1.Çfarë është DIFEN® xhel dhe për çfarë përdoret
Difen xhel është antireumatik josteroid, derivat i acidit fenilocten me veprim të fuqishëm analgjetik, antiinflamatorë dhe antipiretik.
Difen xhel zvoglon dhimbjen në qetësi dhe gjatë lëvizjes,zvoglon edemën (enjëtjen)dhe inflamimin e nyjeve kështu që ngadalëson progresin e sëmundjes.
Përbërja: 1 gram Difen xhel: Diklofenak dietilamin 11.70mg.
Paketimi: Tuba me 40 g.xhel.
Si vepron DIFEN® xhel ?
Diklofenaku është antireumatik josteroid, derivat i acidit fenilacetik me ndikim të fuqishëm analgjezik, antiinflamator dhe antipiretik.
Diklofenaku në mënyrë të pakthyeshme lidhet për ciklooksigenazën, enzimë i përfshirë në sintezën e mediatorëve të inflamacionit, siç janë prostaglandinet, tromboksani dhe prostaciklina.
Kur përdoret DIFEN® xhel?
DIFEN ® xhel përdoret te:
Difen xhel përdoret për mjekimin simptomatik lokal të dhimbjes dhe inflamimit të:
- Inflamimi traumatik i tendinave,ligamenteve,muskujve dhe nyjeve te kontuzionet,distorsionet dhe dislokimet.
- Format reumatizmale të lokalizuara të indeve të buta (tendovaginitis, entezopatija, burzitis, dhimbjet e supit).
-Format degjenerative të lokalizuara të sëmundjeve reumatike.
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.
Kur nuk duhet ta përdorni DIFEN®
Nuk duhet të përdorni DIFEN ® xhel te:
-Alergjia ndaj substancave ndihmëse dhe aktive të barit.
- Alergjia në salicilate dhe barnat tjera të cilat inhibojnë sintezën e prostanglandineve.
- Pacientët te të cilët përdorimi i salicilateve dhe barnave tjera që inhibojnë sintezën e prostaglandineve kanë shkaktuar sulme të asmës bronhiale ,urtikari ose rinit akut.
Përkujdesjet
- Difen xhel duhet të përdoret vetëm në lëkurën e shëndoshë, të padëmtuar, pa lëndime të hapura
- Difen xheli nuk duhet të vihet ne kontakt me mukozat ose sytë.
- Pas aplikimit të Difen xhelit duart duhen larë, në rastet kur Difen xhel aplikohet në duar.
Marrja e DIFEN®me ushqim dhe pije
Prania e ushqimit në stomak nuk ndikon në veprimin e këtij bari.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Përdorimi i Difenit gjatë shtatzënisë dhe gjidhënies nuk rekomandohet.
Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari nuk ndikon në aftësitë psikofizike të pacientit.
Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Propilenglikoli mund të shkaktoj iritim të lëkurës.
3. Si përdoret DIFEN®
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Dozimi i i DIFEN xhelit
Të rriturit
Difen xheli aplikohet në mënyrë topikale.
Varësisht nga madhësia e sipërfaqes së sëmurë , 3- 4 herë në ditë të aplikohet 2-4 g xhel në vendin e sëmurë dhe lehtë fërkohet.
Nuk rekomandohet aplikimi i xhelit më gjatë se 14 ditë.
Dy javë pas aplikimit rekomandohet kontrolli mjeksor, përgjithësisht pas 28 ditë të përdorimit te osteoartriti.
Fëmijët
Nuk rekomandohet aplikimi i xhelit te fëmijët.
Nëse përdorni DIFEN®më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!
Për arsye se absorbimi sistematik i barit është shumë i ulët, mundësia e mbidozimit me Difen xhel është e vogël.
Nëse haroni të merrni DIFEN®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar
Nëse keni harruar të aplikoni Difen xhelin ,dozën e harruar aplikoni sa më heret,pastaj vazhdoni aplikimin në intervale të zakonshme.
4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe DIFEN® xheli mund të shkaktojë efekte anësore Difen xheli përballohet mirë.
Në vendin e aplikimit ndonjëherë mund të ketë kruarje, skuqje, ndjenja e përcëllimit, rash dhe edemë. Reaksionet e fotosenzibilitetit dhe reaksionet e tejnjeshmërisë paraqiten shumë rallë pas aplikimit topikal të diklofenakut.
Nëse xheli përdoret për një kohë më të gjatë në sipërfaqen më të madhe të lëkurës mund të shkaktohen efekte të padëshiruara sistemike.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhëzim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin.
5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.
Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.
Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet edhe pa recetë të mjekut.