Saturday, November 5, 2016

DENEREL

Përbërja
Tableta dhe kapsula, që  përmbajnë 1,38 mg ketotifen fumarat, të barazvlefshme me 1 mg Ketotifen.
Shurup që përmban 1,38 mg ketotifen fumarat, të barazvlefshme me 1 mg Ketotifen, në çdo 5 ml.

Përdorimet
Ketotifeni zotëron veti të shprehura antianafilaktike dhe tregohet efektiv në parandalimin e krizave astmatike.
Eksperimentet kanë treguar që ky veprim lidhet kryesisht me pengimin e çlirimit të histaminës dhe mediatorëve të tjerë nga qelizat mastocite.
Ketotifeni gjithashtu ka veprim antagonist të zgjatur mbi receptorët e histaminës.
Në këtë aspekt ai vepron si një stabilizues përzgjedhës i mastociteve dhe është po aq efektive kur jepet nga goja sa edhe stabilizuesit e tjerë mastocitarë te dhënë me inhalacion.
Në provat klinike afatgjata, trajtimi parandalues i astmës bronkiale me ketotifen ka rezultuar zvogëlim të numrit, graviteti dhe zgjatjes së krizave astinatike,ndërkohë që disa prej pacientëve nuk patën asnjë krizë.
Ketotifeni bën të mundur, gjithashtu, edhe zvogëlimin progresiv të dozës së kortikosteroidëve dhe/ose bronkodilatatorëve.
Efekti parandalues i ketotifenit mund të kërkojë disa javë përdorim përpara se të arrijë kulmin e Ketotifeni nuk është në gjendje të ndërpresë krizën astmatike kur ajo ka filluar.

Kundërindikimet, përkujdesjet gjatë përdorimit, efektet e padëshiruara
Megjithëse nuk ka të dhëna për ndonjë efekt teratogjenik, rekomandohet që, gjatë shtatzënisë ose në periudhën e ushqyerjes së fëmijës me gji, ketotifeni të mos përdoret.
Në pak raste, në pacientët që marrin njëkohësisht ketotifen dhe antidiabetikë oral eshtë vërjetur një rënie e rikthyeshme e numrit të trombociteve. Prandaj, ky kombinim, deri sa kjo dukuri të shpjegohet në mënyrë të kënaqshme, duhet të shmanget.
Kur fillon trajtimi afatgjatë me ketotifen, është e rëndësishme që barnat antiastmatikë, qe përdor i sëmuri, të mos ndërpriten menjëherë.
Kjo vlen veçanërisht për kortikosteroidët sistemikë dhe ACTH.
Gjatë ditëve të para te trajtimit me ketotifen reagimi i pacientit mund të dëmtohet.
Për këtë arsye, pacientët duhet të paralajmerohen të mos drejtojnë automjete ose të përdorin makineri, derisa efekti individual të njihet tërësisht.
Ketotifeni mund të fuqizojë efektet e barnave qetësues, gjumëdhënësve, antihistaminikëve dhe alkoolit. Pacientët duhet të këshillohen që të shmangin përdorimin e pijeve alkoolike.
Efektet anësore mund të ndodhin, zakonisht, në fillim të trajtimit por ato, si rregull, zhduken në mënyrë të vetvetishme pas disa ditësh.
Ato përfshijnë përgjumje dhe, në raste të izoluara, tharje të gojës dhe rnarramendje të lehtë.
Shfaqjet që vërehen gjatë mbidozimit përfshijnë konfuzion, përgjumje, nistagmus, dhimbje koke dhe çorientim.
Janë raportuar raste, kur gjatë mbidozimit, një pacient humbi vetëdijen ndërsa nië tjetër pati konvulsione.
Në të tilla raste pacientet duhet të vëzhgohen se mos zhvillojnë bradikardi dhe depresioni respirator. Gjatë mbidozimit rekomandohet lavazhi gastrik dhe trajtimi mbeshtetës.

Dozimi
Të rriturit: 1 tabletë ose 1 lugë çaji shurup (5 ml), dy herë në ditë, mbas ushqimit.
Në pacientët e ndjeshëm ndaj efektit sedativ të ketotifenit, këshillohet rritja e shkallëzuar e dozave, duke filluar javën e parë me 1/2 tabletë ose 2.5 ml shurup dy herë në ditë ose 1 tabletë ose 5 ml shurup në darkë.
Fëmijët mbi 3 vjeç: 5 ml shurup, dy herë në ditë, mbas ushqimit.

Paraqitja
Pako me 30 tableta dhe paketime spitalore.
Shishe me 100 ml, 1 L dhe 5 L shurup.
Mbajeni barin në vende të paarritshme nga fëmijët .
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive