PËRMBAJTJA
Çdo tabletë e veshur përmban:
Principi aktiv: troxerutina 300 mg ,carbozocromo 3 mg.
Shtesat: sakarine, goma arabike, niseshte misri, talk, polivinilpirrolidone, silice koloidal, stearat magnesi,dioksid titani (E 171 ),karbonat kalciumi,kaolin,esencë portokalli S( E 110),indigotine(E 132 ).
FORMA FARMACEUTIKE
Tableta të veshura për përdorim oral.
30 tableta.
KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Vazoprotektor.
INDIKIMET TERAPEUTIKE
Simptoma që i atribohen insufiçencës venoze;
gjëndjet e dobësisë kapilare.
KUNDËRINDIKIMET
Mbindjeshmeri ndaj përbërësve të produktit.
PËRKUJDESJET GJATË PËRDORIMIT
Rreziku për efekte të dëmshme ndaj fetusit ose të porsalindurve nga marrja e Fleboside nuk përjashtohet.
Siguria e marrjes së produktit gjatë shtatëzënise, nuk është përcaktuar ,prandaj është me vend mospërdorimi i produktit gjatë shtatëzënise.
PËRKUJDESJE TË VEÇANTA
Eksperienca nga përdorimi deri më sot i Fleboside 300,nuk ka treguar kufizime për përdorim.
Nuk jep efekte që të kundërindikohet përdorimi i mjeteve të udhëtimit dhe makinerive.
DOZA, MËNYRA DHE KOHA E ADMINISTRIMIT
Nga 2-4 tableta në ditë me rruge orale, sipas përshkrimit të mjekut.
MBIDOZIMI
Nuk janë vënë re raste të mbidozimit nga Fleboside 300
EFEKTE TË PADËSHERUARA
Nuk ka .
Marrja nga goja e produktit tolerohet mirë.