Saturday, October 1, 2016

Daktarin

Daktarin
Xhel për gojë:
Mikonazol (si nitrat) 100mg/5ml.
Daktarin përdoret:
·         për parandalimin dhe mjekimin e infeksioneve mikotike të gojës e faringut ;
·         infeksionet gastrointenstinale;
·         mbiinfeksionet të shkaktuara nga bakteret Gram-negative.
Dozimi dhe mënyra e përdorimit
Xheli daktarin përdoret pas ushqimit.
Doza është 15mg/kg peshë në ditë.
Të rriturit:
1 deri në 2 lugë kafe xhel (5-10ml) 4 herë në ditë.
Fëmijët:
Fëmijët mbi 6 vjeç: 1 lugë kafe (5ml) 4 herë në ditë.
Fëmijët nga 2- 6 vjeç: 1 lugë kafe (5ml) 2 herë në ditë.
Fëmijët nën 2 vjeç:  ½ luge kafe (2.5ml) 2 herë në ditë.
Shënim i rëndësishëm: Trajtimi me xhelin duhet vazhduar edhe  48 orë mbasi janë zhdukur simptomat.
Kundërindikimet:
Nuk njihet ndonjë kundërindikim nga mikonazoli.
Përkujdesjet
Mikonazoli mund të fuqizojë efektin e :
·         Antikoagulantëve
·         Antiepileptikëve;
·         Hipoglicemizuesve;
Shtatzënia
Xheli i mikonazolit nuk duhet përdorur gjatë shtatzanisë.
Efektet anësore
Ndonjëhere mund të vërehen çrregullime gastro-intenstinale të lehta kalimtare.
Pyesni mjekun ose farmacistin tuaj për më shumë informacion.



Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive