Përbërja:
Një bustin përmban:
Princip aktiv: piperazine 0.08gr.
Shtesat: sakaroze, acid citrik anidrat, acid tartarik, sode bikarbonat, aromë qitro, maltodestrina, E 104.
Forma farmaceutike dhe përmbajtja e paketës
Përmbajtje e granuluar eferveshente në paketa monodozë.
Paketimi me 20 bustina.
Indikacioni terapeutik:
Alkalinizant i urinës dhe ndihmues në litiazën nga uratet dhe në diatezen urike.
Kundërindikimet:
Hipersensibilitet i njohur ndaj produktit .Insufiçencë hepatike dhe renale.
Epilepsi dhe sëmundje të tjera të shoqëruara me konvulsione.Diatesa spasmofilike.
Kujdesje gjatë marrjes së preparatit
Preparati duhet të merret me stomak bosh ,për periudha kohe jo të gjata dhe me intervale të mjaftueshme kohe nga një periudhë në tjetrën.
Ndërveprimi me medikamente të tjera ,dhe ndërveprim i çdo lloji tjetër.
Nuk jane njohur ,ndërveprime medikamentoze dhe mospërputhshmëri të citropiperazines me medikamente të tjera,me përjashtim të psikomedikamenteve nëse citropiperazina do të merrej me doza më të larta se ato të rekomanduara.
Vërejtje speciale
Preparati mund të paraqesë shenja neurotoksike në doza më të larta se ato të këshilluara në pacientët me insufiçencë renale , në pacientët me shqetësime të S.N.C. dhe megjithëse rallë tek ata që trajtohen me psikomedikamente.
Nëse manifestohen veprime të padëshiruara në ngarkim të S.N.C., të aparatit gastroenterik ose fenomene të hiperndjeshmerisë trajtimi me këtë preparat duhet ndërprerë.
Preparati përmban sakaroze dhe kripëra sodike ndaj duhet pasur parasysh në rastet me diabet ose të gjendjeve të tjera që kërkojnë një trajtim dietetik hiposodik.
Në rastet e shtatëzënive rekomandohet vetëm në rast nevoje dhe nën kontrollin e rreptë të mjekut.
MBANI MEDIKAMENTIN LARG FËMIJËVE
Doza, mënyra dhe koha e administrimit të preparatit
Këshillohet,përveç rasteve të përshkruara nga mjeku : 3-6 bustina në ditë në fazën akute; 2-4 bustina në ditë në fazën kronike;
Përmbajtja e paketës tretet në një gotë ujë dhe pihet pasi të jetë tretur dhe larg vakteve të ushqimit.
Efektet në rast të mbidozave
Veçanërisht në rast të mbidozimit jane vënë re shqetësime gastrointestinale (të përziera, të vjella, diarre) shqetësime nervore (dhimbje koke, ataksi, marrje mendsh, turbullim i shikimit, strabizëm paralitik, konvulsion, lëvizje koreiforme, asteni muskulare me hiporefleksi).
Efektet anësore
Reaksione të hipersensibilitetit përfshijnë : urtikarien, eritemen multiforme, purpuren, artralgji dhe gjëndje febrile.
Ftohen pacientet të komunikojnë me mjekun apo farmacistin për cfarëdo efekt të padëshiruar jo të përshkruar në fletën shoqëruese.
Mënyra e ruajtjes
të ruhet në ambient të thatë dhe të freskët.
Të ruhet nën temperaturën 30 Gradë celcius