Saturday, November 5, 2016

Cinarizine 25mg, 75mg Profarma

1. ÇFARË ËSHTË CINARIZINE DHE PËRSE PËRDORET
Cinarizine është antagoniste e receptorëve H 2 dhe kalcibllokuese.
Cinarizina frenon bartjen e joneve të kalciumit në qelizat e muskulaturës së lëmuar të artereve dhe shkakton vazodilatacion.
Cinarizina është një qetësuese e efektshme e labirintit.
Ajo ka veprimtari antivazokonstriktive e prandaj përdoret për të përmirësuar simptomat e shkaktuara nga perfuzionimi i dobët trunor dhe periferik.
Cinarizina nuk ndikon në presionin e gjakut dhe ritmin e zemrës.
Cinarizine indikohet në:

simptoma të arterosklerozës cerebrale ( marrje mendsh, zhurmë në veshë, dhembje koke vaskulare, çrregullim i kujtesës ),
pasoja nga traumat e kokës;
pasoja nga aksidentet cerebrovaskulare;
migrenë;
çrregullime vaskulare periferike ( arterit obliteran, sëmundje e Buergerit, sëmundje e Raynaudit, diabet, akrocianozë, morth ).
mjekimin e të përzierave dhe vertigos që shkaktohen nga sëmundja e Menierit dhe të çrregullimeve të tjera të labirintit, si edhe
për parandalimin e sëmundjes së levizjes ( udhëtim me automobil, vapor, avion ).
2. PËRPARA SE TË MERRNI CINARIZINE
Mos merrni Cinarizine në qoftë se :

jeni i ndjeshëm ( alergjik ) ndaj Cinarizine ose ndaj ndonjerit prej përbërësve të tjerë të Cinarizine ;
Vuani nga parkinsoni ;
Keni çrregullime në sistemin motor ekstrapiramidaI :
Vuani nga porfiria ;
Tregoni kujdes të veçantë me Cinarizine
Pyesni mjekun tuaj përpara se të merrni Cinarizine në qoftë se:

jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë sepse nuk duhet përdorur gjatë tremujorit të parë të shtatzënisë ;
Jeni i sëmurë me glaukomë :
Jeni i sëmurë me hipertrofi të prostatës;
Vuani nga sëmundje të mëlçisë ;
Vuani nga epilepsia ( dozat e larta mund të nxisin kriza në epileptikët );
Vuani nga hipertensioni sepse Cinarizine nuk rekomandohet në këto raste;
Do të përdoret në kurimin e një fëmije sepse në këto raste duhet përdorur vetëm në periudha të shkurtëra ;
Marrja e barnave të tjera:
Trajtimi i njëkohshëm me barna të tjera mund të ndikojë ose të ndikohet nga Cinarizine.
Ju lutemi të kontaktoni me mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, përfshirë ato të marra pa recetë.
Mos harroni të informoni mjekun tuaj për trajtimin me Cinarizine në qoftë se ju jepet ndonjë bar tjetër gjatë trajtimit.
Është veçanërisht e rëndësishme që mjeku juaj të jetë në dijeni të faktit që ju jeni duke përdorur ose trajtuar me:

Alkool :
qetësues ose i antidepresivë triciklikë ( Cinarizine mund ta rrisë efektin e tyre qetësues );
vazodilatatoret dhe antihipertensivët e tjerë ( sepse Cinarizine vepron në mënyrë sinergjiste kur kombinohet me ta ):
antiemetiku domperidon ( po ashtu Cinarizine vepron në mënyrë sinergjiste me të).
Marrja e Cinarizine me ushqim dhe pije
Cinarizine fuqizon efektin qetësues të alkoolit.

Shtatzania dhe Ushqimi me gji
Kërkoni këshillën e farmacistit ose të mjekut përpara se të merrni këtë bar.
Këshillohet mënjanimi i përdorimit të Cinarizine gjatë shtatëzanisë.
Cinarizine nuk duhet të përdoret gjatë shtatzanisë sidomos gjatë tre mujorit të parë.
Prandaj, gjithmonë konsultohuni me mjekun tuaj përpara se të përdorni Cinarizine gjatë shtatzanisë.

Drejtimi i makinës dhe përdorimi i makinerive
Tregohuni të kujdesshëm gjatë drejtimit të automjetit ose përdorimit të makinerive derisa të shihni se si Cinarizine ndikon tek ju.
Cinarizine mund ti ulë aftësitë e të sëmurëve për të drejtuar automjetin ose për te punuar me makineri në saj të efekteve anësore që shoqërojnë administrimin e saj si : turbullim i të parit .

3. SI TA MERRNI CINARIZINE
Gjithmonë merreni Cinarizine sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Cinarizine janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gote ujë.
Tabletat Cinarizine disponohen në formdozën : 25mg ose 75 mg
Dozimi i Cinarizine është individual.
Më poshtë jepet një pasqyrë praktike për dozimin e cinarizinës:

në çrregullime vestibulare -75 mg , 1- 2 herë në ditë ;
në çrregullime në qarkullimin e syrit – 75 mg , 2- 3 herë në ditë;
në çrregullime vaskulare periferike – 75 mg , 2- 3 herë në ditë;
Parandalim i sëmundjes së detit – të rriturit dhe adoleshentët – 30 mg 2 orë para fillimit të udhëtimit ; 15 mg çdo 8 orë gjatë udhëtimit n.q.s. është e nevojshme.
Mjekim i simptomave vaskulare:

fëmijët mbi 12 vjeç -30 mg , 3 herë në ditë;
fëmijët 5- 12 vjeç -1/2 e dozës së të rriturit ;
Doza maksimale ditore është 225 mg.
Megjithatë doza mund të ketë nevojë për tu rritur ose për tu ulur.
Mjeku juaj do t’ju këshillojë në përputhje me rrethanat.

Në qoftë se keni marrë më shumë Cinarizine:
Në qoftë se keni marrë më shumë Cinarizine se sasia që duhet të merrnit ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.

Në qoftë se keni harruar të merrni Cinarizine:
Në qoftë se harroni një dozë ( ose më shumë doza ), merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjes e zakonshme të saj.
Mos merrni nië dozë të dyfishtë ( ose më të lartë ) për të plotësuar dozën ( dozat ) e harruar ( a ).
Nëse keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË CINARIZINE
Si të gjithe barnat e tjera, Cinanzine mund të shkaktojë efekte anësore, megjithese jo çdokush i manifeston.
Ndonjëherë ato janë serioze ndonjëherë jo .
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore .
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Efektet anësore që mund të shfaqen janë :

në fillim të mjekimit me cinarizinë mund të shfaqet përgjumje ;
çrregullime gastrointestinale ( të përziera, të viella, diarre dhe dhembje epigastrike )
dhembje koke ;
tharje e gojës ;
anoreksi
turbullim të parit ;
reaksione alergjike,
simptoma nxitjeje ( eksitim paradoksal ) ;
mjekimi afatgjatë mund të shkaktojë parkinsonizëm ( në raste të tilla mjekimi duhet ndërprerë).
Në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore përkeqësohet, ose në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk përmenden në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të lajmeroni mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI CINARIZINE
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdomi Cinarizine pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Mos e ruani mbi 25°C.
Ruajeni në paketimin original për ta mbrojtur nga drita.

6. INFORMACON I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Cinarizine
Lënda vepruese ështe: Cinarizine
Çdo tabletë përmban 25 mg ose 75 mg cinarizine.
Përbërësit e tjerë janë: Amidon, laktoze , celuloz mikrokristalore , xhelatine stearat magnezi ,talk.

Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit: kuti me 50 tableta dhe kuti me 30 tableta .     PROFARMA
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive