Ovula gjinekologjike
Bamic indikohet në trajtimin lokal të shqetësimeve nga origjina të ndryshme, duke përfshirë edhe ato me origjine infektive.
Përbërësit
Gliceride të acideve të ngopura yndyrore.
(Lipohidroperoksid, nga vaji i lulediellit dhe glicirhetinat stearilik).
Cilësitë farmakologjike
- Aktivitet germicide gjenerale;
- Stimulon rritjen e indeve;
- Rivitalizim i indeve;
- Rritje te eleminimit të kataboliteve;
- Rritje të kapacitetit të mbrojtjes së qelizave;
- Rritje të energjisë qelizore;
Trajtimi natyral kundër kandidozës ka për qëllim bashkëveprimin në trajtimin e infeksioneve mykotike të mukozes cerviko-vaginale, duke favorizuar mekanizmat rigjenerues fiziologjik.
Në një studim të kryer nga Mainini G dhe Scaffa C (Fondacioni SDN) ne Itali u arrit në konkluzionin se gjate trajtimit për tre ditë me ovulen gjinekologjike Bamic u panë efekte klinike dhe mikrobologjike sinjifikante ne vulvovaginitin mykotik dhe bakterial krahasuar me preparatet e zakonshëm antimikrobike. Rezultatet sugjeruan se bakteriet dhe myku jane të ndjeshem ndaj ovules Bamic, si rezultat i vetive germicide të lipohidroksiperoksidit.
Efekti paraqitet i shpejtë dhe i sigurt edhe në ato raste kur infeksioni është rikthyer, ashtu sikurse në rezistence dhe gjendje me kundërindikacione nga preparatet e tjerë tradicional.
Nuk u vunë re efekte anësore.
Kujdes
Të mos përdoret ovuli gjinekologjik Bamic në rast hipersensibiliteti ndaj komponentit.
Përdorimi për një kohë të gjatë i produktit mund të jetë një nismë për reaksione hipersensibiliteti ose reaksione irritative lokale, në qoftë se ndodh ndonjë nga këto fenomene këshillohuni menjëherë me farmacistin tuaj ose mjekun i cili ju dha mjekimin.
Në shtatëzëni ose në një të planifikuar ovula Bamic duhet të jepet vetëm sipas këshilles së farmacistit ose mjekut kurues.
Shfaqja e efekteve të padeshiruara të tjera nga ato të përshkruara në fletën përshkruese, duhet të sinjalizohen tek farmacisti ose mjeku.
Të mbahet larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.
Mënyra e përdorimit
Këshillohet të përdoret një ovul gjinekologjike në ditë, në rrugë vaginale, sipas këshillës së mjekut.
Konfeksioni
Tre ovula nga 2 g.