Monday, October 10, 2016
Dr. Aurel Zaimi
1994-2000 diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë së Përgjithshme në Universitetin Shtetëror Tiranë.
Shtator 2000 Kursi i Urgjencave Mjekësore i organizuar nga Qendra Kombëtare Shqiptare e EMS, Ministria e Shëndetësisë, USAID, QSU Nënë Tereza, Fakulteti i Mjekësisë.
Janar 2002 – Prill 2002 Kursi i Gjuhës Turke në Akademinë Ushtarake Skënderbej, Tiranë.
Prill 2002 – Korrik 2002 Kursi i Gjuhës Turke në Shkollën e Gjuhëve të Huaja të Ushtrisë Turke në Stamboll.
Shtator 2002-Nëntor 2002 trajnim mjekësor pranë Spitalit Ushtarak GATA Ankara.
Prill 2003 – Mars 2007 Kurs Specializimi Pasuniversitar dhe fitimi i titullit: Mjek Specialist Gastrohepatolog.
Shkurt 2008 diplomuar në Endoskopinë Digjestive prej Shërbimit të Endoskopisë digjestive, Departamentit të Gastrohepatologjisë dhe Drejtorisë së QSU “Nënë Tereza”, Tiranë.
Eksperienca Profesionale:
2000 – 2002 Mjek përgjegjës në Regjimentin Ajror, Farkë.
Shtator 2002 – Nëntor 2002 Mjek Specialist në Qendrën e Kontrollit të Aviacionit në Spitalin Ushtarak (GATA) Ankara.
Janar 2003 – Prill 2003 Mjek Urgjence në Qendrën Studentore Kamëz, Tiranë.
Prill 2003 – Mars 2007 Mjek Specialist në Shërbimin e Gastrohepatologjisë, QSUT “Nënë Tereza”, Tiranë.
Tetor 2004- Mars 2007 Mjek specialist në Endoskopinë Digjestive pranë Kabinetit të Endoskopisë Digjestive nën trajnimin e Prof.Asc.Dr Skerdi Prifti, me një numër të konsiderueshëm të rasteve të ekzaminuara.
Mars 2007 – Mars 2008 Mjek Vullentar pranë Kabinetit të Endoskopisë Digjestive në qendrën universitare Nënë Tereza Tiranë.
Gjatë periudhës së specializimit pasuniversitar i angazhuar si Asistent në Endoskopinë digjestive në kabinetet e endoskopisë digjestive të Prof.Asc.Dr.Skerdi Prifti, Prof.Asc.Dr.Ilir Kajo dhe të Prof.Asc.Dr.Ilir Bibolli.
Mars 2008 – Qershor 2010 mjek Gastrohepatolog dhe në Endoskopi digjestive në Durrës International Hospital Mc.Dr.Shiroka.
Dhjetor 2010 – në vazhdim mjek Gastrohepatolog dhe Endoskopi digjestive në American Medical Center në Durrës.