pasur me këtë mineral janë djathi, të verdhët e vesë, frutat e detit, mushkëritë, drithërat integrale, perimet ngjyrë të gjelbër të errët, kajsitë, qershitë dhe fiku i tharë.

Çaji, kafeja, kakaoja dhe vera e pengojnë shfrytëzimin e hekurit nga ushqimi.

• Nëse përdorimi i hekurit përmes ushqimit nuk mjafton, atëherë kalohet te preparatet e hekurit, përdorimin e të cilit e përshkruan mjeku. /Telegrafi/
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive