Monday, November 14, 2016

Hepalip Forte (kapsula)

1.Çfarë është HEPALIP FORTE®dhe për çfarë përdoret
HEPALIP FORTE® kapsulat përmbajnë fosfolipide esenciale dhe kompleks vitaminash.

Te dëmtimi i membranës së qelizës hepatike me veprim të virusëve, barërave,alkoolit dhe materieve të ndryshme toksike, aplikimi i fosfolipideve esenciale rezulton me efekte hepatoprotektive që vijojnë:

zvogëlimin e peroksidimit lipidik të formuar me veprimin e radikaleve të lira apo oksidansëve,
zvogëlimin e “rrjedhjes” së enzimeve hepatike nga indi hepatik i dëmtuar,
rritja e sintezës së ARN-it dhe proteinave që sugjeron në fillimin e procesit regjenerativ,
rivendos integritetin e membranës dhe rregullon e metabolizmin e qelizës hepatike.
Kompleksi i vitaminave në preparatin HEPALIP FORTE® ka funksion metabolik përkrahës.

HEPALIP FORTE® kapsulat përdoren si hepatoterapeutik.

Përbërja:
Fosfolipide esencijale 300,0 mg,Nikotinamid 30,0 mg,Piridoksinë hidroklorid 6,0 mg, Riboflavinë 6,0 mg , Tiamin nitrat 6,0 mg ,Tokoferol acetat 6,0 mg

Paketimi:
Kutia me 50 kapsula.

Si vepron HEPALIP FORTE®
Fosfolipidet esenciale me strukturën e vet kimike i përgjigjen fosfolipideve endogjene, por për shkak të përmbajtjes së acideve yndyrore të pangopura funksionalisht janë më superiore ndaj tyre.
Fosfolipidet esenciale instalohen në sistemet membranike qelizore dhe të organeleve duke u bërë pjesë përbërëse e Hepalip Forte kapsula tyre.
Niacina shpreh efekt hipolipemik duke inkibuar sintezën e lipoproteinave të cilat përmbajnë apolipoproteinën B-100 ose përparimin e efikasitetit të lipazës lipoproteinike.
Piridoksina është koenzimë i përfshirë në transformime metabolike të shumëta të proteinave dhe aminoacideve, amineve trunore, acideve yndyrore të polisaturuara dhe fosfolipideve.
Tiamina ka rol të rëndësishëm në metabolizëm të hidrokarbureve, e riboflavina është kofaktor për enzime të numërta respiratore.
Tokoferoli vepron si antioksidant në nivel të membranës qelizore duke ndaluar oksidimin e acideve yndyrore të josaturuara.

Kur përdoret HEPALIP FORTE®
2. Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur duhet ta përdorni HEPALIP FORTE®
HEPALIP FORTE® përdoret te:
• Hepatiti akut dhe kronik;
• Ciroza e mëlçisë;
• Degjenerimi i mëlçisë me gjenezë të ndryshme;
• Intoksikimi me insuficiencë hepatike si pasojë;
• Dislipoproteinemia;
• Vaskuliti akut dhe kronik;
• Gestozat;
• Sëmundja e radiacionit.

Përkujdesjet
Me qëllim të tretjes më të lehtë të kapsulave gjelatinoze, pacientëve me gastrit kronik dhe hipoaciditet të stomakut u rekomandohet përdorimi i barërave aditive të cilat përmbajnë enzime gastrike.

Marrja e HEPALIP FORTE®me ushqimin dhe pijet
Konsumini i ushqimit dhe pijeve nuk ka ndikim në veprim të barit.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
HEPALIP FORTE mund të aplikohet gjatë shtatzanisë dhe periudhës së ushqyerjes me gji.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Bari përmirëson aftësitë psikofizike të pacientit dhe kontribon në kryerjen më të mirë të punëve të ndryshme, duke përfshirë edhe ngarjen e automjetit dhe/ose punën me makinë.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.
Këto informata kanë të bëjnë edhe me barërat të cilat nuk i përdorni më, si edhe në barërat të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Informoni mjekun tuaj nëse merrni ose nëse keni përdorur ndonjë bar rishtas, duke marë parasysh edhe barërat të cilat mirren pa recetë mjekësore.
Levodopa: efekti i zvogëluar i levodopës.

Hepalip Forte kapsula
Kolestiramina: absorbimi i zvogëluar i komponetës niacinike të preparatit; rekomandohet intervali 4 deri 6 orë në mes të aplikimit të këtyre dy barërave.
Rifampicina: rënia e sintezës së bilirubinës dhe rritja e sintezës së proteinave me normalzimin e funksioneve qelizore.
Paracetamoli: rënia e transaminazave serumike dhe rritja e GSH.
Me Ginkgo biloba PPC shpreh aktivitetin kardioprotektiv (eksperimentet animale).
Me përdorim me vitaminën B 12 përmirësohet memoria (eksperimentet animale).

3. Si përdoret HEPALIP FORTE®
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i forte ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Doza e zakonshme është 2 deri 3 kapsula 3 herë në ditë, gjatë periudhës kohore më të gjatë.
Kapsulat rekomandohen të mirren gjatë racionit me sasi të mesme të lëngut.
Efekti terapeutik i barit, përcillet përmes kontrollave të rregullta të gjendjes shëndetësore të përgjithshme të pacientit, si dhe në bazë të rezultateve relevante laboratorike të hetimeve të gjakut.
Për barnat të cilat përshkruhen me recetë“Ndiqni në mënyrë rigoroze instruksionet e mjekut.
Nuk duhet të ndryshoni dozat ose të ndërpritni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun.

Nëse përdorni HEPALIP FORTE®më shumë sesa duhet
Nëse keni marrë një mbidozë, këshillohuni menjëherë me mjekun ose farmacistin!

Nëse haroni të merrni HEPALIP FORTE®
Kurrë mos merrni dozë të dyfishuar për të zëvendësuar dozën e harruar.

Efektet e ndërprerjes së trajtimit me HEPALIP FORTE®
Nëse e ndërpreni përdorimin e këtij bari shpejt nuk priten kurrëfarë efekte negative.

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe HEPALIP FORTE® mund të shkaktojë efekte anësore.
HEPALIP FORTE tolerohet shumë mirë.
Reaksionet alergjike të lehta, fryerja e barkut, nauzea, diarreja dhe ngjyrosja e urinës në të verdhë të mbyllët deri në ngjyrë portokalli (për shkak të përmbajtjes së vitaminave nga kompleksi B) mund të paraqiten shumë rrallë.
Nëse vëreni ndonjë nga efektet anësore të renditura më sipër ose ndonjë efekt anësor që nuk përmendet në këtë fletëudhezim, ju lutemi informoni mjekun ose farmacistin .

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive