Thursday, November 10, 2016

Fluoxetin Axapharm (tableta, kapsula)

Çfarë është Fluoxetin Axapharm dhe kur përdoret?
Fluoxetin Axapharm duhet të përdoret vetëm me recetë të mjekut.
Fluoxetin Axapharm ndikon në sistemin nervor qendror.
Ai përdoret për trajtimin e gjendjeve depresive me shkaktar të ndryshëm.
Fluoxetin Axapharm është efikas edhe për sjelljen e çrregulluar të ngrënies (bulimia).

Kur nuk duhet të përdoret Fluoxetin Axapharm?
Në rast të mbindjeshmërisë ndaj substancës aktive fluoksetinë ose ndaj njërës prej substancave ndihmëse që përmban Fluoxetin Axapharm, atëherë Fluoxetin Axapharm nuk duhet të merret.
Tek gjendjet me humor të tepruar jonormal, të ashtuquajtura gjendje akute maniake, nuk duhet të  fillohet trajtimi me Fluoxetin Axapharm, sikurse as edhe me antidepresivë të tjerë.
Nuk preferohet trajtimi i fëmijëve dhe të rinjve nën 18 vjeç me Fluoxetin Axapharm.

Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Fluoxetin Axapharm?
Informojeni mjekun tuaj, nëse vuani nga çrregullimi i funksionimit të mëlçisë apo veshkave, nga problemet e tensionit të gjakut dhe nga problemet e zemrës apo nga epilepsia.
Në rast se gjatë trajtimit me Fluoxetin Axapharm shfaqen ekzema apo shenja të tjera të një alergjie, kontaktoni menjëherë me mjekun tuaj dhe ndërpriteni marrjen e ilaçit.
Disa ilaçe (të ashtuquajtur MAO-inhibitues) nuk duhet të merren bashkë me Fluoxetin Axapharm.
Gjatë ndërrimit në mes të dy ilaçeve duhet të kalojë një distancë e mjaftueshme kohore.
Ky ndërrim duhet të bëhet vetëm nën kontrollin e kujdesshëm mjekësor.
Informojeni mjekun tuaj, nëse njëkohësisht merrni ilaçe të tjera si litium, L-triptofan, mjete për gjumë dhe qetësim, antiepileptikë, antidepresivë të tjerë, hollues gjaku, ilaçe kundër aritmisë.
Gjatë trajtimit me Fluoxetin Axapharm mund të përkeqësohen simptomat e depresionit.
Në këtë rast do të duhej të kontaktoni me mjekun tuaj.
Ndërprerja e trajtimit nuk duhet të pasojë menjëherë dhe duhet të pasojë vetëm në marrëveshje me mjekun tuaj, sepse përndryshe mund të shfaqen simptomat e ndërprerjes.
Bisedoni me mjekun tuaj, nëse merrni preparate të tjera natyrore ose bimore, që përmbajnë lule balsami, dhe ju duhet të shmangni marrjen e njëkohshme të preparateve të tilla me Fluoxetin Axapharm.
Informojeni mjekun tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo përdorni ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).
Ky ilaç mund të zvogëlojë aftësinë e reagimit, aftësinë e drejtimit të automjetit dhe aftësinë e përdorimit të veglave apo të makinave.
Gjatë trajtimit me Fluoxetin Axapharm duhet të mos konsumohet njëkohësisht edhe alkooli.
Tek diabetikët terapia me Fluoxetin Axapharm mund ta bëjë të nevojshme përshtatjen e dozës së insulinës dhe/ose të antidiabetikut oral.
Prandaj diabetikët do të duhej të bisedojnë me mjekun e tyre apo mjeken e tyre rreth terapisë me Fluoxetin Axapharm.

A duhet të përdoret Fluoxetin Axapharm gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Informoni mjekun tuaj, nëse jeni shtatzënë apo nëse planifikoni një shtatzëni.
Edhe pse nuk ekzistojnë dëshmi për një ndikim dëmtues të Fluoxetin Axapharm për pasardhësit, mjeku juaj do të vendosë, se a duhet ta merrni Fluoxetin Axapharm gjatë shtatzënisë, veçanërisht në tre muajt e parë.
Për shkak të përvojave të kufizuara tek nënat që japin gji, nuk preferohet marrja e ilaçit gjatë kohës së dhënies së gjirit.

Si ta përdorni Fluoxetin Axapharm?
Gjendja e çrregullimit depresiv Dozimi i preferuar arrin 1 kapsulë ose tabletë në ditë, më së miri në mëngjes.
Ilaçi mund të merret gjatë ushqimit. Nëse është e nevojshme, mjeku mund ta rritë dozën hap pas hapi pas disa javësh.
Doza maksimale megjithatë arrin 4 kapsula respektivisht tableta Fluoxetin Axapharm në ditë.
Në rast të dozimit me më shumë se 1 kapsulë apo tabletë në ditë, marrja duhet të pasojë e shpërndarë gjatë ditës (në mëngjes dhe në mbrëmje).
Mjeku mund ta përshkruajë edhe një mënyrë tjetër të marrjes (p.sh. vetëm çdo të 2-tën ditë).
Sjellje e çrregulluar e ngrënies.
Në rast të sjelljes së çrregulluar të ngrënies doza e preferuar arrin 3 kapsula ose tableta në ditë.
Pacientet dhe pacientët e vjetër me peshë të ulët trupore nuk duhet të marrin më shumë se 3 kapsula apo tableta Fluoxetin Axapharm në ditë.
Te pacientet dhe pacientët me funksionim të kufizuar të veshkave ose me çrregullim të funksionimit të mëlçisë mjeku po ashtu do ta ndryshojë dozimin.
Tabletat Fluoxetin Axapharm mund të merren ose drejtpërsëdrejti.
Të tëra ose si gjysma, ose të tretura në afro 100 ml (1 gotë) ujë.
Në rast të mbidozimit u vërejtën: vjellje, marramendje, pështirosje, ngërç, rrahje të shpejta të zemrës, shqetësim, ngacmim.
Mbidozimi duhet t’i lajmërohet menjëherë mjekut përkatësisht mjekes apo qendrës TOX (qendra toksikologjike).
Këto do të vendosin për zbatimin e kundërmasave.
Ndikimi mund të shfaqet brenda 7 ditësh.
Efikasiteti i plotë shfaqet pas trajtimit 2-4 javor.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozimin e përshkruar.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.

