1. ÇFARË ËSHTË BETADINE® DHE PËR ÇFARË PËRDORET?
Përmbajtja:
Nje ovula përmban 200 mg povidon-iodin, ekuivalent me 20 mg jod të vlefshëm.
Forma farmaceutike
Ovulat kanë formën e plumbit me ngjyrë të errët – braun deri në të kuqe.
Paketimi:
PVC/PE kallëpet në formë të alveolave përmbajnë 7 ovula.
Kutia e kartonit përmban 14 ovula vaginale (2-(dy) kallëpe) dhe fletëudhëzimin në brendësi.
Si vepron Betadine?
Betadine (povidon-iodin) është dezinfektues dhe me veti antiseptike.
Ky vepron kundër bakterieve, kërpudhave, viruseve, protozoarve, dhe sporeve.
Kur përdoret Betadine?
Ovulat e Betadine janë të indikuara te infeksioni akut dhe kronik i vaginës (vaginitis) si infeksione të përziera dhe infeksione, jospecifike, mikotike (Candida albicans), në veçanti pas terapisë me antibiotikë ose me steroide dhe te infeksionet me Trichomonas vaginalis.
2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI BETADINE?
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet të përdorni Betadine?
Nëse jeni alergjik (hipersensitiv) në poividon jodin ose në cilindo përbërës tjetër të barit betadine.
Nëse keni problem me tiroide (hipertiroidizmi);
Nëse keni dermatit herpetiform – Duhring.
Mos e aplikoni Betadine para dhe pas radioterapisë.
Përkujdesje të veçanta me Betadine
Aplikimi i rregullt dhe i zgjatur i tretësirës Povidon Iodin duhet të shmanget te pacientët në terapi me litium me insufiçiencë renale, me sëmundje të tiroides.
Povidone Iodine nuk rekomandohet për pacientët me insuficiencë renale për shkak të rrezikut potencial për acidozë metabolike dhe nefrotoksicitet.
Povidone Iodine nuk rekomandohet te pacientët me insufiçiencë hepatike.
Povidon Iodini vaginale është vetëm për aplikimi vaginal.
Nëse shfaqen shenjat e intolerancës lokale (irritimi, sensitiviteti),terapia duhet të ndërprehet dhe nëse ka nevojë duhet të konsultohet mjeku.
Shënim i veçantё
Ngjyrimi braun nga Povidon Iodini indikon efikasitetin e preparatit.
Humbja e ngjyrës së preparatit është sinjifikante për humbjen e aktivitetit.
Administrimi në të njejten i Povidone Iodine mund ta çrregullojë scintigrafinë e tiroides.
Është e domosdoshme periudha prej 1-2 javëve pa trajtim me Povidone Iodine për të punuar scintigrafinë e tiroides.
Shtatzania dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun tuaj ose farmacistin para se të filloni të merrni çfarëdo lloj bari.
Nëse jeni shtatzënë ose gjidhënëse duhet ta informoni mjekun tuaj, nuk rekomandohet që të përdoret gjatë shtatzënisë ose gjidhënies me përjashtim nëse e rekomandon mjeku.
Efekti mbi aftësinë për të drejtuar automjete dhe për të përdorur makineri
Ky bar nuk ka efekt në aftësitë psikofizike për ngarje të veturave apo për operim me makineri.
Në cfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Të keni parasysh se këto informacione mund ti përkasin barnave të cilat më nuk i pini, si dhe barnat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Është me rendësi të veçantё nëse në ndërkohë ju jeni duke i marrë edhe këto barna:
Litiumi (bar për trajtimin e çrregullimeve maniako depressive)
Preparatet lokale me përmbajtje të klorheksidinës, hidrogjen peroksidi, taurolidinë, Ag-sulfadiazinës, alkalisit dhe zhivës.
3. SI TË PËRDORET BETADINE?
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Këtë bar duhet ta aplikoni saktësisht sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mos e ndryshoni dozën, ose ta ndërpreni aplikimin e mëtejme pa konsultim paraprak me mjekun tuaj.
Mjeku i juaj do ta përcaktojë dozimin dhe kohëzgjatjen e mjekimit në varësi nga natyra e sëmundjes.
Një herë në ditë gjatë kohës së gjumit, në pozicionin e shtrirë, të vendoset një ovula më parë e njomur thellë në vaginë.
Terapia zakonisht zgjatë 14 ditë dhe nëse ka nevojë mund të vazhdohet deri në 3 javë.
Trajtimi mund të fillojë në çfardo kohe të ciklit menstrual, duke i futur edhe ditët me mestruacione.
Meqenëse nuk mund që gjithnjë të përjashtohet mundësia e daljes, rekomandohen jastëkët sanitar, por jo tamponet.
Ovulat Betadine janë të dedikuara vetëm për përdorim vaginal (të jashtëm).
Nëse përdorni Betadine më shumë sesa duhet
Në rast të marrjes të sasive më të mëdha të Betadine sesa që preferohet, duhet të kontaktoni sa më parë me mjekun tuaj ose farmacistin.
Mbidozimi me ovulat e Povidone Iodine manifestohet me simptoma që lidhen me toksicitetin e jodit (ethe, diarre, acidozë metabolike dhe jo normalitete të funksionimit të tiroidesë).
Në rast të manifestimit të hipertiroidizmit të indukuar nga kaosi për shkak të terapisë me jod, mund të jetë e domosdoshme terapia tireostatike, plasmafereza ose tiroidektomia.
Nëse keni harruar ta merrni Betadine
Mos e dyfishoni dozën.
Nëse keni harruar të merrni ndonjë dozë merreni ate sa më parë që mundeni.
Nëse është koha për aplikimin e radhës, aplikojeni ate të radhës.
Nëse e ndërpreni marrjen e Betadine
Barin merreni sipas rekomandimeve të mjekut tuaj.
Mjeku juaj do të ju tregojë për kohëzgjatjen e marrjes së barit.
Në rast të ndërprerjes mund të rikthehen simptomat e sëmundjes tuaj.
Nëse keni ndonjë pyetje, ose nëse keni diçka të paqartë, pyeteni mjekun tuaj ose farmacistin.
4. EFEKTET ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat tjera, edhe Betadine mund të ketë efekte të padëshiruara, por nuk do të thotë se këto do ti ketë secili pacient.
Efektet e padëshiruara të ovulave Betadine janë të rralla.
Shumica e tyre janë irritimi lokal, kruarja dhe djegësima.
Janë raportuar rastet me disfunksion të tiroides dhe neutropenia.
Ky bar mund të jetë spermicid dhe nuk duhet të përdoret nëse dëshirohet shtatzënia.
Ju lutemi që të konsultoheni me mjekun tuaj ose me farmacistin nëse do të keni ndonjerin nga këto efekte të padëshiruara, ose ndonjë i cili nuk është shënuar në këtë fletëudhëzim.
5. RUAJTJA DHE AFATI I PËRDORIMIT
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve!
Ky bar të ruhet në temperaturë nën 25°С.
Të ruhet në pako origjinale.
Afati i përdorimit
Të mos përdoret pas kalimit të afatit të përdorimit të shtypur në pako.
Data i referohet ditës së fundit të muajit të shënuar.
Mënyra e marrjes së këtij bari
Ky bar mund të merret edhe pa recetë të mjekut.
Masat speciale të shkatërrimit të barit të papërdorur.
Barnat nuk duhet të hidhen në vende të papërshtatshme.
Pyeteni farmacistin për shkatërrimin e barnave të cilat nuk ju nevojiten.
Kjo masë do të ndihmojë në ruajtjen e ambientit.