Tuesday, November 1, 2016

Brunac (pika)

Përbërja:
Në 100 ml solucion gjenden 5g N-acetilcysteine.

Kategoria farmaceutike:
Preparat oftalmologjik.

Indikacionet terapeutike
Keratokonjuktiviti sicca.
Ulçerat korneale.
Keratopatite me etiologji të ndryshme.
Infeksionet korneale nga çrregullimi i sekretimit të lotit.

Kundërindikacionet
Hipersensibilitet ndaj cdo komponenti të preparatit.
Të mos përdoret në fëmijë përveç rasteve të këshilluara nga mjeku.

Ndërveprimet me medikamentet e tjera:
Nuk njihen.

Efektet në aftësine për ti dhënë makinës:
Nuk njihen.

Doza dhe mënyra e dhënies
Një dy pika 3-4 herë në ditë, në bazë të keshillës së mjekut, në varësi të nevojave terapeutike.

Mbidoza
Raste të mbidozes nuk njihen.

Efektet anësore
Rrallë vërehen irritacionet tranzitore ndaj dritës.

Kujdes!
Mbajeni larg vendeve të arritshme prej fëmijëve.
Era e keqe që ndihet kur hapet kutia nuk duhet të na bëjë të mendojme për alteracione të preparatit.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive