Wednesday, November 2, 2016

Ciprol 250mg (tableta)

1.Çfarë është CIPROL film tableta dhe për çfarë përdoret
Ciprofloksacina është antimikrobik nga grupi i fluorokinoloneve, i cili inhibon enzimin AND girazën dhe kështu pengon replikimin e ADN-së bakteriale.

Përmbajtja:
1 tabletë përmban: 250,0 mg ciprofloksacinë (në formë të kloridit ciprofloksacinës).

Paketimi:
Kutia me 10 film tableta prej 250 mg

Si vepron CIPROL film tableta
Ciprofloksacina ka spektër mjaft të gjerë të veprimit antibakterial, dhe shumicën e llojeve të streptokokëve mesatarisht të ndieshëm në ciprofloksacinë.

Kur përdoret CIPROL film tableta
Ciprofloksacina përdoret te:
-infeksione të traktit urinar;
-prostatitis (kronike bakteriale);
-infeksione intrabdominale;
-diarre infektive;
-infeksion i eshtrave dhe nyjave;
-infeksion i traktit respirator;
-sinusitis (akut bakteriale);
-antraks;
-tifo abdominale;
-infeksionet e lëkurës;
-gonorea (uretrale dhe cervikale).

Çfarë duhet të dini para se të përdorni
Informoni mjekun nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, çrregullim metabolik, nëse e dini që jeni alergjik ose nëse jeni duke marrë barna të tjera.

Kur nuk duhet ta përdorni CIPROL film tableta
-Ndjeshmëri në ciprofloksacinë ose fluorokinolone të tjera.
-Përdorimi te fëmijët të moshës deri 18 vjeç.

Përkujdesjet
Gjatë përdorimit të barit kujdes të veçantë duhet kushtuar rasteve me urinë alkalike, sepse mund të rezultojë me kristaluri; rritja e vlerës së enzimeve të mëlçisë; ngritja e shtypjes intrakraniale; përdorimi i tejzgjatur mund të rezultojë me shtimin e baktereve dhe mikozave rezistente; neurotoksiteti (në faktorët e rrezikshëm numërojmë: funksionin e dëmtuar të veshkave, sëmurjet SNQ dhe depërtimi i rritur i barit në SNQ) .

Marrja e CIPROL film tableta me ushqimin dhe pijet
Gjate terapise nuk duhet të përdoret alkool.

Shtatzënia dhe ushqyerja me gji
Këshillohuni me mjekun ose farmacistin para se të filloni të merrni ndonjë bar.
Deri më sot nuk janë realizuar studime klinike të kontrolluara adekuate të shtatzënat.
Bari në shtatzëni mund të përdoret nëse mjeku vlerëson se dobia për nënën arsyeton rrezikun e mundshëm për fetusin.
Bari ekskretohet në qumështin e nënës.
Nënat në periudhën e gjidhënies te të cilat është e nevojshme përdorimi i barit, duhet ndërprerë dhënien e gjirit dhe duhet të zbatojnë regjim alternativ të ushqimit të foshnjes.

Efektet mbi aftësinë për të drejtuar automjetin dhe për të përdorur makineri
Ciproli mund të ndikojë në aftësitë psikofizike sidomos te personat që konsumojnë alkool.

Në çfarë duhet patur kujdes nëse përdorni barna të tjera
Informoni mjekun ose farmacistin nëse jeni duke marrë ose keni marrë kohët e fundit barna të tjera, qoftë edhe ato pa përshkrimin e mjekut.

3. Si përdoret CIPROL film tableta
Nëse vëreni se efekti i barit është shumë i fortë ose shumë i dobët këshillohuni me mjekun ose farmacistin.
Infeksionet e traktit urinar: të lehta-250mg çdo 12 orë, në kohëzgjatje prej 3-5 ditë;
mesatarisht të rënda-250 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë;
të rënda -500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej  7-14 ditë;
Prostatitis (infeksione kronike bakteriale): 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 28 ditësh.
Infeksionet intraabdominale: 500mg, çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë.
Kohëzgjatja e terapisë është adaptuar shkallës së infeksionit, kështu që te infeksionet e komplikuara është i domosdoshëm trajtim i zgjatur.
Diarrea infektive: profilaksa-500mg një herë në ditë në kohëzgjatje më së shumti deri 3 javë; terapia-500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 5-7 ditë.
Infeksionet e eshtrave dhe nyjave: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 4-6 javë (sipas nevojës edhe më gjatë).
Në rast të infeksioneve të rënda rekomandohet të përdoren 750 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 4-6 javë (sipas nevojës edhe më gjatë).
Infeksionet e traktit respirator: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7 – 14 ditën, ndërsa në raste të rënda përdoren 750 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7 – 14 ditë.
Ciprol kryesisht rekomandohet në rastet kur te pacienti nuk ka përgjigje terapike adekuate gjatë përdorimit të ndonjë antbiotiku tjetër dhe kur është fjala për infeksione të shkaktuara pneumokoket rezistente.
Sinusitis (akut, bakterial): 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
Antraks: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 60 ditësh (terapia është e efikase sa më herët që të përdoret Ciprol-i pas infektimit me shkaktarin e sëmundjes).
Ethet e tifos: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 10 ditësh.
Infeksionet e lëkurës: 500 mg çdo 12 orë në kohëzgjatje pre 7-14 ditën, dërsa te infeksionet e komplikuara përdoren 750 mg, çdo 12 orë në kohëzgjatje prej 7-14 ditë.
Gonorea (uretrale dhe cervikale): 500 mg një herë.

Dozimi te pacientët me funksion të dëmtuar të veshkave:
Nëse vlera e klirensit të kreatininës është më e madhe se 50mL/min përdoret dozimi i zakonshëm.
Nëse vlera e klirensit është ndërmjet 30-50mL/min, jepet doza prej 250-500 mg çdo 12 orë, ndërsa te vlera nën 30 mL/min, bari jepet në intervale çdo 18 orë.
Pacientëve pas përfundimit të hemodializës u jepet doza prej 250-500 mg çdo 24 orë.
Ciprol film tabletat duhet përdorur me sasi të madhe të lëngut.
Film tabletat nuk rekomandohet të përdoren me qumësht ose jogurt, sepse mund ta zvogëlojnë absorbimin e barit.

Nëse keni marrë më shumë CIPROL se është dashur
Nëse keni marrë dozë më të madhe të CIPROL film tableta menjëherë bisedoni me mjekun tuaj ose farmacistin.
Në rast të mbidozimit akut, duhet të provokohet vjellja ose të zbatohet lavazhi gastrik.

Nëse keni harruar që të merrni CIPROL film tableta
Asnjeherë mos e merrni dozën e dyfishtë për të plotësuar atë që keni kapërcyer përdorimin e barit!

4. Efektet anësore të mundshme
Si të gjitha barnat e tjera, edhe CIPROL film tableta mund të shkaktojë efekte anësore.
Nëse Ciproli përdoret sipas dozave të rekomanduara atëherë efektet e padëshiruara janë të përballueshme dhe kryesisht manifestohen me vështërsi në tretje (mundim, vjellje, dhembje në bark, barkqitje).
Efektet tjera të padëshirueshme janë: SNQ (pagjumësia kokëdhembja marramendja, shqetësimi, lodhje); sistemi kardiovaskular (palpitacionet ekstrasistolet ventikulare, flateri atrial, sinkopë hepertensive-mjaft rrallë); çrregullimi i shijes, çrregullimi i të pamurit, hipersensitiviteti (puçrra në lëkurë, kruarje ethe) ndryshime në pasqyrën diferenciale të gjakut.
Nëse vëreni çfarëdo simptome të cilat do të mund të jenë reakcion i padëshiruar nga CIPROL film tableta, e nuk janë përmendur në këtë udhëzim, informojeni mjekun tuaj ose farmacistin!

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Mbajeni larg fëmijëve.

Afati i përdorimit
Bari nuk duhet përdorur pas kalimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim.

Mënyra e dhënies së barit
Bari jepet me recetë të mjekut.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive