Tuesday, November 1, 2016

Brumixol (ovul dhe crem vaginal)

PËRBËRJA:

KREMI VAGINAL 100gr e kremit vaginal përmban; ciclopiroxolamina 1gr.
Shtesat :2-octyldodecanole, cetyl alkol,stearyl alkol, myristyl alkol, dietiletanolamide ,polysorbate 60, sorbitan monostearat, alkol benzyl.acid lactik,ujë i sterilizuar.

OVULA VAGINALE:
Çdo ovulë përmban ciclopiroxolamine 0.1gr
Shtesat: glicerin semisintetike,polyoxyethyleneglycol stearato, acid benzoic.

Forma farmaceutike:
-1% krem vaginal tubet me 30 ose 77 gr me aplikatore.
-6 ovula vaginale 2.7gr secila.

KATEGORIA FARMAKOTERAPEUTIKE
Antimikrobik dhe antiseptik për përdorim gjinekologjik.

Indikacionet terapeutike:
Kandidozën vulvo-vaginale.

Kundërindikacione:
Individët me hipersensibilitete të shtuar ndaj ciclopiroxolaminës.
Në rastet e shtatzënisë dhe të gjidhënies përdoret vetëm nën kontrollin e rreptë të mjekut dhe kur është tepër e nevojshme.

KUJDESJE:
Në rastet e reaksioneve të ndjeshmërisë së shtuar ose kur shihet që ska efekt veprimi i këtij preparati është e nevojshme të ndërprisni terapinë dhe të shikoni për një trajtim tjetër.
Në rastet e kandidozës edhe tek partneri duhet bërë trajtimi paralel me kremin tek meshkujt krahas përdorimit të ovulës.

NDËRVEPRIME ME MEDIKAMENTE TË TJERA
Nuk janë njohur ndërveprime me barna të tjera.

MËNYRA E PËRDORIMIT DHE E VENDOSJES
KREMI – Futeni thellë në vaginë një dozë kremi një herë në ditë ,preferohet kur shtriheni në krevat. Është e nevojshme aplikimi i kremit edhe në zonat përreth vaginës.
OVULA – Futeni thellë në vaginë 1 herë në ditë preferohet kur shkoni në krevat.

KOHËZGJATJA:
KREM- NGA 7 DERI MAKSIMUMI 14 DITE.
OVULAT- Nga 6 ditë deri sa mjeku që ju ndjek ta shohi të arsyeshme vazhdimin e terapisë.

EFEKTET E  MUNDSHME ANËSORE
Medikamenti për përdorim vaginal është shume mirë i tolerueshëm në dozat e zakonshme,shumë rrallë mund të vihet rë ndonjë iritim i përkohshëm.
Përdorimi i zgjatur i preparatit mund të japi fenomenin e ambientimit.
Këshillohen të gjithe pacientët që të komunikojnë me mjekun dhe specialistin e tyre për cfarëdo efekti jo të përshkruar në fletëudhëzimin.

KUJDES:
Mos e përdoni preparatin mbas datës së skadencës të treguar në kuti.
Vendoseni preparatin në vende larg duarve të fëmijëve tuaj.
Ruajeni preparatin në temperaturën jo më të lartë se 25 gradë celcius.
Ështe e nevojshme ruajtja e ovulave në frigorifer.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive