1. ÇFARË ËSHTË ENALAPRIL DHE PËRSE PËRDORET
Enalapril pas hidrolizës në enalaprilat, bllokon enzimen konvertuese të angiotensinës (ACE) tek njerëzit.
ACE është një peptidil dipeptidazë që pengon kthimin e angiotensinës I në angiotensinë II , e cila është një substancë e fuqishme vazokonstriktore që stimulon sekretimin e aldosteronit nga korteksi adrenal.
Të mirat e efekteve të enalaprilit në hipertension dhe insufiçiencë kardiake shfaqin resultat parësor në bllokimin e sistemit renin-angiotensinë – aldosteron.
Enalapril tableta 20 mg përdoret për hipertensionin esencial dhe renovaskular për insufiçiencën kardiake kongjestive ; për parandalimin e simptomave të insufiçiencës kardiake dhe të rasteve të ishemisë koronare në pacientët me disfunksion të ventrikulit të majtë.
Mjeku juaj mund ta ketë dhënë Enalapril për një qëllim tjetër.
Pyesni mjekun tuaj në qoftë se doni të dini pse ju është dhënë Enalapril.
2. PËRPARA SE TE MERRNI ENALAPRIL
Mos merrni Enalapril në qoftë se:
jeni alergjik ndaj enalapril maleat.
jeni alergjik ndaj ndonjërit prej përbërësve joaktivë të përmendur në fund të këtij fletëudhëzuesi.
jeni pacientë me histori të angiodemës të shkaktuara nga trajtimet me një ACE – inhibitor.
jeni pacientë me histori të angiodemës hereditare dhe idiopatike .
jeni gjatë tremujorit të dytë dhe të tretë të shtatzanisë.
Në qoftë se mendoni se keni ndonjë nga gjëndjet e përmendura më siper, mos i merrni tabletat, shkoni dhe flisni fillimisht me mjekun tuaj dhe ndiqni këshillat e dhëna.
Tregoni kujdes të veçantë Enalapril
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se:
jeni alergjikë ndaj barnave të tjera, veçanërisht në qoftë se janë në njëjtën klasë barnash me Enalapril.
jeni ose keni në plan të ngeleni shtatzanë gjatë kohës që jeni duke përdorur Enalapril sidomos gjatë tremujorit të dytë dhe të trete të shtatzanisë ;
jeni duke marrë diuretik, mbani një dietë me kufizim kripe apo bëni hemodializë sepse Enalapril maleat pas dozës së parë shkakton hipotension prandaj duhet përdorur me kujdes.
vuani nga arterioskleroza e përgjithshme ose sëmundjet vaskulare periferike.
keni dëmtim të funksionit renal doza duhet të reduktohet gjithashtu funksionimi renal duhet të monitorohet para dhe gjatë trajtimit;
Marrja e Enalapril me ushqim dhe pije .
Alkooli mund të ndërveprojë me Enalapril duke zmadhuar efektin hipotensiv ndaj nuk duhet konsumuar gjatë kohës së mjekimit .
Shtatzania
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni shtatzanë ose po planifikoni të ngeleni shtatzanë. Enalapril nuk duhet të merret gjatë tremujorit të dyte dhe të tretë të shtatzanisë. ( Kategoria D ).
Ushqimi me gji
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se ushqeni foshnjën me qumësht gjiri.
Mjeku ose farmacisti do të diskutojnë mbi rreziqet dhe përfitimet e marrjes së saj në qoftë se jeni duke ushqyer foshnjen me gji apo keni ne plan ta bëni këtë gjë.
Enalaprili mund të përdoret gjatë dhënies gji foshnjes.
Marrja e barnave të tjera
Njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj në qoftë se jeni duke marrë ose keni marrë se fundmi barna të tjera, edhe ato pa recetë të tilla si:
Alkooli, alprostadili, anesteziket, antidepresivët, anksiolitikët dhe hipnotikët , beta- bllokuesit , bllokuesit e kanaleve të kalciumit, diuretikët, dopaminergjikët(levodopa), nitratet, timoksamina, zmadhojnë efektin hipotensiv.
Antiacidet: përthithin enalaprilin.
Analgjezikët, kortikosteroidet, epoetina: antagonizojnë efektin hipotensivë.
Antidiabetiket: zmadhojnë mundësinë për një efekt hipoglicemik.
Ciklosporina , diuretikët, epoetina, kripërat e kaliumit: rrisin rrezikun e hiperkalemisë
Litiumi: Enalaprili redukton eliminimin e litiumit (kemi rritje të përqëndrimit të litiumit në plazëm).
Këto barna mund të ndikohen nga Enalapril ose mund të ndikojnë në mënyrën se si ai vepron.
Ndaj në përdorimin e njëkohshëm të tyre kemi nevojë të ulim ose të rrisim sasinë e Enalapril.
Mjeku ose farmacisti juaj do t’ju këshillojë.
3. SI TA MERRNI ENALAPRIL
Gjithmonë merreni Enalapril sipas këshillës së mjekut.
Në qoftë se nuk jeni i sigurt kontaktoni me mjekun ose farmacistin.
Në qoftë se ndjeni që efektet e Enalapril janë shumë të forta ose shumë të dobëta, flisni me mjekun ose farmacistin tuaj. Tabletat duhet të gëlltiten me të paktën gjysëm gotë ujë.
Tabletat e Enalapril disponohen në formëdozen 20 mg.
Dozimi i Enalapril është si më poshtë .
Në trajtimet e hipertensionit, si dozë fillestare është 5 mg enalapril maleat në ditë e marrë nga goja.
2.5 mg në ditë do të jepen nga goja për pacientët me dëmtime renale ose ata që marrin diuretikë;
në qoftë se është e mundur diuretikët duhet të hiqen 2 ose 3 ditë përpara se të fillojë enalaprili dhe mund te shtohen më vonë në qoftë se është e nevojshme.
Doza mbajtëse është 10 -20 mg jepet vetëm një herë në ditë, megjithatë doza deri në 40 mg në ditë mund jetë e nevojshme në rastet e një hipertensioni të fortë.
Ajo duhet dhënë e ndarë në dy doza në qoftë se kontrolli nuk është i mjaftueshëm me një dozë të vetme.
Në pacientët me insufiçiencë kardiake ose me disfunksion asimptomatik të ventrikulit të majtë enalaprili maleat jepet nga goja me nië dozë fillestare 2.5 mg në ditë.
Doza mbajtëse është 20 mg në ditë si nië dozë e vetme ose në 2 doza të ndara , megjithatë deri në 40 mg në ditë në 2 doza të ndara.
Mjeku juaj mund tu kërkoje të merrni Enalapril per një kohë më të gjatë.
Pyesni mjekun tuaj për këshillë në qoftë se nuk jeni të sigurt për sa kohë duhet ta merrni.
Në qoftë se keni marrë më shumë Enalapril:
Në qoftë se keni marrë më shumë Enalapril se sasia që duhet të merrnit, ose në qoftë se fëmijët e kanë marrë gabimisht këtë bar, ju lutemi të kontaktoni mjekun tuaj, spitalin ose të telefononi urgjencën për të marrë një mendim për rrezikun dhe këshillë për veprimet që duhet të ndërmerren.
Në qoftë se keni harruar të merrni Enalapril:
Në qoftë se harroni një dozë, merrni dozën në vazhdim kur të jetë koha për marrjen e zakonshme të saj. Mos merrni një dozë të dyfishtë për të plotësuar dozën e harruar.
Në qoftë se keni pyetje të mëtejshme mbi përdorimin e këtij produkti, pyesni mjekun ose farmacistin tuaj.
4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME TË ENALAPRIL
Të gjitha barnat mund të shkaktojnë efekte anësore.
Ndonjëherë ato janë serioze, shumicën e herëve jo.
Mos u alarmoni nga kjo listë e efekteve të mundshme anësore.
Mund të mos ju shfaqet asnjë prej tyre.
Njoftoni mjekun tuaj në qoftë se ndonjë prej efekteve anësore të mëposhtme ju shqetëson;
Trupi: Lodhje. asteni, efekte ortostatike;
Aparati tretës : Diarre,nauze;
Sistemi nervor : Dhimbje koke marrje mëndsh.
Aparati respirator : Kollë.
Lëkura : Kruarje.
Në pacientët që trajtohen me Enalapril për insufiçience kardiake:
Trupi: Lodhje, efekte ortostatike, asteni, sinkope, dhimbje abdominale. dhimbje kraharori;
Aparati tretës: Diarre, nauze, të vjella;
Sistemi nervor: Dhimbje koke, vertigo, marrje mendësh;
Aparati respirator: Kollë, bronkit, dispne, pneumoni;
Lëkura: Kruarje
Kardiovaskulari: Hipotension, hipotension ortostatik, angina pektoris, infakt të miokardit .
Urogjenital: Infeksione të traktit urinar.
Në qoftë se vëreni efekte anësore që nuk janë të përmendura në këtë fletëudhëzues, ju lutemi të njoftoni mjekun ose farmacistin tuaj.
5. SI TA RUANI ENALAPRIL
Mbajeni larg fëmijëve.
Mos e përdorni Enalapril pas datës së skadimit e cila është e shënuar në paketim.
Ruajeni nën temperaturën 25°C!
Ruajeni në paketimin origjinal për ta mbrojtur nga drita dhe nga lagështia.
6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Çfarë përmban Enalapril
Lënda vepruese është: Enalapril maleat
Çdo tabletë përmban: 20mg enalapril maleat.
Përberësit e tjerë janë: Amidon, laktozë monohidrat, celulozë mikrokristalore, acid maleik, stearat magnezi, sicovit yellow (ngjyrues).
Përmbajtja e paketimit
Format e paketimit: kuti me 30 tableta. PROFARMA