Çfarë është Doxycyclin Axapharm dhe kur përdoret?
Doxycyclin Axapharm është një antibiotik i grupit të tetraciklinës që vepron kundër shkaktarëve bakterialë të infeksioneve.
Doxycyclin Axapharm përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut për trajtimin e një numri të shumtë të infeksioneve:
Infeksionet e traktit respirator;
Infeksionet e veshëve, hundës dhe fytit;
Infeksionet e gojës;
Infeksionet e traktit urinar dhe organeve gjenitale;
Infeksionet e lëkurës dhe pjesëve të buta;
Infeksionet e sistemit të tretjes;
Infeksionet e syrit.
Çfarë duhet vënë re rreth kësaj?
Mos harroni, se këtë ilaç ua ka përshkruar mjeku juaj ose mjekja juaj për trajtimin e sëmundjeve tuaja aktuale.
Ai nuk duhet të përdoret për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Antibiotiku në Doxycyclin Axapharm nuk është efikas kundër të gjithë mikroorganizmave, të cilët shkaktojnë sëmundje infektive.
Përdorimi i një antibiotiku të zgjedhur gabimisht apo të dozuar jo saktësisht mund të shkaktojë komplikime.
Prandaj, mos e përdorni vetvetiu për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Edhe në rast të infeksioneve të reja të mëvonshme nuk duhet ta përdorni Doxycyclin Axapharm pa përshkrim të ri mjekësor.
Kur nuk duhet të përdoret Doxycyclin Axapharm?
Pacientët me mbindjeshmëri të njohur apo të supozuar ndaj tetraciklinës ose ndaj një substance të përmbajtur të Doxycyclin Axapharm nuk duhet ta përdorin Doxycyclin Axapharm.
Bëjani me dije mjekut tuaj, nëse ndonjëherë keni reaguar me ndikime anësore ndaj antibiotikëve apo nuk e keni reaguar mirë një trajtim të mëhershëm me Doxycyclin Axapharm.
Mbindjeshmëria shprehet p.sh. me gulçim (astma), ankesa me qarkullimin e gjakut, ënjtjet e lëkurës (p.sh. urtikarie) apo të mukozës, kruajtje apo ekzemë.
Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Doxycyclin Axapharm?
Pacientët, të cilët për shkak të ankesave në stomak përdorin ilaçe që neutralizojnë acidet (antacidet) ose kripëra të bismutit, ose pacientët të cilët marrin preparate që përmbajnë hekur, duhet që ato të mos i marrin njëkohësisht me Doxycyclin Axapharm, sepse këto ilaçe ndikojnë jo mirë në Doxycyclin Axapharm (d.m.th. pranimit e tij në gjak).
Duhet të respektohet një interval kohor prej 3 orësh pas marrjes së Doxycyclin Axapharm.
Për shmangien e një pezmatimi të ezofagut, posaçërisht pacientët e shtrirë dhe personat me ankesa të gëlltitjes duhet ta marrin Doxycyclin Axapharm pas tretjes në afro 50 ml ujë apo në ndonjë lëng tjetër të përshtatshëm.
Në rast të marrjes së njëkohshme të Doxycyclin Axapharm®dhe të metoksifluranit mund të vjen deri te dëmtimet e rënda të veshkave.
Nëse Doxycyclin Axapharm merret gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë, nga fëmijët e vegjël dhe nga fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, mund të vjen deri te ngjyrosja e përhershme e dhëmbëve në të verdhë-përhirtë-kafe ose deri te zhvillimi i pamjaftueshëm i smaltit të dhëmbëve.
Prandaj, ilaçi mund të merret nga këta pacientë vetëm me udhëzimin e shprehur të mjekut.
Nëse vuani nga një dëmtim i rëndë i mëlçisë, do të duhej ta merrni Doxycyclin Axapharm vetëm, nëse mjeku juaj e ka përshkruar këtë dhe nëse qëndroni nën kontrollin mjekësor.
Nëse nën rrezatimin direkt të rrezeve ultraviolete apo diellore vjen deri tek skuqja e lëkurës, do të duhej ta ndërpritni ilaçin dhe menjëherë të shkoni tek mjeku juaj.
Me rastin e marrjes së Doxycyclin Axapharm janë të mundshme çrregullime të lehta në tretjen e ushqimit. Por në rast të çrregullimeve të rënda të traktit gastrointestinal me vjellje dhe diarre duhet menjëherë të ndalet marrja e preparatit dhe të informohet menjëherë mjekun tuaj.
Informojeni mjekun tuaj, nëse shfaqen ekzema apo kruajtja.
Kombinimet e antibiotikëve: Një antibiotik plotësues duhet të merret bashkë me Doxycyclin Axapharm vetëm, nëse këtë e ka përshkruar mjeku.
Informojeni mjekun tuaj, nëse merrni antikoagulantë,antidiabetikoralë (ilaçe për uljen e sheqerit në gjak), ilaçe për reduktimin e sulmeve epileptike, mjete për gjumë ose mjete orale kontraceptive (“antibaby-pilula”).
Nëse merrni mjet kontraceptiv (“pilula”), kini parasysh, se mund të ulet efikasiteti i tij gjatë një terapie me antibiotikë.
Prandaj, mjeku apo farmacisti juaj mund t’ju preferojë masa të tjera për parandalimin e shtatzënisë.
Informojeni mjekun tuaj, nëse doni t’i nënshtroheni një anestezie.
Sepse në rast të përdorimit të njëkohshëm të një anestetiku të caktuar (metoksifluran) mund të shfaqet një dëmtim fatal i veshkave.
Gjatë trajtimit me Doxycyclin Axapharm nuk duhet të konsumoni alkool.
Informojeni mjekun tuaj, nëse kryeni testime të sheqerit në urinë.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo merrni apo përdorni (nga jashtë) ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).
A duhet të merret Doxycyclin Axapharm gjatë shtatzënisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Nëse jeni apo dëshironi të mbeteni shtatzënë, do të duhej ta merrni Doxycyclin Axapharm vetëm, nëse mjeku juaj këtë e vlerëson si patjetër të nevojshme.
Gjatë terapisë me Doxycyclin Axapharm nuk duhet ta ushqeni fëmijën me gji.
Si ta përdorni Doxycyclin Axapharm?
Tableta duhet të gëlltitet së paku 1 orë para ngrënies dhe së paku 1 orë para shkuarjes në shtrat me mjaftë lëngje (së paku 100 ml ujë) ulur apo në këmbë.
Po qe se gjatë mënyrës së preferuar të marrjes shfaqen dhimbje të mëdha të stomakut, tableta mund të merret bashkë me ushqim ose me një gotë qumësht, përmes kësaj megjithëse ulet në sasi të vogël përthithja.
Parimisht do të duhej t’i përmbaheni dozimit të udhëzuar nga mjeku dhe kohëzgjatjes së terapisë, për ta arritur dobinë e plotë të Doxycyclin Axapharm.
Simptomat e sëmundjen zhduken shpesh para se të shërohet krejtësisht infeksioni. Për këtë arsye mos e ndërpritni terapinë para kohe, edhe nëse ndiheni më mirë.
Nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga mjeku, vlejnë të dhënat vijuese për dozim:
Dozimi i zakonshëm
Të rriturit dhe të rinjtë marrin 2 tableta prej 100 mg në ditën e parë përnjëherë, në ditët pasuese të trajtimit nga 1 tabletë prej 100 mg.
Në rast të infeksioneve të rënda mund të merren 2 tableta prej 100 mg gjatë tërë kohëzgjatjes së trajtimit.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Cilat ndikime anësore mund t’i ketë Doxycyclin Axapharm?
Gjatë marrjes së Doxycyclin Axapharm mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Dukuritë e lehta të mospërshtatjes që shfaqen rrallë si mungesa e oreksit, dhimbje gjatë gëlltitjes, pështirosje, vjellje dhe diarre mund të shmangen kryesisht, nëse Doxycyclin Axapharm merret bashkë me një gotë qumësht, jogurt apo pas një ushqimi të lehtë.
U raportua për dhimbje të kokës, marramendje, lodhje, çrregullime në shikim (pamje të dyfishta); skuqje në fytyrë, dhimbje trupore, dëmtim pezmatim në pjesën e anusit dhe gjenitaleve, pezmatimi i gjuhës, pezmatimi i mukozës së gojës, pezmatimi i ezofagu (ezofagiti), ulçera e ezofagut (ulçera ezofagale), ndryshimi i analizave të gjakut, çrregullimi i funksionimit të mëlçisë, pezmatimi i mëlçisë (hepatiti), tiniti, dhimbje të nyjave dhe dhimbje të muskujve.
Rrallë shfaqen ekzema.
Pacientët e tejndjeshëm duhet të mos i nënshtrohen rrezeve direkte të diellit apo rrezeve të larta (fotosensibilitet).
Gjatë shenjave të para të reaksioneve në lëkurë do të duhej ta ndërpritni ilaçin dhe ta informoni menjëherë mjekun tuaj.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj: nëse shfaqen shenja të një reaksioni të mbindjeshmërisë si p.sh. kruajtje, ekzema, ënjtje në fytyrë, ndjenja e rrahjeve të forcuara të zemrës, gulçim, nyjat e ënjtura, nëse lëkura ose sytë marrin ngjyrim në të verdhë, nëse befas shfaqen dhimbje të barkut apo vjellje, diarre e rëndë me gjak dhe e vazhdueshme.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj.
Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ruajeni ilaçin në vende ku nuk e mbërrijnë fëmijët.
Doxycyclin Axapharm duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Doxycyclin Axapharm duhet të ruhet në një vend të thatë me temperaturë të dhomës (15-25 °C), i mbrojtur nga drita në paketimin e mbyllur origjinal.
Pas përfundimit të trajtimit paketimi me përmbajtjen e mbetur të sillet në vendin tuaj të kthimit për zhdukjen e tij.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informata të hollësishme profesionale.
Çfarë përmban Doxycyclin Axapharm?
1 tablete përmban 100 mg doksiciklinë në formë të doksiciklinhiklat si dhe substanca ndihmëse.
Ku mund të merrni Doxycyclin Axapharm®?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci me recetë mjekësore.
Paketime nga 8 tableta prej 100 mg.