Lëkura disponon një sistem vetëriparues që aktivizohet menjëherë pas dëmtimit të saj꞉
Leukocitet eleminojnë mikrobet dhe pengojnë proliferimin.
Qelizat endoteliale marrin pjesë në rindërtimin e rrjetit kapilar.
Fibroblastet prodhojnë elemente të cilët përbëjnë strukturën mbështetëse të dermës, e formuar kryesisht nga acidi hialuronik, kolagjeni dhe fibrat elastike.
ACIDI HIALURONIK luan rolin kryesor në proçesin e rigjenerimit të dëmtimeve të lëkurës.
Stimulon proçesin fiziologjik të riepitelizimit.
Rikthen dhe ruan shkallën e duhur të hidratimit dhe elasticitetit të lëkurës.
Ruan një mjedis me lagështi të favorshme për rigjenerimin e indeve.
Parandalon formimin e cikatrices joestetike.
Indikacionet
Indikohet në dëmtimet e painfektuara të lëkurës.
Plagët e painfektuara (post-operatore, post-traumatike)
Irritimet dhe plasaritjet e lëkurës me origjinë të ndryshme (duke përfshirë irritimin nga panolino).
Djegie të lëkurës me origjinë të ndryshme (uji, i nxehti, dielli, etj).
Tharja e lëkurës gjatë dimrit.