Përbërja:
Kapsula:një kapsulë përmban: Lactobacilin acidofil (trupa mikrobik inaktiv dhe të liofolizuar) 5 miliard.
Përbërës të tjerë: Mjet i kulturës së neutralizuar dhe të liofilizuar, laktoze monoidrato, kalcio carbonato, acidi sicilik, puder, magnez stearato, laktose, xhelatinë.
Bustina: një bustinë përmban: Lactobacil acidofil (trupa mikrobik inaktiv dhe te liofilizuar)10 miliard.
Përbërës të tjerë: Mjet i kulturës i neutralizuar dhe i liofilizuar, laktose monoidrato, kalcio karbonato, acid silicilik, aromë banane dhe portokalli, sheqer.
Forma farmaceutike: 20 kapsula nga 0,235 gr, 10 bustina nga 0,800 gr.
Kategoria farmakoterapeutike:
Antidiarreik i origjinës mikrobike.
Indikimet terapeutike:
Trajtimi sintomatik i diarreve nga alterimet e florës bakteriale në fëmijët dhe tek të rriturit.
Informacione që duhen të njihen përpara përdorimit të medikamenteve.
Kundërindikimet:
Produkti mund të përdoret në shtatëzëni dhe gjatë gjidhënies.
Tek fëmijët nën 2 vjeç preparati duhet të përdoret së bashku me terapi rehidruese.
Rehidrimi , qoftë në rrugë orale, qoftë në atë endovenose duhet të bëhet duke patur parasysh gjendjen e pacientit.
Mbi dy vjeç nuk është e domosdoshme një terapi shoqëruese rehidrimi.
Grada e rehidrimit (në mënyrë orale ose endovenoze) duhet të përshtatet me gravitetin e diarresë ,sipas moshës dhe sipas kushteve të pacientit.
Përdorimi dhe mënyra e dhënies së barit:
Kapsula: nga 2 deri 4 kapsula në ditë.
Në rastet e diarreve akute 2 kapsula 3 herë në ditë, ditën e parë , 2 kapsula 2 herë në ditë deri në ditën e dytë pas zhdukjes së shenjave.
Bustina:nga 1 deri në 2 bustina në ditë .
Në rastet me diarre akute nga 1 deri 3 herë në ditë , ditën e parë 2 herë në ditë, deri ditën e dytë pas ikjes së simptomave.
Zgjatja e trajtimit:
Kjo përcaktohet nga gjëndja e pacientit dhe sipas përshkrimit të mjekut.
Indikimet për përdorim:
Kapsula:
Gëlltitni një kapsulë duke pirë ujë.
Përmbajtja e kapsulës mund të tretet edhe në ujë ose qumësht dhe të jepet edhe për fëmijët e vegjël që ushqehen me biberon.
Bustina:
Hapni përmbajtjen e një bustine.
Hidhni përmbajtjen e saj në një gjysëm gote ujë. Përmbajtja e një bustine, mund të tretet në një biberon me ujë ose me qumësht.