Wednesday, November 2, 2016

Cvit 500 mg (tableta për përtypje)

1. Çfarë është CVit dhe për çfarë përdoret?
CVit tabletat për përtypje i takojnë grupit të preparateve të vitaminave (vitaminë C).
Përmbajnë vitaminën C e cila është e domosdoshme për mbajtjen normale të funksionit të organizmit.
Duhet të merret me ushqim ose mënyrë sintetike pasi që organizimi i njeriut nuk mund ta sintetizojë.
Ushqimi me sasi të pamjaftueshme të vitaminës C shkakton shfaqjen e simptomeve të defiçitit (pamjaftueshmërisë) së kësaj vitamine.
CVit tabletat për përtypje janë për prevencë dhe mjekim të gjendjeve të ndryshme të deficitit të vitaminës C, si dhe për nevojat e shtuara të organizmit për vitaminë C.

Përbërja: Një tabletë CVit® për përtypje përmban acid askorbik 200,0 mg (në formë granulati 90%) dhe acid askorbik 300,0 mg (në formë të askorbatit të natriumit).

Paketimi: CVit® tabletat për përtypje janë të paketuara në shishe me 50 tableta.

Si vepron CVit?
Funksioni kryesor i acidit askorbik është në lidhje me sintezën e kolagjenit dhe të materialit brendaqelizor të indeve të ndryshme (psh. dhëmbëve, eshtrave, kërcës, endotelit kapilar).
Gjithashtu, acidi askorbik është antioksidues i cili pengon efektet e dëmshme të radikaleve të lira.
Merr pjesë në proçesin e rindërtimit të antioksiduesit të vitaminës E.
Ndihmon përthithjen e hekurit nga zorrët.
Merr pjesë në procesin e shërimit të plagëve dhe të djegieve. Stimulon forcat mbrojtëse të organizmit.

Kur përdoret CVit?
CVit tabletat për përtypje përdoren në:
Parandalim dhe mjekim të skorbutit dhe të hipovitaminozës C.
Gjendjet në të cilat është e shtuar nevoja për vitaminë C, siç janë: infeksionet, sëmundjet kronike, ngarkesa e shtuar psikike dhe fizike, lodhja, gjendjet mbas ndërhyrjeve kirurgjike, stresi, neoplazmat, lëndimet të cilat ngadalë dhe vështirë mbyllen (plagët, djegiet, thyerjet), ushqimi i njëtrajtshëm posaçërisht gjatë dimrit dhe herët në pranverë, pirja duhanit dhe alkoolizmi, hipertireoidizmi (funksioni i rritur i gjëndrës mbrojtëse).

2. Çfarë duhet të dini para përdorimit të barit?
Njoftoni mjekun nëse merrni barna tjera, keni ndonjë sëmundje kronike, ndonjë çrregullim metabolizmi, jeni të tejndjeshëm në barna ose keni pasur reaksion alergjik në ndonjërin prej tyre.

Kur nuk duhet të merrni barin
Nuk duhet të merrni CVit nëse jeni të tejndjeshëm në cilindo prej përbërësve të barit (shikoni Përbërja).

Vërejtjet dhe masat e vëmendjes
CVit me vëmendje duhet të merret te:
Të sëmurët me hiperoksaluri ose gurë në veshke në histori të sëmundjes (çrregullimet metabolike të cilat karakterizohen me sekretim të acidit oksalik me urinë). Teprica e oksalateve nuk mund të tretet në urinë, kështu që kristalet precipitohen dhe krijojnë gurëz.
Personat te të cilët në anamnezë familjare ose te ata vetë është shënuar aktivitet i ulur glukozë-6-fosfat dehidrogjenazës (enzim i cili gjendet brenda qelizave të kuqe të gjakut). Ekziston mundësia e formimit të reaksionit hemolitik (degradim i rritur i eritrociteve – qelizave të kuqe të gjakut).
Pacientët të cilët vuajnë nga hemokromatoza, talasemia ose anemia sideroblastike.

Përdorimi i tabletave CVit për përtypje me ushqim dhe pije
Marrja e ushqimit dhe pijeve nuk ndikon në veprimin e barit.

Përdorimi gjatë shtatzanisë dhe gjidhënies.
Para se të merrni ndonjë bari, këshillohuni me mjekun ose farmacistin tuaj.
Shtatzanat dhe nënat që japing gji nuk duhet të marrin doza më të larta se doza ditore të rekomanduara.
Dozat e larta të acidit askorbik te shtatëzënat mund të çojnë deri të adaptimi i fetusit në doza të larta të kësaj vitamine dhe shfaqja e skorbutit (gjakderdhjes nga mishi i dhëmbëve) te të porsalindurit.
Acidi askorbik tejkalon në qumështin e nënës.
Qumështi i nënës përmban 30 deri 55 mg acid askorbik në litër, varësisht nga doza e aplikuar.
Nëse fëmija pi 850 ml qumësht nëse do të merr rreth 35 mg acid askorbik, që është në kufi të dozave të rekomanduara.

Ndikimi në aftësitë psikofizike gjatë ngarjes së automjeteve dhe të makinave
Bari nuk ndikon në aftësitë tuaja për ngarje të automjeteve dhe të makinave.

Çfarë duhet të dini për materiet ndihmëse të cilat përmbajnë CVit?
Ky bar përmban sorbitol.
Në rast të intolerancës në ndonjërin prej sheqernave drejtojuni mjekut tuaj para përdorimit të këtij bari.

Çfarë duhet pasur parasysh nëse merrni barna tjera
Të keni parasysh që këto informacione mund të kenë relacione edhe me barna të cilat tashmë nuk i merrni si edhe në barna të cilat planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Njoftoni mjekun ose farmacistin nëse merrni ose deri vonë keni marr ndonjë bar tjetër, përfshirë edhe barnat që merren pa recetë mjeku.
Te aplikimi i njëkohshëm i acidit askorbik (vitaminë C) me desferoksaminë (antidot i helmimit me hekur), mund të vjen deri te rritja e toksicitetit të hekurit në inde, posaçërisht në zemër.
Për këtë acidi askorbik nuk do të duhej të përdoret muajt e parë mbas fillimit të mjekimit me desferoksaminë.
Acidi askorbik mund të ulë pakësojë koncentrimin e antidepresivëve treciklik në gjak, pasi që rritin eliminimin e tyre.
Acidi askorbik mund të rritë koncentrimin e etinilestradiol-it në serum, nëse merret njëkohësisht me kontraceptivët oral.
Në doza të larta mund të pakësojë resorbimin e antikoaguluesve (varfarinës) nga sistemi tretës.
Nëse aplikohet njëkohësisht me aspirinë rritet eliminimi i acidit askorbik përmes urinës.
Acidi askorbik në sistemin tretës pakëson dukshëm resorbimin e vitaminës B12 nga ushqimi.
Pacientët me defiçit të vitaminës B12, vitaminën C duhet ta marrin së paku 2 orë mbas ngrënies.

3. Si përdoret CVit?
Nëse mendoni që CVit shumë dobët ose shumë fuqishëm ndikon në organizmin tuja, drejtojuni mjekut ose farmacistit tuaj.
Të rriturit: Te defiçiti i manifestuar i vitaminës C (skorbuti) doza e rekomanduar është 1000 mg/ditë (2 tableta).
Të gjendjet me nevojë të shtuar për vitaminë C aplikohen 500 mg/ditë (1 tabletë).
Fëmijët: Tabletat CVit për përtypje 500 mg nuk është e përshtatur për aplikim te fëmijët.

Vërejtje: Në shishe, përveç tabletave CVit për përtypje gjendet edhe kapsula me silikagel për thithje lagështie.
Silikagel kapsula për thithje lagështie nuk duhet të gëlltitet.

Nëse keni marrë më shumë bari se sa që do të duhej
Nëse keni marrë dozë më të madhe të CVit se sa që do të duhej, bisedoni menjëherë me mjekun ose farmacistin Tuaj!
Dozat e mëdha të acidit askorbik mund të acidifikojnë më tepër urinën, duke shkaktuar hiperoksaluri dhe precipitimin e gurëzve në sistemin urinar.
Dozat e larta te pacientët me deficit të glukozë-6-fosfat-dehidrogjenazës mund të shkaktojnë anemi hemolitike.
Në rast se keni marrë më shumë tableta se sa që do të duhej, marrjen e barit duhet ndërprerë, kurse shenjat e tejdozimit, nëse është e nevojshme, duhet të mjekohen si simptomatikisht.

Nëse keni harruar të merrni CVit
Kurrë mos merrni dozë të dyfishtë për të kompensuar dozën e kapërcyer të barit!
Nëse keni harruar të merrni CVit, dozën e kapërcyer merreni sa më shpejt, dhe pastaj vazhdoni me intervalet e zakonshme.

Çfarë ndodhë nëse befas ndërpreni marrjen e CVit?
Nëse befas ndërpreni marrjen e këtij bari, nuk priten kurrfarë efektesh negative.

4. Efektet e padëshirueshme të barit
Sikurse edhe barnat tjera edhe tabletat CVit për përtypje mund të shkaktojnë efekte të caktuara të padëshirueshme.
Acidi askorbik rëndom tolerohet mirë dhe në kuadër të dozave të rekomanduara nuk shkakton efekte të padëshirueshme.
Efektet e padëshirueshme shfaqen zakonisht mbas përdorimit afatgjatë të dozave të larta (dozat orale më të larta se 1 g/ditë mund të shkaktojnë diarre, kurse dozat më të mëdha se 600 mg mund të veprojnë lehtazi në mënyrë diuretike).
Përdorimi afatgjatë i dozave të larta të acidit askorbik gjithashtu mund të shkaktojë mundim, vjellje, djegie stomaku, spazma të barkut, skuqje të lëkurës, kokëdhimbje, kurse rrallë edhe hiperoksaluri me mundësi të shfaqjes së gurëzëve oksalat në veshke.
Nëse vëreni cilindo prej simptomeve të cilët do të mund të jenë reaksion i padëshirueshëm në bar, kurse nuk janë përmendur në këtë udhëzim, njoftoni mjekun ose farmacistin Tuaj.

5. Ruajtja dhe afati i përdorimit
Ruajtja
Bari të ruhet në temperaturë deri 25ºC.
Bari të mbahet larg arritshmërisë së fëmijëve!

Afati i përdorimit
I shënuar në paketim.
Bari nuk duhet të përdoret mbas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!

Mënyra e dhënies të barit
Bari jepet pa recetë mjeku.
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive