Tuesday, November 8, 2016

Epistas (pomade)

Indikacionet:
Epistas në sajë të bashkëveprimit të pektinës dhe xhelatinës  ndalon gjakëderdhjet të cilat janë pasojë e epistaksit.
Veprimi i kombinuar i xhelatinës dhe pektinës, substanca të angazhuara për një kohë të gjatë në trajtimin e gjakërrjedhjeve,lehtëson ndalimin e hemoragjisë, duke respektuar fiziologjinë e mukozës së hundës.
Formula e veçantë e Epistas, veç të tjerash shmang tharjen e mukozës së hundës, që është shpesh shkak i gjakërrjedhjeve.

Përbërja: Peg 400, Peg 4000, Xhelatine, Pektine, Klorur benzalkoni.

Këshilla për përdorimin:
Shtini një dozë pomade në vrimat e hundës, nëse duhet mund ta ndihmoni me një garzë,dhe duke e mbyllur hundën nga jashtë me gishta.
Evitoni përdorimin në rastet në të cilat vihet re një hipersensibilitet ndaj përbërësve.

KUJDES:
Mos e pastroni tubin me ujë.
Përdorni kartëpecetë ose shami.
Nëse është bërë me gjak pastrojeni me alkool.

Këshilla:
Mos e gelltisni.
Evitoni kontaktin me sytë.
Në rast të kontaktit aksidental lajini sytë me ujë të bollshëm.
Mbajeni larg arritjes nga fëmijët.

PREZENCA NË POMADË E KOKRRIZAVE TË VOGLA ËSHTË NORMALE.
MADJE ATYRE JU BESOHET VEPRIMI HEMOSTATIK.

Rimbylleni tubin pas përdorimit.
Ruajeni në temperaturë ambienti.
Mos e ekspozoni në nxehtësi.
Mos e hidhni ambalazhin në ambient.
Konfeksioni: Tubetë me 30 g.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive