Wednesday, November 2, 2016

Chiaro (kapsula)

Përbërësit aktiv:
Çdo kapsulë përbëhet nga 250mg Thiclopidine hydrochloride.

Farmakologjia
I përket grupit të antiagreganteve.
Në doza terapeutike (250mg 2 herë në ditë) efekti vërehet brenda ditës së dytë dhe arrin maksimumin e veprimit brenda 5-8 ditëve me inhibim te 50-70% të agregimit trombocitar.
Metabolizohet plotësisht në mëlçi dhe ekskretohet në urinë 50-60% dhe pjesa tjeter në feçe.

Indikacionet
- Parandalim sekondar të eventeve okluzive cerebrale dhe kardiovaskulare në pacientë me faktor risku për tromboza.
- Vetëm në ato pacientë me IMA të kaluar ose me angine pectoris ku aspirina (ASA) janë të kundërindikuar ose nuk kanë patur efekt.
- Parandalim të bllokimit të Bypass aorto-coronar.
- Qarkullim extrakorporal.
- Hemodializë.

Kundërindikimet
- Hiperaktivitet ndaj CHIAROS;
- Histori hemorragjie ose në zgjatjen e kohës së koagulimit;
- Nuk rekomandohet gjatë shtatëzënisë dhe gjidhënies pasi thiclopidina ekskretohet në qumësht.

Dozimi
Në terapi të zgjatur 250 – 500 mg (1-2 tableta) në ditë të marra në mes të ushqimit.

Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive