Thursday, November 10, 2016

FROMILID

1. Çfarë është dhe përse përdoret Fromilid
Fromilid bën pjesë në grupin e antibiotikëve të quajtur makrolidë.
Fromilid shërben për trajtimin e:

infeksioneve të traktit respirator (inflamacion i veshit të mesëm, sinuseve, fytit, tonsilave, bronkeve dhe mushkërive),
infeksioneve të indit të lëkurës dhe nënlëkurës,
infeksioneve mykobakteriale dhe për parandalimin e këtyre infeksioneve.
Ai përdoret gjithashtu për çrrënjosjen e bakterit Helicobacter pylori dhe në pacientët me ulçer gastrike ose duodenale. Për trajtimin e ulçerës, mjeku do tu përshkruajë edhe barna të tjerë shoqërues.

2. Përpara se të merrni Fromilid
 Mos merrni Fromilid:

nëse jeni alergjik (i mbindjeshëm) ndaj klaritromicinës ose ndaj ndonjë prej përbërësve të tjerë të Fromilid ose të ndonjë antibiotiku tjetër makrolid;
nëse keni dëmtim të rëndë të mëlçisë;
nëse jeni duke marrë terfenadinë ( bar për trajtimin e alergjive), cisaprid (bar për trajtimin e çrregullimeve të motilitetit (peristaltikës) gastrointestinal), pimozid (bar për trajtimin e çrregulimeve mendore dhe nervore) OSE astemozol (bar për trajtimin e alergjive); duke kombinuar këto barna me klaritromicinën mund të shkaktohet një çrregullim serioz në ritmin e zemrës (aritmia);
nëse jeni duke marrë alkaloidet ergot (barnat për trajtimin e migrenës);
Tregoni kujdes të veçantë me Fromilid:

nëse keni funksion të dëmtuar të mëlçisë dhe veshkave; doza të vogla të barit mund të jenë të mjaftueshme për ju,
nëse keni porfiri, ju nuk duhet të merrni klaritromicinë;
nëse gjatë ose pas trajtimit shfaqet diarre e rëndë ose e vazhdueshme (antibiotikët mund të ndryshojnë florën intestinale; për rrjedhojë, bakteri Clostricfium difficile rritet në numër dhe shkakton diarre) ; në këtë rast konsultohuni me mjekun; mund të jetë e nevojshme për ju, të ndërprisni trajtimin me Fromilid;
Marrja e barnave të tjera
Ju lutem informoni mjekun ose farmacistin nese jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjerë, përfshirë edhe ato barna që merren pa përshkrimin mjekësor.
Klaritromicina metabolizohet në mëlçi, ku mund të frenohet veprimi i disa enzimave (P 450) të cilat janë të nevojshme për metabolizmin e një numri barnash të tjerë.
Reduktimi i metabolizmit të barnave çon në rritjen e përqëndrimit të tyre në serum, i cili mund të çojë në efekte të rënda anësore. Për rrjedhojë, ju nuk duhet të merrni Fromilid bashkë me terfenadinë, cisaprid, pimozid dhe astemizol.
Për sa i përket disa barnave që ju nevojitet ti merrni për një kohë të gjatë dhe nuk duhet ti ndërprisni, mjeku do të vendosë të masi nivelet e tyre në serum, nëse është e nevojshme, tu përshtas dozimin.
Këto barna janë teofilina (bar për trajtimin e astmës), barnat për zemrën (digoksin, disopiramide), qetësuesit (triazolam, midazolam etj.), barnat për epilepsinë (karbamazepinë, fenitoin etj.), barnat për migrenën (alkaloidet ergot), barnat frenues të përgjigjes imunitare (ciklosporina dhe takrolimus) dhe barnat për trajtimin e dise infeksioneve (rifabutin dhe itrakonazol).
Nëse Fromilid përdoret njëkohësisht me barnat për uljen e nivelit të kolesterolit dhe yndyrnave të tjera në gjak (lovastatina dhe simvastatina), mund të shfaqet dhimbje muskujsh dhe në raste shumë të rralla dhe shpërbërje muskulare (rabdomioliza).
Për rrjedhojë, rekomandoheni të ndaloni së marri këto barna gjatë terapisë me Fromilid.
Nëse jeni duke marrë Fromilid njëkohësisht me barna që parandalojnë mpiksjen e gjakut p.sh. varfarina (warfarina), veprimi i këtyre barnave mund të rritet dhe mund të shfaqet gjakrrjedhje.
Mjeku duhet tu kërkojë edhe matjen e kohës së mpiksjes së gjakut.
Nëse Fromilid merret njëkohësisht me zidovudinën, një bar për trajtimin e infeksionit nga HIV, absorbimi i zidovudinës reduktohet.
Nëse Fromilid përdoret bashkë me ritonavirin (edhe ky një bar që përdoret në infeksionet nga HIV), përqëndrimet në serum të klaritromicinës rriten; gjithsesi, përqëndrimet e metabolitëve të tij janë të ulura në mënyrë të konsiderueshme.

Marrja e Fromilid me ushqim dhe pije
Ju mund ta merrni Fromilid pavarsisht ushqyerjes.
Gëlltiteni të plotë tabletën me të paktën gjysëm gote me ujë.

Shtatzenia dhe ushqyerja me gji
Pyesni mjekun ose farmacistin për këshilla përpara se të merrni çdo lloj bari.
Meqënëse siguria e Fromilid gjatë shtatzënisë nuk është vërtetuar, ju mund ta merrni atë vetëm nëse me të vërtetë keni nevojë.
Ushqyerja me gji nuk rekomandohet gjatë shtatzënisë.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i nnakinerive
Fromilid nuk është raportuar të ketë ndikim në aftësinë për drejtimin e automjetit dhe përdorimin e makinerive.

3. Si të merret Fromilid
Merreni gjithmonë Fromilid ekzaktësisht siç ju ka instruktuar mjeku.
Ju duhet të pyesni mjekun ose farmacistin nëse nuk jeni i sigurt.
Ju nuk duhet ta thyeni tabletën.
Gëlltiteni të plotë atë me të paktën një gjysëm gote ujë.

Doza e zakonshme e Fromilid
Dozimi dhe kohëzgjatja e trajtimit varen nga tipi i infeksionit, vendi i infeksionit, mosha e pacientit dhe përgjigja ndaj trajtimit.
Merreni barin ashtu siç jua ka përshkruar mjeku.
Të rriturve dhe fëmijëve mbi 12 vjeç u jepet zakonisht 250 mg deri 500 mg çdo 12 orë.
Trajtimi zgjat zakonisht 7 deri 14 ditë.
Nëse keni përshtypjen se efektet e barit janë më të forta ose më të dobta, pyesni mjekun ose farmacistin.

Nëse merrni Fromilid më shumë sesa ju duhet
Mbidozimi zakonisht shkakton çregullime gastrointestinale (nauze, të vjella, dhimbje barku), dhimbje koke dhe konfuzion.

Nëse harroni të merrni Fromilid
Nëse keni harruar të merrni një dozë sipas skemës së dozimit, merreni atë sa më shpejt që të jetë e mundur.
Nëse është afër koha për dozën tjetër, kalojeni dozën e humbur dhe vazhdoni sipas skemës së zakonshme të dozimit.
Mos merrni dozë dyfishe për të zëvendësuar dozën e humbur.

Efektet kur trajtimi me Fromilid ndërpritet
Merreni barin për aq kohë sa jua ka përshkruar mjeku.
Nëse ju e ndërprisni trajtimin shumë shpejt, sëmundja mund të rikthehet.
Nëse keni pyetje të mëtejshme për përdorimin e këtij bari, pyesni mjekun ose farmacistin.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat, Fromilid mund të shkaktojë efekte anësore, megjithëse jo çdokush mund t’i provojë ato.
Nëse shfaqet ndonjë nga simptomat e poshtë-shënuara, ndaloni së marri Fromilid dhe njoftoni mjekun:
• reaksione të mbindjeshmërisë përfshirë enjtje të fytyrës, buzëve, gjuhës dhe/ose ezofagut (e cila mund të shkaktojë vështirësi në frymëmarje dhe gëlltitje), urtikarje, rash dhe të kruara, po ashtu anafilaksi (rënie e presionit të gjakut, nervozizëm, puls i shpejtë dhe i dobët, lëkure e djersitur) dhe forma të veçanta të reaksioneve të mbindjeshmërisë – sindromi Stevens-Johnson (ethe, rash i kuq në lëkurë, dhimbje kyçesh dhe inflamacion i syve) dhe nekroza epidermale toksike (temperaturë e papritur dhe fllucka në lëkurë);
• diarre e rëndë dhe e qëndrueshme, e cila mund të jetë shenjë e një forme të veçantë të inflamacionit të zorrës së trashë (koliti pseudomembranoz).
• zverdhje e lëkurës dhe pafuqi (ikter kolestatik, hepatit dhe në mënyrë të veçantë pamjaftueshmëri hepatike);
• çrregullime të ritmit të zemrës, veçanërsisht shtim i të rrahurave ë zemrës (takikardia ventrikulare).
Në eksperiencën pas hedhjes në treg, këto efekte anësore janë raportuar shumë rrallë (më pak se 1 në 10,000 pacientë); vetëm urtikarja dhe rashi me të kruara kanë qenë më të shpeshtat, konkretisht ato janë shfaqur në më pak se 1 në 100 pacientë të trajtuar.

Efekte të tjera anësore
Të zakonshme (në më pak se 1 në 10 pacientë): dhimbje koke, çrregullime të shijes, nauze, mostretje (dispepsia), dhimbje abdominale, të vjella, diarre.
Jo të zakonshme (në më pak se 1 në 100 pacientë): inflamacion i gojës (stomatit, glosit), ndryshime të përkohshme të nuhatjes (ose humbje e nuhatjes dhe shijes), rritje e enzimave hepatike dhe e fosfatazës alkaline, rritje e niveleve të bilirubinës, kreatininës dhe uresë në serum dhe zgjatje e kohës së protrombinës.
Të rralla (në më pak se 1 në 1000 pacientë): çngjyrosje e përkohshme e gjuhës dhe dhëmbëve, rënie e theksuar e nivelë të sheqerit në gjak (hipoglicemia) në pacientët që marrin barna për reduktimin e sheqerit në gjak, reduktim i numrit të rruazave të bardha të gjakut dhe trombociteve (leukopenia, trombocitopenia), mbirritje e baktereve dhe fungeve rezistente (p.sh. kandidozë).
Shumë të rralla (në më pak se 1 në 10,000 pacientë): çpime, zhurmë në vesh dhe dëmtim i përkohshëm i dëgjimit, çrregullime të sistemit nervor qëndror (vertigo, marrje mendsh, konfuzion, ndjesi frike, pagjumësi, makth, të dëgjuarit dhe të parit e gjërave imagjinare, çrregullime mendore, konvulsione), dhimbje muskujsh dhe kyçesh, pamjaftueshmën e veshkave, inflamacion i pankreasit dhe përkeqësimi i miasthenia gravis.
Nëse ndonjë nga efektet anësore bëhet serioze, ose vini re ndonjë efekt anësor që nuk është përshkruar në këtë fletëudhëzues, ju lutem njoftoni mjekun ose farmacistin.

5. Si të ruhet Fromilid
Mbajeni larg arritjes dhe shikimit të fëmijëve.
Tableta të veshura me cipë
Ruajeni nga lagështira.
Mbajeni nën 25°C.
Mos e përdorni Fromilid pas datës së skadencës së shënuar në paketim.
Data e skadimit i referohet ditës së fundit të muajit.
Barnat nuk duhet të hidhen në lavaman ose në plehëra.
Pyesni farmacistin si të hidhen barnat që nuk përdoren për një kohë të gjatë. Këto masa ju ndihmojnë ju për të ruajtur ambientin.

6. Informacion i mëtejshëm
Çfarë përmban Fromilid

Substanca aktive është klaritromicina. Çdo tabletë e veshur me cipë përmban 250 mg ose 500 mg klaritromicinë.
Përbërësit e tjerë të tabletave të veshura me cipë 250 mg dhe 500 mg janë niseshte misri, celulozë mikrokristaline, silica anhidrike koloidale, niseshte e prexhelatinizuar, polakrilin kaliumi, talk dhe stearat magnezi në bërthamën e tabletës, dhe hipromelozë, talk, ngjyrues kinolon i verdi-lë (E104), dioksid titaniumi (E171) dhe propilen glikoli (E1520) në veshjen e tabletës.
Si duket Fromilid dhe çfarë përmban paketimi
Tabletat e veshura me cipë 250 mg dhe 500 mg janë të verdha, ovale dhe bikonvekse.
Fromilid është i disponueshëm në kuti:

Me 14 tableta të veshura me cipë në pako blister: një pako blister përmban 7 tableta.
Informacion mbi përshkrimin
Merret vetëm me përshkrimin e mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive