Wednesday, November 2, 2016

CALIPRA 10mg, 20mg, 40mg ose 80 mg tabeta të mbështjellura me cipë

1.ÇFARË ËSHTË CALIPRA DHE PËR ÇFARË PËRDORET AJO
Calipra i përket një grupi barnash të njohura si barna që rregullojnë nivelin e lipideve (zakonisht të tipit të njohura si statina).
Përdoret tek të rriturit dhe tek fëmijët e moshës nga 10 vjeç e më të mëdhenj për të ulur yndyrnat e njohura si kolesteroli dhe trigliceride në gjak në rastet kur opsionet e mjekimeve në mungesë të barnave nuk kanë qënë plotësisht të suksesëshme (p.sh. ndryshimi i të ushqyerit, shtimi i stërvitjes, humbja në peshë në raste të mbipeshës).
Kolesteroli është një substancë që gjendet normalisht në organizëm i nevojshëm për rritjen normale.
Megjithatë në qoftë se keni një sasi shumë të lartë kolesteroli në gjakun tuaj, ai mund të depozitohet në muret e enëve të gjakut duke sjellë si rezultat ngushtim të këtyre enëve të cilat eventualisht mund të bllokohen.
Ky fakt përbën një nga shkaqet më të zakonshme të sëmundjeve të zemrës.
Pranohet që nivelet e larta të kolesterolit shtojnë rrezikun e sëmundjeve të zemrës.
Faktorë të tjerë duke përfshirë edhe presionin e lartë në gjak, diabetin, shtimin në peshë, mungesën e stërvitjes dhe duhanpirjen do t’i shtohen rrezikut të sëmundjeve të zemrës.
Në qoftë se jeni i sëmurë me diabet dhe keni të paktën një tjetër faktor reziku për sëmundje kardiovaskulare, Calipra redukton rrezikun që ju të keni një sëmundje të rëndë kardiovaskulare sikurse është ataku në zemër ose goditja.
Kini parasysh se duhet të vazhdoni me dietën tuaj dhe me ndryshimet e stilit të jetës ndërkohë që jeni duke përdorur Calipra.

2. ÇFARË DUHET TË DINI PARA SE TË PËRDORNI CALIPRA

Mos përdorni Calipra në qoftë se:

ju keni patur reaksion alergjik ndaj barit;
ju keni patur probleme me mëlçinë (sëmundje aktive në mëlçi ose analiza të gjakut jonormale pa shpjegim për funksionimin e mëlçisë duke tejkaluar me 3 fish kufirin normal të sipërm);
ju jeni shtatzënë ose në periudhë ushqyerjeje me gji. Në qoftë se jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë, mjeku juaj do t’iu këshillojë që të ndërprisni përdorimin e Calipra rreth një muaj përpara planifikimit të konceptimit.
Tregoni kujdes të veçantë me Calipra, në qoftë se:

ju keni patur probleme të veshkave;
ju keni gjendër tiroide pak aktive (hipotiroidizëm);
ju keni çrregullime në muskuj (duke ju prekur juve ose të afërmit e tjerë të familjes suaj);
ju keni patur probleme muskulare të mëparshme gjatë mjekimit me barna të tjerë që ulin nivelet e lipideve (p.sh. të tjerë barna “statina” ose “fibrate”);
ju keni histori të konsumimit të lartë të alkoolit;
ju jeni më i moshuar se 70 vjeç.
Në qoftë se keni ndonjë nga problemet e mësipërme mjeku juaj do të shohë të nevojshme që ju t’i nënshtroheni një analize të gjakut përpara dhe mundësisht  gjatë mjekimit tuaj me Calipra.
Këto analiza të gjakut do të përdoren për të parashikuar rrezikun tuaj për efekte anësore që kanë lidhje me efektet në muskuj.
Tregoni mjekut tuaj në qoftë se keni patur ndonjëherë ndonjë lloj goditje, mjeku juaj do të marrë në konsideratë këtë fakt për të vendosur mjekimin dhe dozën më të mirë për ju.

Përdorimi i barnave të tjerë
Ju lutemi të vini në dijeni mjekun tuaj në qoftë se jeni duke përdorur ose keni në plan të përdorni ndonjë bar tjetër duke përfshirë edhe barnat  që përdoren pa përshkrim nga mjeku.
Ka barna që mund të ndryshojnë efektin e Calipra, ose mund të ndodhë e kundërta që Calipra të ndryshojë efektin e tyre.
Ky lloj ndërveprimi mund të ndikojë në uljen e efektit të njërit bar ose të të dyve.
Në mënyrë alternative mund të shtojë rrezikun ose rëndesën e efekteve anësore, duke përfshirë sëmundjen e rëndësishme por të rrallë të dobësimit të muskujve të njohur si rabdomiolizë (shikoni më poshtë).
Mjeku juaj do të marrë në konsideratë këtë fakt në mënyrë që të vendosë për dozën tuaj të Calipra.

Me rëndësi të veçantë është përdorimi i barnave në vazhdim:

barna që përdoren për të ndryshuar mënyrën e funksionimit të sistemit tuaj imunitar, p.sh. ciklosporina ose barna antihistaminik sikurse terfenadina, astemizoli;
disa lloje antibiotikësh ose disa barna antifungal, p.sh. eritromicinë, klaritromicinë, ketokonazol, itrakonazol, rifampicinë;
barna të tjerë që rregullojnë nivelin e lipideve. p.sh. gemfibrozil. kolestipol;
disa barna bllokues të kanaleve të kalciumit që përdoren për angina ose për presion të lartë në gjak, p.sh. verapamil, diltiazem;
barna që rregullojnë ritmin tuaj të zemrës, p.sh. digoksinë, amiodaron;
frenues të proteazës që përdoren në mjekimin e HIV, p.sh. nelfinavir;
barna të tjerë që dihet se ndërveprojnë me Calipra duke përfshirë  edhe varfarinën (që redukton formimin e trombeve në gjak), kontraceptivët oral dhe barnat antiacide (produkte që rregullojnë tretjen që përmbajnë alumin ose magnez) dhe St John’s Wort.
Kur përdorni Calipra, nuk duhet të pini më shumë se një ose dy gota të vogla të lëngut të grejpfrutit në ditë.

Përdorimi i Calipra me ushqime dhe me pije
Calipra mund të përdoret me ose pa ushqim.
Kur përdoret Calipra, nuk duhet të pini një shumë se një ose dy gota të vogla të lëngut të grejpfrutit në ditë.
Gjatë terapisë me Calipra ju nuk duhet të përdorni pije alkoolike.

Shtatzëni dhe ushqyerje me gji
Këshillohuni me mjekun ose me farmacistin tuaj përpara se të përdorni ndonjë bar.
Nuk duhet të përdorni Calipra nëse jeni shtatzënë ose nëse jeni duke u përpjekur për të mbetur shtatzënë.
Nuk duhet të përdorni Calipra nëse jeni në periudhë ushqyerjeje me gji.

Drejtimi i një mjeti dhe përdorimi i makinerive
Nuk pritet që Calipra të ketë ndikim në aftësinë e drejtimit të një mjeti ose në përdorimin e makinerive.

Informacion i rëndësishëm në lidhje me disa përbërës të Calipra
Calipra përmban laktozë monohidrat (shikoni “Informacione të mëtejshme”).
Në qoftë se mjeku juaj ju ka thënë se keni mungesë tolerance ndaj disa sheqernave, kontaktoni mjekun tuaj përpara përdorimit të këtij bari.

3. SI TA PËRDORNI CALIPRA
Përdoreni gjithnjë barin në mënyrë ekzakte sikurse ju përshkruhet nga mjeku juaj.
Ju asnjëherë nuk duhet të ndryshoni dozën ose të ndërprisni përdorimin e tij pa u këshilluar me mjekun tuaj.
Doza e zakonshme fillestare e Calipra është 10 mg një herë në ditë tek të rriturit dhe tek fëmijët e moshës nga 10 vjeç e më të mëdhenj.
Mjeku juaj mund të përshtasë dozën deri në një maksimum prej 80 mg në ditë (në qoftë se është e nevojshme).
Tabletat Calipra mund të përdoren në çdo orë të ditës, të shoqëruara ose jo me ushqim.
Nuk duhet të pini më shumë se një ose dy gota të vogla të lëngut të grejpfrutit në ditë.
Kini parasysh se duhet të vazhdoni me dietën tuaj dhe me ndryshimet e stilit të jetës ndërkohë që jeni duke përdorur Calipra.

Në qoftë se harroni të përdorni Calipra
Nëse keni harruar të merrni një dozë, merrni atë sa më parë që të jetë e mundur, përveç rastit kur është koha për dozën tjetër.
Mos e dyfishoni dozën për të kompensuar dozën e harruar.

Në qoftë se përdorni më shumë Calipra sesa duhet
Në qoftë se aksidentalisht përdorni një numër të madh tabletash Calipra (më shumë se doza juaj ditore e zakonshme), drejtohuni menjëherë tek mjeku juaj.

4. EFEKTE E MUNDËSHME ANËSORE

Efekte anësore në vazhdim janë të rëndësishme dhe duhet veprim i menjëhershëm në qoftë se ju ndodhin:

Edemë angioneurotike (enjtje e fytyrës, gjuhës dhe e laringut që mund të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje). Ky është një reaksion shumë i rrallë, i cili mund të bëhet serioz në qoftë se shfaqet. Duhet të vini menjëherë në dijeni mjekun tuaj në qoftë se ju ndodh.
Nganjëherë, pacientët kanë patur zhvillime të dobësimit ose inflamacionit të muskujve, dhe shumë rrallë ka patur progres për t’u bërë problem serioz, me rrezik përjetën (i quajtur ”rabdomiolizë”). Në qoftë se keni dobësim të muskujve, ndjeshmëri ose dhimbje dhe veçanërisht, në goftë se njëkohësisht, ju ndiheni jo mirë dhe keni temperaturë të lartë, ndërprisni përdorimin e Calipra dhe njoftoni menjëherë mjekun tuaj.
Probleme shumë të rralla prekin më pak se 1 në 10.000 pacientë që përdorin Calipra (ky fakt nënkupton se për çdo 10.000 pacientë që përdorin Calipra, 9.999 nuk priten që të kenë këto efekte anësore).

Në qoftë se keni eksperiencë të problemeve me gjakderrdhje ose me mavijosje të papritur ose të pazakonshme, ky mund të jetë një problem që ka lidhje me një sëmundje të mëlçisë. Ju duhet të këshilloheni menjëherë me mjekun tuaj.
Efekte të tjera të mundëshme me Calipra:
Sikurse të gjithë barnat, Calipra mund të shkaktojë efekte anësore, tek disa pacientë.
Efekte të zakonshme që prekin të paktën 100 në 10.000 pacientë që përdorin Calipra (ky fakt nënkupton se për çdo 10.000 pacientë që përdorin Calipra, 9.900 nuk priten që të kenë këto efekte anësore).

Këtu përfshihen:
Nauze, dhimbje abdominale, konstipacion, fendë, mostretje, dhimbje koke, dhimbje e muskujve ose e kyçeve, dobësim, diarre, pagjumësi, marramendje, dhimbje kraharori, anginë, reaksione alergjike, shpërthim i puçrrave në lëkurë, mpirje, dhimbje të kyçeve dhe dhimbje të shpinës.

Efekte të tjera anësore më pak të zakonshme që prekin disa pacientë që përdorin Calipra ose barna të tjerë të ngjashëm.
Nuk është e thënë që të gjithë këto efekte anësore të kenë lidhje me përdorimin e këtyre barnave.

Probleme të pazakonshme që prekin më pak se 100 në 10.000 pacientë që përdorin Calipra (ky fakt nënkupton se për çdo 10.000 pacientë që përdorin Calipra, të paktën 9.900 nuk priten që të kenë këto efekte anësore).

Këtu përfshihen:

Anoreksi (humbje oreksi), mpirje ose dhimbje therëse në gishta të dorës dhe të këmbës, të vjella, pankreatit, (inflamacion i pankreasit që sjell si rezultat dhimbje të stomakut), edemë periferike (p.sh. enjtje e nyjeve të këmbës), të kruara, shpërthim të puçrrave në lëkurë, spazma muskulare, hemoragji ose mavijosje të papritura, tingëllimë në veshë dhe/ose në kokë, shtim në peshë, humbje e memorjes, shpërthim i puçrrave në lëkurë që shkaktojnë kruarje, të mosndjerit mirë, impotencë, rënie flokësh. Janë vërejtur gjithashtu edhe rritje dhe rënie e niveleve të sheqerit në gjak (në qoftë se keni diabet ju duhet të vazhdoni me monitorimin e kujdesshëm të niveleve të sheqerit në gjak).
Probleme të rralla që prekin më pak se 10 në 10.000 pacientë që përdorin Calipra (ky fakt nënkupton se për çdo 10.000 pacientë që përdorin Calipra, të paktën 9.990 nuk priten që të kenë këto efekte anësore).

Këtu përfshihen:

Ulje e ndjeshmërisë së lëkurës ndaj prekjeve ose dhimbjeve të lehta, ndjeshmëri ose ngërçe të muskujve. Shpërthim i puçrrave në formë flluskash në lëkurë, hepatitit (inflamacion në mëlçi), verdhëz (zverdhje e lëkurës dhe e të bardhave të syve).
Probleme shumë të rralla që prekin më pak se 1 në 10,000 pacientë që përdorin Calipra (ky fakt nënkupton se për çdo 10.000 pacientë që përdorn Calipra, të paktën 9.999 nuk priten që të kenë këto efekte anësore).

Këtu përfshihen:

Edemë angioneurotike (enjtje e fytyrës, gjuhës dhe e laringut që mund të shkaktojë vështirësi të mëdha në frymëmarrje), sindromë Stevens-Johnson (probleme serioze në formë flluskash në lëkurë, në gojë, në sy dhe në organe gjenitale), eritemë multiforme (shpërthim puçrrash të kuqe në Murë vende-vende), rabdomiolizë (dhimbje dhe dobësim serioz i muskujve, shpesh i shoqëruar edhe me ethe), turbullim i shikimit, humbje e dëgjimit, dëmtim i tendineve, dëmtim i mëlçisë, ndryshim në ndjesinë e të shijuarit, zmadhim i gjoksit tek meshkujt.
Në qoftë se ndonjë keni nga këto efekte anësore, ose ndonjë efekt anësor të pazakonshëm, ju lutemi njoftoni menjëherë mjekun ose farmacistin tuaj.

5. SI TA RUANI CALIPRA
Mbajeni barin larg vendeve të arritshme nga fëmijët.
Mos e përdorni Calipra pas datës së skadencës që deklarohet në kutinë e kartonit.
Data e skadencës i referohet ditës se fundit të atij muaji.
Barnat nuk duhet të eliminohen përmes ujrave të zeza ose të hidhen në plehrat e shtëpisë.
Pyesni farmacistin tuaj për mënyrën se si duhet të eliminoni barnat që nuk iu nevojiten më.
Këto masa paraprake do të ndihmojnë në mbrojtjen e mjedisit.

6. INFORMACIONE TË MËTEJSHME

Çfarë përmban Calipra

Substanca aktive është atorvastatina.
Një tabletë e mbështjellur me cipë përmban 10 mg, 20 mg, 40 mg ose 80 mg atorvastatinë në formë të atorvastatinë kalciumit.

Përbërësit të tjerë janë: karbonat kalciumi, i lehtë; kopovidon; krospovidon; kroskarmelozë natriumi; laktozë monohidrat/ celulozë mikrokristalore; laurilsulfat natriumi; anhidrid koloidal i dioksidit të silicit; talk; stearat magnezi; opadry e bardhë.

Çfarë pamje ka Calipra dhe çfarë përmban kutia
Calipra 10 mg, 20 mg dhe 40 mg janë tableta me ngjyrë të bardhë, të rrumbullakëta, bikonvekse të mbështjella me cipë, me një vijë ndarëse në mes të njërës anë.
Calipra 80 mg janë tableta me ngjyrë të bardhë, të zgjatura, bikonvekse të mbështjella me cipë, me një vijë ndarëse në mes të njëres anë.
Tabletat e mbështjellura me cipë janë të paketuara në blister.
Kutia e kartonit përmban 30 tableta dhe fletën shoqëruese të barit.

Mbajtës i Autorizimit për Tregëtim dhe Prodhues ALKALOID
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive