Monday, November 14, 2016

Itanem (solucion për Infuzion / Injeksion)

Itanem (solucion për Infuzion / Injeksion)

ITANEM ®, 500 mg, pluhur për tretësirë për injeksion / infuzion.
ITANEM ®, pluhur 1 g për tretësirë për injeksion / infuzion.
Meropenem.

Në këtë fletëudhëzim ju do të lexoni:
1.  Çfarë është  ITANEM ® dhe për çfarë perdoret
2.  Çfarë duhet të dini para se të merrni ITANEM ®
3.  Si  përdoret ITANEM®
4.  Efektet e mundshme anësore
5.  Si të ruhet ilaçi ITANEM®

1. Çfarë është ITANEM dhe për çfarë perdoret
ITANEM është një antibiotik nga grupi i carbapenemes.
Ai reagon duke shkatërruar bakteret që mund të shkaktojnë infeksione te rënda.

Përdoret për trajtimin e:
• Pneumonia (Pneumonia);
• Infeksione të mushkërive dhe bronkiale, tek pacientët me fibrozë cistike;
• Infeksione të komplikuara te traktit urinar;
• Te infeksionet e komplikuara  abdominale,( barkut);
• Te infeksionet gjinekologjike që mund të merren gjatë dhe pas lindjes;
• Te infeksionet e komplikuara të lëkurës dhe të indeve të buta;
• infeksion akut bakterial të trurit (meningitis);
ITANEM mund të zbatohet në trajtimin e etheve tek pacientët me neutropenia, kur dyshohet se ethet janë shenjë e infeksionit bakterial.

2.  Çfarë duhet të dini para se të merrni ilaçin ITANEM

ITANEM nuk duhet ta përdorni:
• Nëse jeni alergjik (shume të ndjeshem) ndaj meropenem, apo në ndonjërën nga substancat ndihmëse të këtij ilaçi.
• Nëse jeni alergjik (shume të ndjeshëm) në antibiotikë të tjere si p.sh: penicillin, cephalosporin, ose karbapeneme, sepse ekziston mundësia që jeni alergjik edhe në meropenem.

Kur jeni duke përdorur ITANEM kini kujdes të veçantë:
Para se të filloni përdorimin e ilaçit ITANEM® konsultoheni me mjekun tuaj:
• Nëse keni probleme shëndetsore p.sh problem me mëlçi dhe veshkë.
• Nëse  pas përdorimit të antibiotikut keni patur probleme të rënda me diarre.
Mund të paraqitet test special ( testi Coombs) duke treguar praninë e antitrupave të cilat shkatërrojnë rruazat e kuqe të gjakut (eritrocitet) në organizmin tuaj.
Nëse nuk jeni të sigurt se a duhet ta perdorni ilaçin ITANEM konsultohuni me mjekun tuaj.

Marrja e ilaçeve të tjera
Tregojini mjekut tuaj nëse jeni duke marrë apo në një periudhë të afërt keni marrë ndonje ilaç tjetër, duke përfshirë edhe ilaçet të cilat merren pa recetë të mjekut, ashtu edhe produkte bimore.
ITANEM mund të ndikojë edhe në efektin e ilaçeve të tjera, gjithashtu edhe ilaçet e tjera mund të ndikojnë në efektin e ITANEM.

Veçanërisht theksoni nëse jeni duke marrë:
• Probenecid (ilaç i cili përdoret për trajtimin e infeksionit të nyjeve).
• Natrium valproat (ilaç i cili përdoret për trajtimin e epilepsisë). Ilaçi ITANEM mund ta zvogëlojë efektin e natrium vaproat-it.

Marrja e ilaçit ITANEM® me ushqim apo lëngje
Marrja e ITANEM me ushqim apo lëngje nuk ndikon ndjeshëm në efektin e ilaçit.
Marrja e ITANEM në periudhën e shtatëzanisë dhe gjidhënies.
Nëse jeni shtatëzënë, planifikoni apo jeni në gjidhënie, duhet të konsultoheni me mjekun tuaj para se të filloni ta perdorni ITANEM.
Përdorimi i ITANEM nuk rekomandohet gjatë  shtatëzanisë, mjeku juaj do të vendosë se a mund të merrni ITANEM.
Gjithesesi lajmeroni mjekun tuaj nëse beni apo planifikoni të jepni gji, para se të filloni përdorimin e ITANEM.
Sasi të vogla mund të gjinden në qumshtin e nënës dhe kështu mund të ndikojnë edhe tek bebi.
Mjeku juaj do të vendosë se a duhet të merrni ITANEM.
Konsultohuni me mjekun tuaj para se të filloni përdorimin e çfarëdo lloji ilaçi.
Ndikimi i ITANEM ngarja e  automjeteve dhe funksionimi me makineri.
Nuk ka të dhëna që ilaçi ITANEM të ketë ndikim në ngarjen e automjeteve dhe funksionimin me makineri.

Informacione të rëndësishme për disa nga përbërësit e ITANEM
ITANEM përmban natrium.
Çdo shishe prej 500 mg përmban 104 mg karbon – natriumi, përafërsisht përshtatet 2mmol natrium ( rreth 45 mg) rekomandohet kujdes i veçantë në rast përdorimi tek pacientët me dietë natriumi të kontrolluar.
Çdo shishe 1g përmban 208 mg karbon – natriumi, përafërsisht përshtatet 4 mmol natrium (rreth 90 mg) rekomandohet kujdes i veçantë në rast përdorimi tek pacientët me dietë natriumi të kontrolluar.
Informoni mjekun tuaj nëse gjendja juaj shëndetesore kërkon kontrollim të vazhdueshëm të sasisë së natriumit në gjak.

3.  Si  përdoret ITANEM

Të rriturit
• Doza e ilaçit varet nga lloji, vendi dhe ashpërsia e infeksionit. Mjeku juaj do ju caktojë sasi të përshtatëshme të dozës.
Doza e zakonshme e ilaçit është 500 mg deri në 2g në 8 orë.Në rast se keni funksionim të dobësuar të veshkave, mjeku do ju përshkruaj dozë më të vogël të ilaçit.

Fëmijët dhe adoleshentët
• Dozimi për fëmijët prej 3 muaj deri në 12 vjet caktohet sipas madhësisë dhe peshës trupore të fëmijëve. Doza e zakonshme është 10 – 40 mg sipas kilogrameve të peshës trupore , në 8 orë. Tek fëmijët me peshë trupore më të madhe së 50kg dozimi është i njejtë si tek të rriturit.
ITANEM do jua japë mjeku apo infermierja përmes injeksionit intravenoz të ngadaltë (në kohëzgjatje deri në 5 minuta), ose infuzionit intravenoz (në kohëzgjatje prej 15 deri 30 minuta). Injeksionin e ilaçit nuk duhet të përzihet apo të shtohet në tretës të cilët përmbajnë ilaçe të tjera. Injeksioni i ITANEM  duhet të merret në kohë të njëjtë çdo ditë.

Nëse keni marrë më shumë ITANEM  se sa duhet.
Nëse rastesisht ju është dhënë më shumë ITANEM  se sa ju është pershkruar, duhet të kontaktoni mjekun tuaj, apo të vizitoni institutin më të afërt mjekësor.

Nëse keni harruar të merrni ITANEM
Nëse keni humbur (harruar ta merrni) dozën e injeksionit, duhet ta merrni sa më parë.
Nëse është koha për injeksionin e radhës, lëreni dozën e kapërcyer.
Asnjëherë mos merrni dozë të dyfishtë ( dy injeksione njëkohësisht) për ta kompensuar dozën e harruar të ilaçit.

Nëse papritmas ndërpreni marrjen e ITANEM
Mos ndaloni marrjen e ITANEM gjersa nuk konsultoheni me mjekun tuaj.
Informohuni tek mjeku për çdo gjë që ju intereson në lidhje me këtë medikament.

4.  Efektet e mundshme anësore
Si çdo medikament edhe ITANEM  mund të ketë efekte anësore , po nuk do të paraqiten tek të gjithë pacientët të cilët marrin këtë ilaç.
Frekuenca e paraqitjes së efekteve anësore të numëruara, në vazhdimesi të tekstit, është e përcaktuar sipas kriterëve në vijim:
- Shumë shpesh (> 1 ne 10 pacient);
- Shpesh (>prej 1-10 ne 100 pacient);
- Periodikisht (> prej 1-10 ne 1000 pacient);
- Rrallë (> prej 1-10 ne 10 000 pacient;)
- Shume rrallë (> 1 ne 10 000 pacient);
- Panjohur (është e pamundur te vleresohet frekuenca bazuar në të dhënat e disponueshme, por është në intervalin në mes efekteve anësore të rralla edhe shumë të rralla).

Reaksione të rënda alergjike
Në qoftë se keni reaksion të rëndë alergjik, ndërpreni terapinë me ITANEM dhe menjëherë lajmeroni mjekun sepse mund të keni nevojë për trajtim urgjent mjekësor.
Do të thotë janë të mundura paraqitje të papritura:
- Skuqje e rënde, kruarje dhe njolla në lëkurë.
- Enjtje e fytyrës, buzëve, gjuhës ose ndonjë pjesë tjetër trupore.
- Mungese e ajrit, fishkëllime dhe vështirësi respiratore.

Çrregullim i rruazave të kuqe të gjakut (Frekuencë e panjohur)
Do të thotë përfshijnë:
- Humbje e papritur respiratore
- Urinë me ngjyrë të kuqe ose të kaftë.
Nëse ju paraqitet ndonjëra nga këto çrregullime, menjëherë kontaktoni mjekun.

Efekte tjera të mundshme anësore
Shpesh:
- Dhimbje të barkut;
- Të përziera;
- Të vjella;
- Diarea;
- Kokëdhembje;
- Skuqje dhe kruarje e lëkurës;
- Dhimbje dhe infeksion;
- Numër i zmadhuar i pllakave të gjakut (zbulohet përmes analizës së gjakut);
- Ndryshim i vlerave në disa analiza laboratorike (testet e funksionimit të mëlçisë).

Periodikisht:
- Ndryshime në analizat e gjakut. Zvogëlimi i numrit të pllakave të gjakut, (paraqitje e lehtë e nxirjeve(futave)), rritje e numrit të disa rruazave të bardha të gjakut, zvogëlimi i numrit të rruazave të tjera të bardha të gjakut, rritja e vlerës së bilirubinit.
Për këtë arsye mjeku juaj mund të kërkojë kohë pas kohe kontrollimin e analizave të gjakut.
-  Ndryshime në teste funskionale të gjakut, psh testet e funksionimit të veshkave,
- Paresthesias (ndjesi shpimi gjilpërash në lëkure)
- Kandidiasis ( infeksion fungal (kërpudha) e cila përfshin zgavrën dhe vaginën).
Rrallë:
- Sulmet (konvulsione).

Efektet tjera të padeshiruara:
- Infeksion i zorrëve i përcjellur me diare;
- Dhimbje në vendin e marrjes së injeksionit;
- Ndryshime në  substancat e gjakut simptomat e të cilës janë infeksionet e shpeshtuara, fibër e lartë dhe infeksione të fytit, mjeku juaj mund të kërkojë kontollim të kohë pas kohshëm të analizave të gjakut;
- Skuqje e papritur e lëkurës, shpesh e përcjellur me ethe dhe dhimbje të nyjeve.
Nëse ndonjë nga simptomat e lartë përmendura ashpërsohen, ose vëreni ndonjë efekt të padëshiruar anësor e cila mund të jetë e nxitur nga ITANEM dhe që nuk është e përmendur në këtë fletëudhëzim, informoni mjekun tuaj.

5.  Si të ruhet ITANEM
Afati i përdorimit
Ilaçi nuk duhet të përdoret pas afatit të skadimit të shtypur në paketim.

Ruajtja
Pluhuri për tretje për injeksion / infuzion të ruhet në paketim origjinal.
Këshilla nga pikëpamja mikrobiologjike, është që pluhuri i rindërtuar për injeksion / infuzion (tretës për injeksion / infuzion) përdoret menjëherë pas përgatitjes.
Në raste se nuk përdoret menjëherë, tretja për injeksion / infuzion e koncentrimit 50 mg/ml në ujë steril për injeksion mund të ruhet 2 orë në temperaturë 25°C dhe 12 orë në temperaturë 4°C.
Ruajtja e tretjes për injeksion / infuzion në tretësin e përshtatshëm për infuzion , në koncentrim meropenem nga 1 mg/ml deri 20 mg/ml është e dhënë në tabelë:

TRETJET PER INFUZION    Temperatura
1-20 mg meropenem nga 1 ml tretës    25°C      4°C
Klorid natrium  0,9 %      4 h      24 h
Glukozë 5 %       1 h      4 h
Glukozë 10 %       1 h      2 h
Glukozë 5 % dhe Klorid natrium 0,225 %   2 h      4 h
Glukozë 5 % dhe  Klorid natrium 0,9 %   1 h      4 h
Glukozë 5 % dhe  Klorid kalium 0,15 %   1 h      6 h
Manitol 2,5 %       2 h     16 h
Manitol 10 %       1 h      8 h
Normosol M ne Dekstroz 5 %    1 h      8 h
Glukozë 5 % dhe Natrijum bikarbonat 0,02%  1 h      6 h

Tretja për injeksion / infuzion të mos ngrihet.
Tretja e papërdorur nuk përdoret më pastaj!
Ilaçi i papërdorur shkatërohet në përputhje me rregullat e zbatueshme.

6.  Informacione shtesë
Çfarë përmban ITANEM

ITANEM®  1 gr
-Përmbajtja e substancave aktive: 1 shishkë përmban 1 g Meropenem në formën e Meropenem, të trihydrate (1.140 mg).
-Përmbajtja e substancave ndihmëse: karbonat natriumi, anhydrous mg 208.

ITANEM®  500 mg
-Përmbajtja e substancave aktive: 1 shishe përmban 500 mg Meropenem në formën e Meropenem, të trihydrate (570 mg).
-Përmbajtja e substancave ndihmese: karbonat natriumi, anhydrous 104 mg.

Çfare pamje ka ITANEM  dhe përmbajtja e paketimit
Pamja:
Pluhur i bardhë në  të verdhë te çelët.

ITANEM®  500 mg
Paketimi: 10 shishe qelqi prej 20 ml III grupe hidrolitike , të mbyllura me tapë  gri gome, tapë alumini dhe gri kapak plastik në një kuti kartoni.

ITANEM®  1 g
Paketimi: 10 shishe qelqi prej 30 ml dhe grupit hidrolitik, mbyllur me një tapë gome gri, kapoleze alumini dhe gri me kapak plastik ne kuti kartoni.

Mënyra e dhënies së ilaçit:
Ilaçi mund të përdoret vetëm në qëndrën spitalore mjekësore.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive