Saturday, November 5, 2016

Diklofen (ampula)

ÇFARË ËSHTË DIKLOFEN DHE PËR ÇFARË PËRDORET
PËRMBAJTJA

Forma Farmaceutike dhe përmbajtja:
tretësirë për injeksion.
3 ml tretësire për injeksion përmbajnë 75 mg diklofenak natriumi.

PAMJA
Tretësirë e kthjelltë, e pa ngjyrë, në të verdhë.

SI VEPRON BARI DIKLOFEN
DIKLOFEN-I është bar që i përket grupit të barnave antiinflamator josteroidal.
Këto barna ulin inflamacionin, zbusin dhe largojnë dhimbjet dhe ulin temperaturën e ngritur të trupit.

KUR PËRDORET BARI DIKLOFEN
DIKLOFEN injeksionet jepen për zbutjen dhe largimin e dhimbjeve të forta akute në këto gjendje:

dhimbje të forta të shkaktuara nga gurët në veshka;
dhimbjet akute nga keqësimi i sëmundjeve reumatike (artritisi rheumatoid, osteoartritisi, gihti akut);
dhimbje të mëdha në nyje, shtyllë kurrizore dhe shpinë;
dhimbje pas operacioneve;
dhimbje pas dëmtimeve (thyerjeve);
dhimbje akute si pasojë e inflamacionit të indeve të buta (nyjet e shpatullave, muskujve etj.).
DIKLOFEN ampulat 75mg/3ml nuk janë të destinuara për përdorim në fëmijë.

ÇFARË DUHET TË DIJMË PARA SE TA MARRIM BARIN DIKLOFEN
Paralajmëroni mjekun nëse përdorni barna tjera, nëse vuani nga ndonjë sëmundje kronike, nga ndonjë çrregullim të metabolizmit, nëse jeni të mbindjeshëm në barna apo keni pasur ndonjëherë reaksione mbindjeshmërie prej ndonjë bari.

BARI DIKLOFEN NUK DUHET TË PËRDORET
DIKLOFEN tretësira për injeksion nuk duhet të aplikohet në këto raste të poshtëshënuara:

Nëse jeni alergjik në këtë bar apo në ndonjërin nga substancat ndihmëse që e përbëjnë këtë bar (natrium bisulfit);
Nëse më herët keni pasur ndonjë reaksion mbindjeshmërie ndaj aspirinës apo barnave tjerë antiinflamator josteroidal (vështirësi në frymëmarrje, ënjtje dhe sekretim i rritur prej hunde apo skuqje nëpër lëkurë);
Nëse keni pasur ulçerë të stomakut apo në zorrën dhymbëdhjetëgishtore, gjakderdhje nga trakti gastrointestinal;
Nëse keni vërejtur gjak gjatë vjelljes apo zbrazjes së zorrëve apo keni pasur jashtëqitje me ngjyrë të zezë;
Nëse jeni 3 muajsh shtatëzënë;
Nëse vuani nga porfiria.
VËREJTJE DHE KUJDES
Përdorni DIKLOFEN tretësirën për injeksione me kujdes nëse ndonjëherë keni pasur simptoma të çrregullimit të traktit gastrointestinal, ulçerë në stomak apo zorrë, nëse keni colitis ulçeroz apo sëmundjen e Chron-it.
Kujdes i shtuar duhet bërë nëse keni çrregullim të funksionit të veshkave apo mëlçisë, nëse vuani nga sëmundjet e zemrës, nëse keni tension të rritur të gjakut, çrregullime në koagulim të gjakut, nëse vuani nga astma bronkiale, nëse jeni më të mëdhenj se 65 vjet.
Aplikimi i gjatë i barnave antiinflamatore josteroidale kërkon rregullisht monitorim të funksionit të veshkave dhe mëlçisë si dhe kontrollim të analizës së gjakut.
Kjo është veçanërisht e nevojshme tek pacientët e shtyer në moshë.
Tek pacientët me astmë bronkiale, DIKLOFEN-i dhe barnat tjerë antiinflamatorë josteroidal mund të shkaktojnë bronkospazëm.
Aplikimi i DIKLOFEN-it tek pacientët me porfiria mund të shkaktojë fillim të sulmeve.
Tretësira për injeksion DIKLOFEN mund të maskojë simptomet e një infeksioni.
DIKLOFEN ampulat 75mg/3ml nuk janë të destinuara për përdorim në fëmijë.

APLIKIMI I BARIT DIKLOFEN ME LËNGJE DHE USHQIM
Marrja e lëngjeve dhe ushqimit nuk ka ndonjë efekt të madh në barin DIKLOFEN.

APLIKIMI I BARIT DIKLOFEN GJATË SHTATZANISË DHE GJIDHËNIES
Para se të filloni të merrni DIKLOFEN ampulat konsultohuni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Diklofeni nuk duhet aplikuar gjatë kohës së shtatzanisë dhe gjidhënies, vetëm në ato rastë kur është më se i nevojshëm, në ato rastë kur mjeku juaj e vlerëson të njëjtën.
Nuk duhet të merrni DIKLOFEN në tre mujorin e fundit të shtatzanisë për shkak të anomalive të mundshme të fetusit.

NDIKIMI I BARIT DIKLOFEN NË NGARJEN E AUTOMJETIT DHE DREJTIMIN E MJETEVE TJERA MOTORIKE
Nëse më herët gjatë marrjes së barnave antiinflamatore josteroidale keni vërejtur marramendje, kokëdhimbje, përgjumje apo ndonjë çrregullim të mundshëm të të parit mos ngisni automjet apo mos drejtoni mjete të rënda motorike.

INFORMACIONE TË RËNDËSISHME PËR DISA NGA SUBSTANCAT NDIHMËSE TË BARIT
Natrium-bisulfiti rrallë herë mund të shkaktojë reaksione të rënda hipertenzive dhe bronkospazëm.

MARRJA ME BARNA TJERA
Kini parasysh se këto informacione mund të vlejnë edhe për barnat që më nuk i përdorni, si dhe në barnat që planifikoni ti merrni në të ardhmen.
Paralajmëroni mjekun apo farmacistin tuaj nëse keni përdorur barna tjera, përfshirë këtu edhe barnat që jepen pa recetë të mjekut.
DIKLOFEN-i mund të rritë përqëndrimin e litiumit në plazmë dhe glikozideve kardiotonike (digoksin).
Marrja paralele e DIKLOFEN-it me barnat kundër koagulimit të gjakut mund të ngritë rrezikun e gjakderdhjes.
DIKLOFEN-i shumë rrallë mund të ndikojë në veprimin e barnave kundër sëmundjes së sheqerit, prandaj është e nevojshme përshtatshmëria e dozave të antidiabetikëve oral.
Marrja paralele e DIKLOFEN-it me ciklosporina apo metotreksat mund të rrisë efektin toksik të këtyre barnave.
Interaksioni i antibiotikëve kinolone (ciprofloksacinë) dhe DIKLOFEN mund të shpjerë deri te paraqitja e konvulzioneve.
Duhet shmangur marrjen e njëkohëshme të DIKLOFEN-it dhe barnave tjerë antiinflamatorë josteroidal (aspirin apo ibuprofen) apo korikosteroide, sepse rritet rreziku për gjakderdhje gastrointestinale.
DIKLOFEN mund të zvogëlojë veprimin e barnave kundër shtypjes së lartë të gjakut (beta blokatorëve, ACE inhibitorëve), diuretikëve dhe mifepristonit (bar për ndërprerjen e shtatzanisë).

SI PËRDORET BARI DIKLOFEN?
Mjeku juaj do të vendosë kur dhe sa injeksione DIKLOFEN do të duhet të merrni.
Injeksioni jepet intramuskular, thellë në muskulin gluteus.
Doza e zakonshme është 1 apo më së shumti 2 ampula (75 – 150mg) në ditë, jo më shumë se 2 ditë.
Nëse është e nevojshme, terapia vazhdohet me tabletat gastrorezistente DIKLOFEN, apo supostot DIKLOFEN.
Tek pacientët e moshuar, mjeku juaj do të përcaktojë dozën e zakonshme për të moshuar.
Nëse mendoni se bari DIKLOFEN vepron shumë fortë apo shumë pak në organizmin tuaj atëherë drejtohuni mjekut apo farmacistit tuaj.

EFEKTET E MUNDSHME TË PADËSHIRUARA
Si të gjithë barnat tjera, ashtu edhe Diklofen-i mund të shfaqë reaksione të padëshiruara.
Nëse vëreni ndonjë nga shenjat e përmendura më poshtë ndërpritni marrjen e barit dhe drejtohuni mjekut tuaj: dhimbje në stomak, tretje të vështirësuar, neveritje, vjellje, cila do shenjë e gjakderdhjes në stomak apo në zorrë, skyqje nëpër lëkurë, lezione të skuqura me dhimbje nëpër lëkurë, gërhitje apo frymëmarrje e shkurtuar, lëkurë e verdhë, dhimbje në fyt, temperaturë e lartë, ndryshime të papritura në sasi të urinimit, në vendin e injektimit mund të paraqitet dhimbje, skuqje apo fortësim i vendit. Drejtohuni mjekut nëse mavijosjet shfaqen më lehtë se zakonisht, nëse ju dhemb fyti pandërprerë apo keni shpesh infeksion.
Shpesh në pacientë që marrin DIKLOFEN tretësirë për injeksion mund të shfaqen këto reaksione të padëshiruara: dhimbje koke, diarre, humbje e peshës trupore apo e oreksit, ënjtje të lëkurës.
DIKOFEN-i mund rrallë të shkaktojë: përgjumje, lodhje, ulcus apo gjakderdhje nga stomaku, brokospazëm, ulje të shtypjes së gjakut, çrregullim të funksionit të mëlçisë përfshirë këtu hepatitis apo verdhëzën, mbledhje të lëngjeve në organizëm.
Shumë rrallë mund të shfaqen: therrje dhe mpirje të gishtave, tremor apo dridhje, të parit e mjegulluar apo të parit e dyfishtë, dëmtim apo humbje të të dëgjuarit, zhurmë në vesh, pagjumësi, ëndrra të këqija, ankth, ndryshim të disponimit, çorientim apo humbje të të mbajturit mend, kokëdhimbje, ulçera në gojë, ndezje të gjuhës, çrregullim në shije, çrregullim i zorrës së trashë, veshkave apo mëlçisë, përmbajtja e proteinave apo e gjakut në urinë, akne në lëkurë, rënie e flokëve, ndezje të pankreasit, impotencë.
Në shumicën e pacientëve, DIKLOFEN nuk shkakton asnjë nga këto reaksione që i përmendëm më lart.
Nëse vëreni ndonjë shenjë e cila mund të ishtë reaksion ndaj DIKLOFEN-it e që nuk është përmendur në këtë fletëudhëzim, lajmëroni mjekun tuaj.

SI TË RUHET BARI DIKLOFEN
AFATI I PËRDORIMIT
3 vjet.
Bari nuk duhet të përdoret pas skadimit të afatit të përdorimit të shënuar në paketim!
Share:

Shqiperia JO Duhanit

Blog Archive