1 kapsulë përmban 40 mg simetikon.
Kategoria farmako-terapeutike:
Pakësues gazrash, ndihmës në egzaminimet diagnostike.
Përdorimet
Çdo sëmundje ose gjendje që shoqërohet me grumbullim të tepërt të gazrave në traktin intestinal,
të tilla si :
flatulencë,
distension abdominal,
ndjesi presioni dhe tejmbushje në zonën epigastrike,
gëlltitje e tepërt e ajrit,
shqetësime të zemrës për shkak të ngritjes së diafragmës nga grumbullimi i gazit në traktin gastrointestinal.
në rast të prodhimit të shtuar të gazit pas ndëryrjeve kirurgjikale dhe përpara egzaminimeve diagnostike imazherike (rreze X, ekografi) të hapësirës abdominale.
Kundërindikacionet
Espumisan® nuk duhet t’u jepet personave me mbindjeshmëri ndaj përbërësit metil-4 hidroksibenzoat (alergji ndaj grupit “para”).
Nuk ka kufizime ndaj përdorimit të Espumisan® gjatë periudhës së shtatzënisë dhe ushqyerjes me gji.
Ndërveprimet
Nuk njihen ndërveprime me barna të tjerë.
Dozimi, mënyra e përdorimit dhe zgjatja e trajtimit
Në rastin e flatulencës dhe ndjesisë së tejmbushjes.
Fëmijët e moshës shkollore dhe të rriturit marrin tre deri pesë herë në ditë nga dy kapsula Espumisan®.
Emulsioni Espumisan® L gjithashtu është i përshtatshëm për fëmijët.
Përpara ekzaminimeve diagnostike imazherike (rreze X, ekografi).
Ditën përpara ekzaminimit jepen 2 kapsula Espumisan®, tre herë në ditë, ndërsa në mëngjesin e ditës së ekzaminimit jepen edhe 2 kapsula të tjera.
Në rast të flatulencës, ndjesisë së tejmbushjes, përpara egzaminimeve imazherike dhe si bar kundër helmimit me substanca tensioaktive (detergjentët), emulsioni Espumisan® është gjithashtu i përshtatshëm. Espumisan® merret gjatë ose pas ushqimit ose para gjumit, nëse nevojitet.
Kohëzgjatja e marrjes së barit varet nga zgjatja e ankesave.
Espumisan® mund të merret, nëse është e nevojshme, edhe për periudha të gjata.
Espumisan® nuk përmban sheqer, prandaj është i përshtatshëm për diabetikë dhe për të sëmurët që vuajnë nga çrregullime nutricionale.
Veprimet e padëshiruara
Gjatë marrjes së Espumisan® nuk janë vënë re veprime të padëshiruara.
Në raste të rralla mund të shfaqen reaksione mbindjeshmërie ndaj ndonjë prej përbërësve të barit.
Ruajtja
Mbajeni barin në vende të paarritshme nga fëmijët.
Ruajeni nën temperaturën 30 Gradë Celcius.