Saturday, October 1, 2016

Macmiror (tableta, ovula vaginale)

Macmiror Complex – Ovul 500 mg
Macmiror – 20 Tableta
Përbërja
OVULA: Nifuratel 500 mg, Nystatine 200 000 UI, eksipiente q.s. TAB: Nifuratel 200 mg.
Nifurateli është një agjent kimioterapeutik sintetik, i cili paraqet një efekt të konsiderueshem trikomonacid, antibakterial dhe mikostatik.
Ky efekt polyvalent i tij bën të mundur trajtimin e vaginiteve me etiologji të përzierë dhe parandalon, në ndryshim nga produktet e tjera, mikozat që shkaktohen nga trajtimi specifik i trikomoniazës.
Nifurateli është një agjent antiprotozoal dhe antibakterial i cili mund të jepet edhe nga goja si në rastin e Macmiror tabletë.
Nifuratel ka një spekter të gjërë veprimi antibakterial dhe është efektiv gjithashtu ndaj Chlamydia trachomatis dhe Mycoplasma spp.
Nystatina është një fungicid mjaft i njohur, i indikuar në trajtimin e myqeve të cilët rriten si në formë filamentesh multiqelizore të quajtura Hife (hyphae) ashtu edhe si organizma njëqelizore. Veçanërisht efektiv në mjekimin e miciteve nga tipi Candida.
Shoqërimi Nifuratel-Nystatine është i aftë të arrijë një “efekt fungicid total” dhe të zhvillojë një terapi polivalente të vaginiteve që siguron eleminimin e agjentëve patogjen përgjegjës për infeksionin (Candida a., Trichomonas v., dhe baktereve) duke rikrijuar kushtet fizioligjike të florës vaginale.
Indikacionet
Terapi polivalente e infeksioneve vulvovaginale të shkaktuara nga mikrorganizma patogjene si protozoare, funge (myqe) dhe baktere.
Mënyra e përdorimit
Ovula: Një ovul vaginale në ditë, mundësisht në darkë para gjumit. Evitoni aktin seksual gjatë përdorimit.
Tableta: duhet përdorur 1 tabletë tre herë në ditë, mbas vakteve kryesore, si për gruan edhe për partnerin e saj, përgjatë një jave.
Këshillohen të përdoren të dyja format në të njëjtën kohë, nëse nuk e aplikoni në mënyrë të tillë atëhere duhet të rrisni dozën e marrjes ditore të tabletave deri në 4 në ditë.
Kundërindikacionet
Ky produkt kundërindikohet në pacientë me ndjeshmeri të njohur ndaj Nifurateli dhe Nystatinës.
Udhëzime në përdorim
Për të siguruar efektin mjekues më të mirë, futeni ovulën vaginale në pjesën e sipërme të vaginës.
Gjatë periudhës së trajtimit, evitoni aktin seksual.
Kujdes!
Terapia e zgjatur mund të shkaktojë fenomenin e mbindjeshmërisë. Në raste të shfaqjes së reaksioneve të mbindjeshmërisë, duhet të ndërpritet marrja e barit. Të mbahet larg fëmijëve.

Ruajtja
Të ruhet larg burimeve të nxehtësisë.
Të ruhet nën 25 Gradë Celcius.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive