PËRBËRJA
100 g xhel përmbajnë:
Lëndë vepruese: Heparinë 100.000 I.U.
Lëndë të tjera: Karbomer 940, metil-p-hidroksibenzoat, propil-p-hidroksibenzoat, vaj neroli, vaj lavande, alkool, trietanolaminë, ujë për injeksione.
VETITË
Lioton® gel është një preparat farmaceutik, në trajtën e xhelit, për përdorim të jashtëm, që përmban heparinë.
Ai është i vlefshëm, kur përdoret i vetëm ose së bashku me trajtimin sistemik, në ato gjendje të sëmura, me natyrë inflamatore ose traumatike, të cilat përfitojnë nga veprimi lokal antieksudativ, antiedematoz, antikoagulant dhe disinfiltrant i tij.
Lioton® gel falë vetive të tij ka një fushë të gjerë përdorimi, kryesisht në trajtimin lokal të patologjive inflamatore të venave, në kushtet e mjekësisë së brendshme, kirurgjisë vaskulare, traumatologjisë apo ortopedisë.
Toleranca, si lokale ashtu edhe e përgjithshme, është shumë e mirë.
INDIKIMET
Trajtimi i sëmundjeve të venave sipërfaqësore, si sindromat varikoze dhe ndërlikimet e tyre, flebotromboza, tromboflebiti, periflebiti sipërfaqësor, ulcerat varikoze.
Varikoflebiti postoperator, pasojat e safenektomisë.
Traumat dhe kontuzionet (dërmimet); infiltratet dhe edemat lokale; hematomat subkutane.
Traumat dhe tërheqjet muskulo-tendinoze dhe kapsulo-ligamentoze.
MËNYRA E PËRDORIMIT DHE DOZA
Xheli përdoret (aplikohet) 1–3 herë në ditë, duke vendosur 3 – 10 cm xhel në lëkurën mbi zonën e prekur dhe duke e shpërndarë atë nëpërmjet fërkimit të lehtë.
Për shkak të përvojës dhe të dhënave të kufizuara ky bar nuk duhet të përdoret tek fëmijët.
KUNDËRINDIKIMET
Lioton® gel nuk duhet të përdoret në rastet me mbindjeshmëri të njohur ndaj heparinës apo lëndëve të tjera përbërëse të xhelit.
PARALAJMËRIME / PËRKUJDESJE
Përdorimi i Lioton® gel në prani të gjakderdhjeve (hemorragjisë) kërkon vlerësim të kujdesshëm.
Lioton® gel nuk duhet të përdoret në rast gjakderdhje, plagësh të hapura, në mukoza apo në zona të infektuara të lëkurës.
Lioton® gel përmban metil dhe propil p-hidroksibenzoat prandaj nuk duhet të përdoret tek pacientët me mbindjeshmëri (alergji) ndaj parabeneve.
Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Nuk ka të dhëna lidhur me përdorimin e barit në periudhën e shtatzënisë apo të ushqyerjes së fëmijës me gji.
NDËRVEPRIMET
Përdorimi i heparinës mund të zgjasë më tej kohën e protrombinës në pacientët e trajtuar me antikoagulantë oralë.
EFEKTET E PADËSHIRUARA
Reaksionet alergjike të heparinës kur aplikohet në lëkurë janë shumë të rralla.
Megjithatë, në raste të veçuara, mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie, në trajtën e skuqjeve të lëkurës dhe të kruarave, të cilat me ndërprerjen e trajtimit zhduken, zakonisht, shpejt.
PAKETIMI
Tubet me 20 g;
Tubet me 30 g;
Tubet me 50 g;
Tubet me 100 g.
SHËNIME
Të ruhet në vende me temperaturë +15 deri +25° C.
Lioton® gel nuk duhet të përdoret përtej datës së skadencës të shënuar në kuti.
Mbajini barnat në vende të paarritshme prej fëmijëve!