Wednesday, November 2, 2016

Clorexil (solucion, spraj, paste)

Indikacionet

Gingiva hiperemike;
Gingivit;
Stomatit;
Rigjenerim gingivash;
Ulje e florës bakteriale.
Chlorexidine, aktivitet antibakterial ndaj bakterieve të gojës duke i eleminuar ato me mekanizma kimik dhe mekanik.

Neutralizim i pH acid.
Fluori, ndihmon në mineralizimin e gingivave dhe përdoret gjithashtu në rastet e retraktimit të tyre.
Echinacea, e pasur në alkylamid, bën të mundur sekretimin e salivës, duke mundësuar në këtë mënyre mbrojtje natyrale kundër bakterieve të cilat formojnë pllaka (plaque-forming bacteria.

Reduktimi i inflamacionit gingival.
Propolis, frenon riprodhimin e bakterieve në kavitetin oral, kuron stomatitin nekrotik, aftet dhe candidozën orale duke parandaluar formimin e pllakave dhe kariesit dentar.
Redukton ndjeshmërinë e shtuar të dhëmbëve, forcon pulpën dentale.

Redukton inflamacionin akut dhe kronik te gingivave (paradontosis).
Të gjithë këta përbërës ndihmojnë dhe mbajnë higjenën e gojës tuaj duke eleminuar erën e keqe nga goja.

Clorexil Solucion
Clorexidine 0.2% + fluor + echinacea | 200ml

Përbërësit
Ujë, xylithol, polisorbat-20, ekstrakt nga Echinacea angustifolia, propilen glikoli, dimethyl, sulphon, arome mente, diglukonat chlorexidine, menthol, fluorid sodiumi.

Mënyra e përdorimit
Të aplikohet pas larjes normale të dhëmbëve duke mundësuar kalimin e plote të likidit midis hapësirave të dhëmbëve dhe në gingiva.
Këshillohet dy herë në ditë nga 30 sekonda.
Mund të hollohet me 5-10 ml ujë.

Kujdes!
Të mos përdoret gjatë shtatëzënisë.

Clorexil Pastë Dhëmbësh Gel
Clorexidine 0.2% + fluor + echinacea | 75 ml.
Për dhëmbë të shëndetshëm dhe të fortë.
E vetmja e cila lejohet edhe gjatë shtatëzënisë.

Përbërësit
Ujë, sorbitol, sarcosinat lauroyl N-sodiumi, betaine cocamidopropyl, glicerine, xylithol. Polyacrrylamid dhe isoparafine + Laureth-7. Acesulfam k, PPG-5 Ceteth-20, Aroma Menta, Polyquaternium-2B, Menthol, chlorexidine, ekstrakt nga Echinacea Angustifolia, tetrasodium EDTA, fluorid sodiumi.

Mënyra e përdorimit
Për një higjenë orale racionale, përdorimi optimal i xhelit konsiston në aplikimin e tij afërsisht 2 cm mbi furçë.
Dhëmbët të lahen në drejtim vertikal, tre herë në ditë pas vakteve kryesore.

Clorexil Spray Junior
Clorexidin 0.12% + Fluor + Propolis + Echinacea | 20 ml,

Përbërësit
Ekstrakt nga propolis cera, propylen glycol , ekstrakt nga Echinacea angustifolia, sulphon dimethyl, acid citric, citrat argjendi, chlorexidine diglukonati, fluorid sodium.

Mënyra e përdorimit
Një deri në dy sprucime, tre herë në ditë, këshillohet pas vakteve kryesore.

Clorexil Spray Adulti
Clorexidil 0.2 % + Fluor + Propolis + Echinacea | 20 ml

Përbërësit
Ekstrakt nga propolis cera, propylen glycol , ekstrakt nga Echinacea angustifolia, sulphon dimethyl, acid citric, citrat argjendi, chlorexidine diglukonati, fluorid sodium.

Mënyra e përdorimit
Një deri në dy sprucime, tre herë në ditë, këshillohet pas vakteve kryesore.
Këshillohet të përdoret në ata pacientë të cilët kanë bërë ndërhyrje kirurgjikale të gojës.

Kujdes!
Të mos përdoret gjatë shtatëzënisë.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive