Wednesday, November 16, 2016

Lansoprazol ICP 30 mg

1.ÇFARË ËSHTË KAPSULA GASTRO-REZISTENTE LANSOPRAZOL ICP 30 MG DHE PËR ÇFARË PËRDORET
Lansoprazol ICP 30 mg i përket grupit të inhibitoreve të pompës protonike të cilët reduktojnë sekretimin e acidit në stomak.

Lansoprazol ICP 30 mg indikohet në:

Terapinë mbajtëse të ezofagitit shkaktuar nga refluksi gastro-ezofageal.
Trajtimin e sindromës Zollinger-Ellison, një sëmundje që karakterizohet nga një rritje e tepërt e sekretimit të acidit në stomak.
Çrrënjosjen e Helicobacter pylori në pacientët me ulçer duodenale dhe ulçer stomaku beninje, i shoqëruar me antibiotikë.
Trajtimin akut të ulçerës gastrike shkaktuar nga barnat anti-inflamatore josteroidale,si dhe parandalimin e rishfaqjes së ulçerës në pacientë që përdorin këto barna.
2. PËRPARA SE TË PËRDORNI KAPSULAT GASTRO-REZISTENTE LANSOPRAZOL  ICP 30 MG

Mos përdorni Lansoprazol ICP 30 mg nëse:

Vuani nga sëmundje të rënda të mëlçisë.
Keni ndonjë problem me veshkat.
Nëse Lansoprazol ICP 30 mg është përshkruar për të trajtuar ulçerën gastrike të shkaktuar nga anti-inflamatorët josteroidal, dhe këshillohet vazhdimi i trajtimit me këto barna,atëhere mjeku juaj duhet të marrë masa për ekzaminimin e saj.
Fëmijët
Nuk është studiuar përdorimi i Lansoprazol ICP 30 mg tek fëmijët dhe për këtë arsye nuk rekomandohet përdorimi i tij në këtë grup moshë.

Shtatzënia dhe ushqimi me gji
Konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj përpara se të përdorni çfarëdo lloj medikamenti.
Nëse ju jeni shtatzënë, mjeku juaj do të vlerësojë raportin rrezik/ përfitim përpara se t’iu përshkruaj Lansoprazol ICP 30 mg.
Lansoprazol ICP 30 mg kundërindikohet gjatë ushqimit me gji.

Drejtimi i automjetit dhe përdorimi i makinerive
Lansoprazol ICP 30 mg nuk ndikon në aftësinë tuaj për të drejtuar automjetin apo përdorur makineri. Përgjumja dhe marramendja jane raportuar rrallë.
Nëse ndodhin këto simptoma, ju duhet të mënjanoni drejtimin e automjetit, përdorimin e makinerive ose kryerjen e aktiviteteve që kërkojnë përqëndrim.

Informacion i rëndësishëm mbi përbërësit e Lansoprazol ICP 30 mg
Ky medikament përmban sakarozë.
Nëse keni intolerancë nga sheqernat,ju duhet të konsultoheni me mjekun tuaj përpara se të përdorni këtë medikament.
Ky medikament përmban 0,235 mg kalium për kapsulë,e cila duhet të mbahet parasysh në pacientë me dëmtime renale ose në pacientë që mbajnë një dietë të varfër në kalium.
Ky medikament nuk përmban gluten.

Administrimi i medikamenteve të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin tuaj nëse ju po merrni apo keni marrë barna të tjera, përfshirë dhe ato pa recetë.
Disa barna mund të ndërveprojnë me Lansoprazol ICP 30 mg; në këto raste mund të jetë e këshillueshme ndryshimi i dozës ose ndërprerja e trajtimit me medikamentet e tjera.
Është e rëndësishme të informoni mjekun tuaj nëse ju po përdorni ndonjë nga barnat e mëposhtme:

Nëse ju përdorni antiacide që përmbajnë hidroksid alumini dhe magnez ose sukralfat, sepse këshillohet të prisni një orë përpara se të përdorni Lansoprazol ICP 30 mg.
Nëse përdorni ndonjë tip antikoagulanti si varfarina.
Nëse përdorni antiepileptikë si fenitoina.
Nëse përdorni barna që ndikojnë në sistemin nervor qëndror si diazepam.
Nëse përdorni teofilinë.
3. SI TË ADMINISTRONI KAPSULAT GASTRO-REZISTENTE LANSOPRAZOL  ICP 30 MG
Ndiqni udhëzimet e mëposhtme.
Mos harroni të administroni medikamentin.
Mjeku juaj do t’iu informojë mbi kohëzgjatjen e trajtimit me Lansoprazol ICP 30 mg.
Mos ndërprisni trajtimin pa u këshilluar më parë me mjekun tuaj.
Kapsula duhet të gëlltitet me ujë.
Për të përfituar efektin optimal, Lansoprazol ICP 30 mg duhet të përdoret në mëngjes 30 minuta para ushqimit, kur lansoprazoli administrohet një herë në ditë.
Kur administrohet dy herë në ditë,ai duhet të përdoret 30 minuta para mëngjesit dhe në mbrëmje një orë e gjysmë pas ushqimit të fundit dhe 30 minuta para vaktit të darkës.
Ulçer duodenale
Doza e rekomanduar është 1 kapsulë 30 mg një herë në ditë për 4 javë.
Ulçer gastrike
Doza e rekomanduar është, 1 kapsulë 30 mg një herë në ditë për 4 javë.
Në rastet kur ulçera nuk është shëruar, trajtimi mund të vazhdohet dhe për 4 javë të tjera me të njëjtën dozë, sipas këshillave të mjekut.
Në rastin e ulçerës gastrike të shkaktuar nga anti-inflamatorët josteroidal, pacienti duhet të ndjek trajtimin së bashku me këto barna.
Doza e rekomanduar është 1 kapsulë 30 mg një herë në ditë për 8 javë.
Për të parandaluar rishfaqjen e ulçerës gastrike në pacientë që ndjekin një terapi me anti-inflamatore josteroidal, doza e rekomanduar është një kapsulë 30 mg një herë në ditë për aq kohë sa mjeku e shikon të nevojshme.
Ezofagit i shkaktuar nga refluksi gastro-ezofageal
Doza e rekomanduar në trajtimin akut eshtë 1 kapsulë 30 mg një herë në ditë për 4 javë.
Nëse është e nevojshme, trajtimi mund të vazhdohet dhe për 4 javë të tjera, sipas këshillave të mjekut.
Çrrenjosja e Helicobacter pylori
Në këtë rast mjeku do iu përshkruaj disa antibiotikë të kombinuar me Lansoprazol ICP 30 mg.

Dozat e rekomanduara janë:

1 kapsulë Lansoprazol ICP 30 mg me 1 gram amoksicilinë dhe 500 mg klaritromicinë 2 herë në ditë për 7 ditë, ose
1 kapsulë Lansoprazol ICP 30 mg me 250 mg ose 500 mg klaritromicinë dhe 400 mg metronidazol dy herë në ditë për 7 ditë.
Sindroma Zollinger-Ellison
Doza e rekomanduar fillestare është 2 kapsula 30 mg në ditë.
Kjo dozë mund të rritet ose ulet, sipas vlerësimit të mjekut mbi analizat e kryera per kontrollin afat-gjatë të kësaj sëmundjeje.
Nëse doza ditore është mbi 120 mg, atëherë rekomandohet të merret dy herë në ditë.
Për shkak të eksperiencës së kufizuar, nuk rekomandohet përdorimi i Lansoprazol ICP 30 mg për një periudhë më të gjatë se ajo e rekomanduar.
Nuk është e nevojshme përshtatja e dozës edhe nëse jeni mbi 65 vjeç .

Nëse administroni më tepër Lansoprazol ICP 30 mg sesa duhet
Kontaktoni menjëherë me mjekun apo farmacistin tuaj ose shkoni në urgjencën më të afërt.

Nëse harroni te merrni Lansoprazol ICP 30 mg
Administroni dozën tjetër sa më shpejt të jetë e mundur. Mon merrni dyfishin e dozës për të kompensuar dozën e harruar.

4. EFEKTE ANËSORE TË MUNDSHME
Si të gjitha barnat, Lansoprazol ICP 30 mg mund të shkaktojë efekte anësore.
Efektet anësore që mund të shfaqen nga përdorimi i preparatit janë: diarre, konstipacion, të përziera, të vjella, dhembje abdominale, gazra në stomak, gastrit, kollë, dhembje koke, përgjumje, lodhje dhe marramendje.
Në disa raste mund të ndodhin skuqje e lëkurës dhe kruarje.
Zakonisht, këto simptoma janë të lehta dhe zhduken me kohën.
Në raste të rralla janë vënë re ndryshime në analizat e gjakut: rritje e kolesterolit, triglicerideve, enzimave të mëlçisë, kaliumit dhe acidit urik, reduktim i qelizave të bardha, trombociteve dhe eozinofileve, rritje e proteinave në urinë.
Konsultohuni me mjekun ose formacistin tuaj nëse ju vëreni ndonjë efekt anësor të papërshkruar në këtë fletëudhëzues.

5.SI TË RUANI KAPSULAT GASTRO-REZISTENTE LANSOPRAZOL  ICP 30 MG
Të mbahet në vende të paarritshme nga fëmijët.
Të ruhet në paketim origjinal, në vend të thatë dhe temperaturë nën 25°C.
Mbyllni kutinë mirë pas çdo përdorimi.
Mos përdorni Lansoprazol ICP 30 mg pas datës së skadencës së shënuar në kuti.

6. INFORMACION I MËTEJSHËM
Lansoprazol ICP 30 mg janë tableta të forta gastro-rezistente me ngjyrë të bardhë – bezhë.
Secila kuti përmban 14 ose 28 kapsula.
Përbërësi aktiv: lansoprazol
Secila tabletë përmban 30 mg lansoprazol.
Lëndët ndihmëse: Sfera sheqeri ( sakarozë, dhe amidon misri ), amidon karboksimetil natriumi, laurilsulfat natriumi, povidon, oleat kaliumi, acid oleik, hipromelozë, ko-polimer i acidit metakrilik dhe akrilat etili, trietil citrat, dioksid titani, talk.
Përbërësit e kapsulës: xhelatinë, dioksid titani ( E-171 ).
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive