Përbërja:
Lënda vepruese është, Doksiciklinë monohidrat.
Mekanizmi i veprimit:
DOXYDERM® 100mg është një antibiotik i grupit të tetraciklinës me veprim bakterostatik, i cili vepron mbi sintezën e proteinave mikrobiale.
Ka gjithashtu funksion antiprotozoar dhe antihelmintik.
Përdorimet e DOXYDERM® 100 mg në:
• Infeksione të shkaktuara nga rikeciet, klamidiet;
• Trajtimin e kolerës e shoqëruar me lëngje dhe zëvendësues elektrolitik;
• Është bari i zgjedhur në fazat e para të sëmundjes së Lyme;
• Trajtimin e akneve, rozaceve dhe mund të jetë e efektshme në trajtimin e melioidosës;
• Përdoret në trajtimet e infeksioneve të gojës;
• Shoqëruar me streptomicinën ose rifampicinën përdoret në trajtimin e brucelozës;
• Bar alternativ në trajtimin e antraksit, bronkitit, gastro-enteriteve (te shkaktuara nga Campylobacter ose Yersina enterocolitica), gran loma inguinale, leptospirave dhe sifilizit;
• Si antiprotozoar dhe mund të jepet me kininën në trajtimin e falciparum malaria.
Doza:
Tabletat e DOXYDERM® 100mg disponohen ne formëdozat e mëposhtme:
Doza më e përdorshme është 200 mg doksiciklinë ditën e parë (si një dozë e vetme ose e ndarë), e ndjekur nga 100 mg në ditë.
• Në trajtimin e akneve një dozë 50 mg një herë në ditë është e përshtatshme Mjekimi vazhdohet për 12 javë. Në infeksione të rënda doza fillestare mund të mbahet gjatë gjithë kohës së trajtimit.
• Në pacientë me infeksione të shkaktuara nga gonokoket merren doksiciklinë100 mg dy herë në ditë për 7 ditë.
• Sifilis, doksiciklina merret 200 ose 300 mg në ditë në doza të ndara për të paktën 14 ose 10 ditë, respektivisht.
• Profilaksi e tifos, 200 mg mund të merren si një dozë e vetme.
• Malaria. 200 mg në ditë për të paktën 7 ditë duke e ndjekur mjekimin me kininë.
Format e paketimit: kuti me 10 tableta.
Ruajtja
Të ruhet nën temperaturën 25 Gradë Celcius.
Të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve.