Ky është një bar për vetëmjekim, i cili mund të përdoret për të kuruar shqetësime të lehta dhe kalimtare, që shihen qartë dhe zgjidhen pa pasur nevojë për ndihmën e mjekut.
Pra mund të blihet pa recetë, por duhet përdorur në mënyre korrekte me qëllim që të jetë efikas dhe të reduktohen efektet e padëshirueshëm.
Për informacione të mëtejshme dhe këshilla drejtohuni farmacistit.
Këshillohuni me mjekun nëse shqetësimi nuk kalon pas një periudhe të shkurtër përdorimi.
Ampula për kurim nëpërmjet avullit dhe fërkimit të kraharorit.
PËRBËRJA
Çdo ampulë prej 5 ml përmban:
Përbërësit aktivë:
Eukaliptol g 0,250
Terpineol g 0,025
Esencë pishe g 0,050
Esencë trumze g 0,050
Esencë rozmarine g 0,050
Lëndët e tjera joaktive: alkool cetilik natyral, polisorbat 80, ujë i distiluar.
SI PARAQITET
CALYPTOL INHALANT paraqitet si solucion për kurimin nëpërmjet avullit dhe fërkim të kraharorit.
Paketimi:
-Kuti prej 5 ampulash për përdorim të jashtëm prej 5 ml.
-Kuti prej 10 ampulash për përdorim të jashtëm prej 5 ml.
ÇFARË ËSHTË
CALYPTOL INHALANT është një preparat kundër sëmundjeve nga të ftohurit.
PËRSE PËRDORET
CALYPTOL INHALANT përdoret si bashkëveprues në kurimin e bllokimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes (rinit, rrufë, faringit e laringjit).
KUR NUK DUHET PËRDORUR
CALYPTOL INHALANT nuk duhet përdorur në rast hipersensibiliteti individual të vërtetuar ndaj përbërësve të tij ose çdo substance tjetër të ngjashme nga ana kimike.
SI DUHET VEPRUAR GJATË SHTATZËNISË DHE DHËNIES GJI FËMIJËS
CALYPTOL INHALANT mund të përdoret gjatë shtatzënisë dhe gjatë dhënies gji fëmijës.
MASAT GJATË PËRDORIMIT
a) Preparati, i përgatitur duke ndjekur mënyrën e përshkruar me poshtë, mund të përdoret vetëm për një kurim nëpërmjet avullimit dhe më pas duhet të eliminohet.
b) Ky preparat, pas ftohjes dhe pakësimit të formimit të avullit, nuk mund të ngrohet përsëri.
c) Kurimi nëpërmjet avullit të preparatit të CALYPTOL INHALANT mund të realizohet vetëm mbasi ena largohet nga burimi i nxehtësisë (gazit, furnelës elektrike, etj..).
CILAT BARNA DHE USHQIME MUND T’ IA NDRYSHOJNË EFEKTIN KËTIJ BARI
Asnjë bashkëveprim i njohur.
Në rast se po përdorni barna të tjera, kërkojini këshilla mjekut tuaj ose farmacistit.
ËSHTË E RËNDËSISHME TË DINI SE
Prodhimet për aplikim lokal, kur përdoren për një periudhë të gjatë ose të vazhdueshme mund të shkaktojnë acarime ose ndjeshmëri.
Në këto raste duhet të ndërpritet kura dhe të lajmërohet mjeku, me qëllim që ta zëvendësojë eventualisht me një terapi të përshtatshme.
Drejtohuni mjekut nëse, edhe pas një periudhe të shkurtër trajtimi, nuk vihen re rezultate të kënaqshme.
CALYPTOL INHALANT është një preparat që duhet përdorur vetëm për përdorim të jashtëm dhe asnjëherë nuk duhet injektuar ose gëlltitur.
SHËNIM: Duke ndenjur pa u lëvizur CALYPTOL IHNALANT ndahet në dy shtresa për shkak të një fenomeni natyral.
Kjo nuk është shenjë e prishjes së preparatit: mjafton ta tundni ampulën për ta rikthyer në gjendjen homogjene të mëparshme.
Mbajeni barin larg, me qëllim që fëmijët të mos kenë mundësi ta marrin.
SI DUHET PËRDORUR KY BAR
Për thithjen nëpërmjet avullit: 1 ampulë, 2-3 herë në ditë.
Fërkimi i kraharorit: 1 ampulë para se të shtriheni.
Kujdes: mos kaloni dozat e treguara pa u këshilluar më parë me mjekun.
Këshillohuni me mjekun edhe në rast se shqetësimi përsëritet ose keni vënë re kohët e fundit ndonjë ndryshim në karakteristikat e tij.
Kujdes: përdoreni vetëm për periudhë të shkurtër kurimi.
Udhëzime për përdorimin:
Për thithjen nëpërmjet avullit:
1) Tundeni ampulën.
Për hapjen e saj mjafton ta thyeni ampulën me gishta duke i dhënë forcë në pjesën e ngushtuar, ku shihet një vijë e vendosur për ta ndihmuar thyerjen.
2) Hidhni preparatin me ngadalë në një legen me ujë të vluar, mbasi keni hequr legenin nga burimi i nxehtësisë.
3) Thitheni avullin për të paktën 5 minuta.
Avulli duhet thithur nëpërmjet hundës dhe duhet nxjerrë nëpërmjet gojës.
Fërkimet e kraharorit
Me fansho ose garzë hidrofile të zhytur në CALYPTOL INHALANT, bëni një fërkim të lehtë mbi të gjithë kraharorin, pastaj hapeni mbi gjoksin e të sëmurit.
Nxehtësia e trupit favorizon prodhimin e vazhdueshëm te avujve balsamikë, të cilët duke u thithur kontribuojnë në mënyrë efikase në zhbllokimin e bronkeve.
SI DUHET TË VEPRONI NËSE KENI MARRË NJË DOZË TË TEPËRT TË BARIT
Nuk janë paraqitur raste mbidoze.
Në rast pirjeje/marrjeje aksidentale të një doze të tepruar të CALYPTOL INHALANT, lajmëroni menjëherë mjekun ose drejtohuni spitalit më të afërm.
EFEKTE TË PADËSHIRUARA
Nuk janë sinjalizuar efekte të padëshiruara.
Respektimi i udhëzimeve të përmbajtura në “Fletën informuese” e redukton rrezikun e efekteve të padëshiruar.
Është e rëndësishme t’ia komunikoni mjekut ose farmacistit shfaqjen e efekteve të padëshiruara.
Kërkojeni dhe plotësojeni Skedën e Sinjalizimit të Efekteve të Padëshiruara, të cilën e gjeni
në farmaci (Modeli B).
SKADIMI DHE RUAJTJA
KUJDES: mos e përdorni barin pas datës së skadimit të treguar mbi kuti.
Mbajeni barin larg, në mënyrë që fëmijët të mos kenë mundësi ta marrin.
Është e rëndësishme të keni gjithmonë në dispozicion informacionet për barin.
Për këtë arsye ruajeni kutinë dhe fletën informuese.