Çfarë është Doxycyclin-CIMEX dhe kur përdoret?
Doxycyclin-CIMEX është një antibiotik i grupit të tetraciklinës që vepron kundër shkaktarëve bakterialë të infeksioneve.
Doxycyclin-CIMEX përdoret vetëm me përshkrimin e mjekut për trajtimin e një numri të shumtë të infeksioneve.:
Infeksionet e traktit respirator;
Infeksionet e veshëve, hundës dhe fytit;
Infeksionet e gojës;
Infeksionet e traktit urinar dhe organeve gjenitale;
Infeksionet e lëkurës dhe pjesëve të buta;
Infeksionet e sistemit të tretjes;
Infeksionet e syrit.
Çfarë duhet pasur parasysh rreth kësaj?
Mos harroni, se këtë ilaç ua ka përshkruar mjeku juaj për trajtimin e sëmundjeve tuaja aktuale.
Ai nuk duhet të përdoret për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Antibiotiku në Doxycyclin-CIMEX nuk është efikas kundër të gjithë mikroorganizmave, të cilët shkaktojnë sëmundje infektive.
Përdorimi i një antibiotiku të zgjedhur gabimisht apo të dozuar jo saktësisht mund të shkaktojë komplikime.
Prandaj, mos e përdorni vetvetiu për trajtimin e sëmundjeve të tjera apo të personave të tjerë.
Edhe në rast të infeksioneve të reja të mëvonshme nuk duhet ta përdorni Doxycyclin-CIMEX pa përshkrim të ri mjekësor.
Kur nuk duhet të përdoret Doxycyclin-CIMEX?
Pacientët me mbindjeshmëri të njohur apo të supozuar ndaj tetraciklinës ose ndaj një substance të përmbajtur të Doxycyclin-CIMEX nuk duhet ta përdorin Doxycyclin-CIMEX.
Bëjuani me dije mjekut tuaj, nëse ndonjëherë keni reaguar me ndikime anësore ndaj antibiotikëve apo nuk e keni duruar mirë një trajtim të mëhershëm me Doxycyclin-CIMEX.
Mbindjeshmëria shprehet p.sh. me gulçim (astma), ankesa me qarkullimin e gjakut, ënjtjet e lëkurës (p.sh. urtikarie) apo të mukozës, kruajtje apo ekzemë.
Kur është i nevojshëm kujdesi gjatë marrjes së Doxycyclin-CIMEX?
Pacientet dhe pacientët, të cilët për shkak të ankesave në stomak përdorin ilaçe që neutralizojnë acidet (antacidet) ose kripëra të bismutit, ose pacientët, të cilët marrin preparate që përmbajnë hekur, do të duhej që ato të mos i marrin njëkohësisht me Doxycyclin-CIMEX, sepse këto ilaçe ndikojnë jo mirë në përthithjen e Doxycyclin-CIMEX (d.m.th. pranimit e tij në gjak).
Duhet të respektohet një interval kohor prej 3 orësh pas marrjes së Doxycyclin-CIMEX.
Për shmangien e një pezmatimi të ezofagut, posaçërisht pacientët e shtrirë dhe personat me ankesa të gëlltitjes duhet ta marrin Doxycyclin-CIMEX pas tretjes në afro 50 ml ujë apo në ndonjë lëng tjetër të përshtatshëm.
Në rast të marrjes së njëkohshme të Doxycyclin-CIMEX dhe të metoksifluranit mund të ketë deri te dëmtimet e rënda të veshkave.
Nëse Doxycyclin-CIMEX merret gjatë gjysmës së dytë të shtatzënisë, nga fëmijët e vegjël dhe nga fëmijët deri në moshën 12-vjeçare, mund të arrijë deri te ngjyrosja e përhershme e dhëmbëve në të verdhë-përhirtë-kafe ose deri te zhvillimi i pamjaftueshëm i smaltit të dhëmbëve.
Prandaj, ilaçi mund të merret nga këta pacientë vetëm me udhëzimin të mjekut.
Nëse vuani nga një dëmtim i rëndë i mëlçisë, do të duhej ta merrni Doxycyclin-CIMEX vetëm, nëse mjeku juaj e ka përshkruar këtë shprehimisht dhe nëse qëndroni nën kontrollin mjekësor.
Nëse nën rrezatimin direkt të rrezeve ultraviolete apo diellore arrin deri tek skuqja e lëkurës, duhet ta ndërpritni ilaçin dhe menjëherë të shkoni tek mjeku juaj.
Me rastin e marrjes së Doxycyclin-CIMEX janë të mundshme çrregullime të lehta në tretjen e ushqimit.
Por në rast të çrregullimeve të rënda të traktit gastrointestinal me vjellje dhe diarre duhet menjëherë të ndalet marrja e preparatit dhe të informohet menjëherë mjekun tuaj.
Informojeni mjekun tuaj, nëse shfaqen ekzema apo kruajtja.
Kombinimet e antibiotikëve: Një antibiotik plotësues duhet të merret bashkë me Doxycyclin-CIMEX vetëm, nëse këtë e ka përshkruar shprehimisht mjeku.
Informojeni mjekun tuaj, nëse merrni antikoagulant (mjete për hollimin e gjakut), antidiabetikë oralë (ilaçe për uljen e sheqerit në gjak), ilaçe për reduktimin e sulmeve epileptike, mjete për gjumë ose mjete orale kontraceptive (“antibaby-pilula”).
Nëse merrni mjet kontraceptivë (“pilula”), kini parasysh, se mund të ulet efikasiteti i tij gjatë një terapie me antibiotikë.
Prandaj, mjeku apo farmacisti juaj mund tu thotë masa të tjera për parandalimin e shtatzënisë.
Informojeni mjekun tuaj, nëse doni t’i nënshtroheni një anestezie.
Sepse në rast të përdorimit të njëkohshëm të një anestetiku të caktuar (metoksifluran) mund të shfaqet një dëmtim fatal i veshkave.
Gjatë trajtimit me Doxycyclin-CIMEX nuk duhet të konsumoni alkool.
Informojeni mjekun, nëse kryeni testime të sheqerit në urinë.
Informojeni mjekun apo farmacistin tuaj, nëse vuani nga sëmundje të tjera, keni alergji apo merrni apo përdorni (nga jashtë) ilaçe të tjera (edhe të blera vetë!).
A duhet të merret Doxycyclin-CIMEX gjatë shtatzanisë apo në kohën e dhënies së gjirit?
Nëse jeni apo dëshironi të mbeteni shtatzënë, do të duhej ta merrni Doxycyclin-CIMEX vetëm, nëse mjeku juaj këtë e vlerëson si patjetër të nevojshme.
Gjatë terapisë me Doxycyclin-CIMEX nuk duhet ta ushqeni fëmijën me gji.
Si ta përdorni Doxycyclin-CIMEX?
Tableta duhet të gëlltitet së paku 1 orë para ngrënies dhe së paku 1 orë para shkuarjes në shtrat me mjaft lëngje (së paku 100 ml ujë) ulur apo në këmbë.
Po qe se gjatë mënyrës së preferuar të marrjes shfaqen dhimbje të mëdha të stomakut, tableta mund të merret bashkë me ushqim ose me një gotë qumësht.
Parimisht do të duhej t’i përmbaheni dozimit të udhëzuar nga mjeku dhe kohëzgjatjes së terapisë, për ta arritur efektin e plotë të Doxycyclin-CIMEX.
Simptomat e sëmundjes zhduken shpesh para se të shërohet krejtësisht infeksioni.
Për këtë arsye mos e ndërpritni terapinë para kohe, edhe nëse ndiheni më mirë.
Nëse nuk është udhëzuar ndryshe nga mjeku, vlejnë të dhënat vijuese për dozim:
Dozimi i zakonshëm
Të rriturit dhe të rinjtë marrin 2 tableta prej 100 mg në ditën e parë përnjëherë, në ditët pasuese të trajtimit nga 1 tabletë prej 100 mg.
Në rast të infeksioneve të rënda mund të merren 2 tableta prej 100 mg gjatë tërë kohëzgjatjes së trajtimit.
Mos e ndryshoni vetvetiu dozën e përcaktuar.
Nëse besoni se ilaçi po ndikon tepër dobët apo tepër fort, atëherë flisni me mjekun apo farmacistin tuaj.
Cilat efekte anësore mund t’i ketë Doxycyclin-CIMEX?
Gjatë marrjes së Doxycyclin-CIMEX mund të shfaqen këto ndikime anësore:
Dukuritë e lehta të mospërshtatjes që shfaqen rrallë si mungesa e oreksit, dhimbje gjatë gëlltitjes, pështirosje, vjellje dhe diarre mund të shmangen kryesisht, nëse Doxycyclin-CIMEX merret bashkë me një gotë qumësht, jogurt apo pas një ushqimi të lehtë.
U raportua për dhimbje të kokës, marramendje, lodhje, çrregullime në shikim (pamje të dyfishta); skuqje në fytyrë, dhimbje trupore, dëmtim pezmatim në pjesën e anusit dhe gjenitaleve, pezmatimi i gjuhës, pezmatimi i mukozës së gojës, pezmatimi i ezofagu (ezofagiti), ulçera e ezofagut (ulçera ezofagale), ndryshimi i analizës së gjakut, çrregullimi i funksionimit të mëlçisë, pezmatimi i mëlçisë (hepatiti), tiniti, dhimbje të nyjave dhe dhimbje të muskujve.
Rrallë shfaqen ekzema.
Pacientët e tejndjeshëm do të duhej të mos i nënshtrohen rrezeve direkte të diellit apo rrezeve të larta (fotosensibilitet).
Gjatë shenjave të para të reaksioneve në lëkurë do të duhej ta ndërpritni ilaçin dhe ta informoni menjëherë mjekun tuaj.
Informojeni menjëherë mjekun tuaj: nëse shfaqen shenja të një reaksioni të mbindjeshmërisë si p.sh. kruajtje, ekzema, ënjtje në fytyrë, ndjenja e rrahjeve të forcuara të zemrës, gulçim, nyjat e ënjtura, nëse lëkura ose sytë marrin ngjyrim në të verdhë, nëse befas shfaqen dhimbje të barkut apo vjellje, diarre e rëndë me gjak dhe e vazhdueshme.
Nëse vëreni ndikime anësore që nuk janë përshkruar këtu, duhet ta informoni mjekun apo farmacistin tuaj përkatës.
Çfarë duhet të vini re përveç kësaj?
Ruajeni ilaçin në vende ku nuk e arrijnë fëmijët.
Doxycyclin-CIMEX duhet të përdoret vetëm deri në datën e shënuar me «EXP» në paketim.
Doxycyclin-CIMEX duhet të ruhet në një vend të thatë me temperaturë të dhomës (15-25 °C), i mbrojtur nga drita në paketimin e mbyllur origjinal.
Pas përfundimit të trajtimit paketimi me përmbajtjen e mbetur të sillet në vendin tuaj të kthimit për zhdukjen e tij.
Informacione të mëtejme ju jep mjeku apo farmacisti juaj.
Këta persona zotërojnë informacione të hollësishme profesionale.
Çfarë përmban Doxycyclin-CIMEX?
1 tablete përmban 100 mg doksiciklinë në formë të doksiciklin hidrat si dhe substanca ndihmëse.
Ku mund të merrni Doxycyclin-CIMEX?
Cilat paketime ekzistojnë?
Në farmaci me recetë mjekësore.
Paketime nga 8 tableta prej 100 mg.