Plaga
Quhet kështu një thyerje e vazhdimësisë së lëkurës dhe
indeve që provokon daljen e gjakut dhe mund të rëndohet në se bakteret
depërtojnë indet duke provokuar infeksionet.
Nëse viktima e një
aksidenti rrugor paraqet një plagosje me rrjedhje të gjakut:
ÇFARË DUHET BËRË
|
ÇFARË NUK DUHET BËRË
|
-të mbulohet plaga me material steril,për të bllokuar
daljen e gjakut(të mbulohet me garza sterile apo copë
të pastër);
-të lahet me ujë nëse është bërë me dhe;
-të mos lëvizim trupat e jashtëm që janë në të.
|
-të nxirren trupat e jashtëm që janë në të dhe pastaj të
mbulohet plaga;
-të mos mbulohet plaga për të lehtësuar mpiksjen e gjakut;
-të rregullohet plaga në mënyrë që të zvogëlohet dalja e
gjakut;
-ti jepet të pijë ujë ose çaj në se është pa ndjenja.
|
Është një dalje e gjakut nga enët e gjakut dhe dallohet në
arteriose ose venoze,sipas mënyrës së dëmtimit
(një arterie apo një
venë).
Hemoragjia venoze: gjaku del në mënyrë të ngadaltë dhe të
vazhdueshme dhe ka ngjyrë të kuqe të errët.
hedhje me ndërprerje pasi shtyhet drejtpërdrejt nga zemra
dhe ka një ngjyrë të kuqe të çelët.
Gjaku derdhet në brendësi të organizmit duke krijuar
komplikime nëse shtyp organet vitale(p.sh.truri).
I dëmtuari mund të paraqesë simptomat e shokut,frymëmarrja
bëhet e dobët dhe në disa raste gjaku mund të dalë jashtë nga hunda,nga goja
dhe nga veshët.Në këto raste i dëmtuari vendoset në pozicion antishok pa
ndaluar në mënyrën më absolute daljen jashtë të gjakut.
Në rast se i dëmtuari është pa ndjenja vendoset në
pozicionin anësor të sigurisë,i kthyer nga pjesa e dëm-
tuar.
Ne rast te
hemoragjise se jashtme:
ÇFARË DUHET BËRË
|
ÇFARË NUK DUHET BËRË
|
-të përpiqemi të
ndalojmë rrjedhjen e gjakut duke mbyllur shpejt me presion plagën,me material
steril;
-të mbahet i dëmtuari
në pozicion ulur apo shtrirë dhe
të njoftohet menjëherë
ndihma e shpejtë.
|
-të kufizohemi duke e
mbuluar plagën dhe të bëjmë të
lëvizë të dëmtuarin
për të evituar shfaqjen e shokut;
-ti japim pije
alkolike(mund të pijë ujë).
|
Në rast të
hemoragjisë arteriose:
Të shtypet arteria e vendosur ndërmjet plagës dhe zemrës dhe
të fashohet ajo kur shtypja mbi plagën nuk është e mundur apo është
inefikase.Shtypja nuk duhet të kalojë 10/15 min,më pas të lirohet vendi i shtrën-
guar për të lejuar qarkullimin e gjakut.
Në rast të
hemoragjisë venoze:
Të shtypet vena pranë hemoragjisë kundrejt zemrës dhe të
ngrihet krahu në mënyrë që plaga të ndodhet më lart se zemra.