Cilat efekte anësore mund t’i ketë Fluoxetin Axapharm?
Mund të ndodhë të mos ndiheni menjëherë më mirë, kur të filloni ta merrni medikamentin tuaj kundër depresionit.
Kjo është normale, sepse përmirësimi i simptomave depresive ndoshta paraqitet tek pas javëve të para të trajtimit.
Simptomat e depresionit mund të përfshijnë mendimet për vetëlëndim apo vetëvrasje.
Derisa të jetë shfaqur ndikimi i plotë antidepresiv, ekziston mundësia që simptomat e depresionit të shtohen gjatë javëve të para të trajtimit.
Ju lutemi ta informoni menjëherë mjekun tuaj ose drejtohuni urgjentisht tek spitali më i afërt, nëse gjatë fazës fillestare të trajtimit keni çfarëdo mendime apo përjetime rëndësuese.
Mos e ndërpritni marrjen e medikamentit tuaj, pa biseduar më parë me mjekun tuaj.
Është e rëndësishme që medikamentin tuaj ta merrni rregullisht.
Efektet anësore që shfaqen në fillim të trajtimit, zvogëlohen kryesisht përsëri në rrjedhën e mëtejme të trajtimit.
Më tej duhet të merret parasysh, se shumë nga ndikimet e përmendura anësore janë simptoma të sëmundjes themelore dhe në njëra mase janë shfaqur edhe nën placebo.

Gjatë marrjes së Fluoxetin Axapharm mund të shfaqen këto efekte anësore:

Shpesh: përgjumësi, dhembje koke, nervozizëm, çrregullime të gjumit, dridhje, frikë, marramendje, djersitje e fortë, pështirosje, tharje e gojës, diarre, pengesa në oreks, humbje e lehtë e peshës, dispepsie.

Herë pas here: ëndrra të pazakonshme, aftësia e zvogëluar e përqendrimit, dukuri epileptike, vjellje, ethe, hapje e gojës, pamje e turbullt, pengesa gjatë urinimit, çrregullime të metabolizmit dhe të tensionit të gjakut, plogështi, zvogëlim i libidos (dëshirës seksuale), impotencë, kruajtje, çrregullim i shijes.

Rrallë: Gjendje të ngacmimit, halucinacione, huti, psikozë, ndjeshmëri ndaj dritës së diellit, rënie e flokëve, ereksion i zgjatur, çrregullime menstruale, rritje e gjoksit, aritmi, pezmatim i venave, ndryshim i analizës së gjakut, ankesa gjatë gëlltitjes, çrregullime të funksionimit të mëlçisë.
Në raste individuale u vërejtën çrregullime të lëvizjeve të pavetëdijshme.
Herë pas here mund të arrijë deri te ekzemat, të cilat shumë rrallë mund të përcillen me dhimbje të nyjave dhe me temperaturë.
Tek pacientët me ekzemë shumë rrallë u vërejtën pengesa serioze të qarkullimit të gjakut, të cilat sipas gjasave janë të lidhura me pezmatimin e enëve.
Në raste të rralla mund të ketë çrregullime të sasisë së lëngut dhe të kripës, p.sh. me huti, ngërçe, edema (ënjtje si pasojë e grumbullimit të lëngut ujor në çarjet mes indeve, p.sh. lëkura dhe mukoza).
Rrallë shfaqen reaksione të mbindjeshmërisë.
Këto shprehen p.sh. me ekzema kruese, urtikarie, astmë, ënjtje alergjike e lëkurës dhe mukozave.
Nëse tek ju shfaqet njëra prej këtyre simptomave, konsultojeni menjëherë mjekun tuaj dhe ndërpriteni marrjen e ilaçit.
Nëse shfaqen ndikime anësore, ku supozoni se jenë të lidhura me marrjen e Fluoxetin Axapharm, ju lutemi ta informoni mjekun tuaj.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.

Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Mos e ruani në vende, ku mund ta mbërrijnë fëmijët.
Të mbahet në temperaturë dhome (15–25 °C) në paketimin origjinal.
Ilaçi duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.

Çfarë përmban Fluoxetin Axapharm?

1 kapsulë Fluoxetin Axapharm përmban:
substancë aktive: fluoksetinë hidrokloridi që i përgjigjet 20 mg fluoksetinum.

substanca ndihmëse: substancat ngjyrosësh e verdhë kinoline (E 104) dhe indigokarmin (E 132) si dhe substanca të tjera ndihmëse.

1 tabletë Fluoxetin Axapharm (e ndashme) përmban:
substancë aktive: fluoksetinë hidrokloridi që i përgjigjet 20 mg fluoksetinum.

substanca ndihmëse: substanca të tjera ndihmëse.

Ku mund të merrni Fluoxetin Axapharm?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci vetëm me recetë të mjekut.

Fluoxetin Axapharm kapsula nga 20 mg: Paketime nga 14, 30 dhe 100 kapsula.

Fluoxetin Axapharm tableta (të ndashme) nga 20 mg: Paketime nga 14, 30 dhe 100 tableta.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive